Mizat mund të transferojnë shumë sëmundje ngjitëse siç janë kolera, tifoja dhe disenteria. Një mizë e vetme mban plot 200 lloje të ndryshme bakteresh të dëmshme. Mjafton që miza të prekë një herë ushqimin, dëmi është i pakthyeshëm. Mizat përmbajnë mijëra qime të holla. Aty mund të futen bakteret e ndryshme të cilat transferohen mjaft lehtë tek ushqimi i njeriut. Ekspertët thonë se nëse miza qëndron në ushqim për një sekondë të vetëm, bakteret e akumuluara në trupin e tyre e tyre derdhen në pjatë. Duke qenë se mizat transferojnë sëmundje të rrezikshme e ngjitëse, shmangni ngrënien e ushqimit të…
Author: tirana
Shqipëria po bën përpjekje për ta shtrirë turizmin përgjatë gjithë vitit, por sërish në muajt e verës është përqendrimi më i lartë i turistëve, ndryshe nga shtetet e tjera të Europës, ku hotelet janë të zëna me punë pothuajse gjatë gjithë vitit. Kroacia, Greqia, Bullgaria, Shqipëria dhe Mali i Zi janë renditur nga Eurostat ndër vendet që kanë sezonalitetin më të lartë turistik në Europë. Në total, rreth një e treta e netëve turistikë në Europë janë shpenzuar në korrik dhe gusht, sipas Eurostat. Ndërsa në Shqipëri, kjo peshë arriti në rreth 46%, sipas përpunimeve të Monitor, bazuar në statistikat…
Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një lajm në kuadër të Ditës Europiane të Parqeve, ku thotë se 21% e territorit shqiptar tashmë ka zona të mbrojtura si kurrë më parë. “MIRËMËNGJES dhe në Ditën Europiane të Parqeve me këtë buqetë të disa prej mrekullive të natyrës shqiptare, të ruajtura si zona të mbrojtura që si asnjëherë më parë sot përbëjnë 21% të territorit shqiptar, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
Në raportin e fundit të Organizatës Freedom House, edhe në vitin 2022 Shqipëria ishte në kategorinë e regjimeve hibride/demokraci në tranzicion. Vlerësimi i përgjithshëm për Shqipërinë shënoi një përparim të lehtë në vitin 2022 në krahasim me vitin 2021, falë një rritjeje të vlerësimit në luftën kundër korrupsionit. “Vlerësimi për luftën kundër korrupsionit u rrit nga 2.75 në 3.00 pikë, falë një sërë aktakuzash dhe dënimesh të profilit të lartë të ish-zyrtarëve nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), si dhe rolit të saj proaktiv në nxitje e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet…
Shqipëria do të fillojë implementimin e marrëveshjes për transferimin e të burgosurve, në vijim të komunikatës së përbashkët të nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologu britanik Rishi Sunak në dhjetor 2022, si dhe pas diskutimeve që dy liderët zhvilluan në Londër në mars 2023. 200 të burgosur shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uells që vuajnë dënime prej katër vjetësh ose më shumë do të kthehen në dy vitet e ardhshme për të kryer pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare. Falë marrëveshjes, pala britanike do të paguajë kostot e strehimit të të burgosurve për gjatë gjithë kohëzgjatjes…
Këtë të mërkurë, moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore, vranësira në shtim pasdite të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe lokale në mesdite dhe pasdite. Temperaturat minimale do të luhaten 9-17 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 21-23 °C në veri, 23-27°C në zonën e ulet dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3- ballë në det të hapur.
Dashi Lajme të mira në frontin e dashurisë falë favorit të planetëve, veçanërisht atyre më të rëndësishëm. Edhe në punë është një moment i favorshëm dhe prisni përgjigje për pyetjet që kanë mbetur të pazgjidhura prej kohësh. Demi Këtë të mërkurë në dashuri do të ketë një mënyrë për të kapërcyer një moment të vështirë, ndërsa beqarët e shenjës do të duhet ta lënë veten pak më shumë. Në punë, një kohë e shkëlqyer për kontakte. Binjakët Të mërkurën do këtë emocione të bukura nga pikëpamja sentimentale për të gjithë ata që duan të bien në dashuri. Në punë, kushtojini…
Një video e publikuar në media tregon se si një burrë prek të pasmet e një vajze në një urban në Tiranë. Pamjet janë publikuar nga “JOQ” këtë të martë, që shkruan se video është dërguar nga një qytetar prezent në urban. Siç shihet dhe tek video, qytetari e çon herë pas here dorën tek të pasmet e një vajze. “Siç shihet edhe nga videoja, ai prek vazhdimisht nga të pasmet vajzën. Burri bën sikur i shkon dora aksidentalisht, por në fakt vihet re që ai e bën me qëllim. Videoja është dërguar nga një qytetar, që ka qenë i…
Kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, foli sot për detyrën e tij të re në krye të grupit, ku tha se ky është një moment i vështirë për PD dhe kjo e bën më të vështirë sfidën që do të ketë kjo parti përpara. “Uroj të jem në lartësinë e pritshmërisë së kolegëve”, tha ai në News 24. Bardhi foli edhe në lidhje me dorëheqjen e Enkelejd Alibeaj nga posti i kryetarit të komanduar të PD. Ai tha se e vlerëson aktin i cili vjen pas një fushate të vështirë të ardhur pas një viti e gjysmë…
Franca ka ndaluar fluturimet e brendshme me distanca të shkurtra ku ekzistojnë rrugë të tjera, në një përpjekje për të ulur emetimet e karbonit. Ligji hyri në fuqi dy vjet pasi ligjvënësit kishin votuar për t’i dhënë fund rrugëve ku i njëjti udhëtim mund të bëhej me tren në më pak se dy orë e gjysmë. Ndalimi përjashton udhëtimin ajror midis Parisit dhe qyteteve duke përfshirë Nantes, Lyon dhe Bordeaux, ndërsa fluturimet lidhëse janë të paprekura. Kritikët i kanë përshkruar masat e fundit si “ndalime simbolike”. Laurent Donceel, kreu i përkohshëm i grupit të industrisë ‘Airlines for Europe’ (A4E), i…
Shkodranët kanë nxjerrë një kengë për Elisa Spiropalin dhe Benet Becin, me sa duket një tribut folk për fitoren historike të socialistëve në Shkodër. Kandidimi i Becit dhe drejtimi politik i qarkut nga Spiropali, konkluduan në një kombinim të suksesshëm duke bërë të mundur për herë të parë që PS-ja të fitojë bashkinë e Shkodrës. Ndaj mesa duket edhe rapsodët popullorë të zonës i kanë bërë kengë Elisës dhe Benetit. https://youtu.be/6O6vonzgFDY Kujtojmë se fitorja e Benet Becit në Shkodër ishte tejet e thellë ndaj kandidatit të ‘BF’, duke marrë mbi 11 mijë vota më shumë.
Ambasada amerikane në Tiranë ka zbardhur vizitën dhe takimet e dy senatorëve Chris Murphy dhe Gary Peters. Ata janë takuar me kryeministrin Rama, presidentin Begaj dhe disa deputetë shqiptarë. Dy senatorët u takuan gjithashtu me përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias, si dhe me të evakuuar afganë në Shqipëri. Chris Murphy dhe Gary Peters, si dhe delegacioni që i shoqëronte pati mundësinë të vizitojë edhe kalanë historike të Prezës. “Ishte kënaqësi të mirëprisnim sërish në Tiranë sot senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters. Gjatë vizitës së tyre, senatorët u takuan me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj dhe deputetë.…