Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30-vjeçare, për disa raste mashtrimi duke u marrë para qytetarëve për t’u zgjidhur çështje të ndryshme gjyqësore. Indicia për arrestimin e saj u mor nga një rast i fundit, kur 30-vjeçarja u kishte marrë shuma të mëdha parash në mënyrë të përsëritur babait dhe 2 djemve të tij nga Shkodra; A. V., Sh. V. dhe H. V. Ajo u kishte premtuar atyre se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor. Për shkak të mashtrimeve dhe moszgjidhjes së çështjes pavarësisht marrjes së parave, babai dhe 2 djemtë e kishin kanosur me vetëgjyqësi 30-vjeçaren…
Author: tirana
Profili në Facebook i Diego Armando Maradonës është hakeruar. Si foto profili është një foto e brazilianit Pele, e shoqëruar me shkrimin “Idhulli im më i madh”. Janë postuar disa mesazhe makabre, shumica e të cilëve është arritur që të fshihen. Ajo që bëri më shumë bujë kishte lidhje me vdekjen e Maradonës, në nëntor të vitit 2020: “E dini besoj që bëra sikur vdiqa, apo jo?”. Familja e Maradonës ka konfirmuar nëpërmjet Instagramit që bëhet fjalë për një sulm. Në orët e fundit ka pasur dhjetëra postime anormale në profilin e legjendës së futbollit, që ka mbi 12 milionë…
Sonte në mbrëmje në “Olimpico” do të luhet finalja e Kupës së Italisë mes Fiorentinës dhe Interit. Skuadra e Vincenzo Italiano, mbërrin në këtë finale falë një rrugëtimi fantastik. Fillimisht duke eliminuar Sampdorian në fazën e 1/8-ve, më tej Torinon dhe në gjysmëfinale surprizën Cremonese. Fiorentina e ka fituar 6 herë Kupën e Italisë, megjithatë ky trofe i mungon ekipit që prej vitit 2001, pasi në 2014 u mundën në finale nga Napoli. Në anën tjetër Interi kërkon të mbrojë trofeun e Kupës së Italisë, pasi skuadra e Simone Inzaghit ia doli mbanë të triumfonte për herë të fundit në…
A do të ketë zgjedhje të reja në bashkinë e Himarës? Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Metaj thotë se arrestimi i Fredi Belerit është një çështje e drejtësisë për një akuzë penale për të cilën Beleri ka rënë në përgjime. “Mos të marrim rolin e dretësisë, pasi drejtësia është mjaftueshëm e drejtë dhe profesionale për të dhënë drejtësi. Po flasim për një abuzim të kreyer në kundërshtim me ligjin dhe të kapur në flagrancë. Për të parë nëse drejtësia është e kapur, mjaftojmë të shohim se mjaft zyrtarë të lartë nga radhët e PS janë duke u përballur me ligjin”,…
Nga: Alban Daci Zgjedhjet e fundit dëshmuan si drita me diell, se shqiptarët braktisën këtë klasë politike duke e abstenuar dhe duke mos u paraqitur për ta votuar. Shqiptarët braktisën ofertën e pushtetit dhe po ashtu dëshmuan se nuk kanë më besim e shpresë nga klasa 32 vjeçare e Opozitës shqiptare, e cila pa ndonjë reformim, me të njëjtën metodë dhe po me të njëjtët fytyra nuk sollën asgjë të re, por tentuan të ripërsërinin historinë, sigurisht për ta pasur në favorin e tyre dhe jo të opozitarëve apo të gjithë shqiptarëve. Këto zgjedhje, edhe pse me problematika të trashëguar,…
Dea Mishel Hoxha e nisi këtë mëngjes me një intervistë në “Wake Up”. Teksa foli për marrëdhëniet me ish-banorët pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Albania VIP 2”, ajo tha se i ka ngelur hatri vetëm me njërin prej tyre. Dea Mishel citoi në studio një deklaratë që Beati ka bërë për të. “Nuk ndodhi asgjë me Dean, ajo kishte disa ngacmime që i bënte herë pas here. Natën që do flinim jashtë më pyeti se ku do flesh e me kë do flesh. I thashë do fle afër Maestros. E mirë më tha do fle afër teje. Ato…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në të cilën shfaqen disa mjekë specializantë, ku vlerësojnë rritjen e pagës. Përmes postimit në Facebook, Rama shton se kësaj kategorie mjekësh, iu shkon paga mujore në 1 mijë Euro në muaj. “Kemi nisur specializimin me gjysmën e pagës që morëm këtë muaj. Ndihemi shumë të vlerësuar dhe të motivuar”, janë këto disa nga vlerësimet e mjekëve për rritjen e pagës.
Këtë të mërkurë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë mbërritur një sërë kërkesash ankimore sa i përket procesit zgjedhor të 14 majit. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar rinumërim në të gjitha kutitë e votimit në Bashkinë Rrogozhinë, për kryetarin por edhe për këshillat bashkiake. Koalicioni pretendon për manipulim të votave. “BF” ka bërë kërkesë ankimore edhe për Bashkinë e Kamzës. Ka pretendime se në këtë bashki ka pasur një numër të lartë parregullsish që kanë bërë që procesi i numërimit të votave të mos jetë bërë i rregullt. Kërkesa për rinumërim të votave është edhe për Bashkinë e Kuçovës, dhe…
Dea Mishel e cila ishte e ftuar në “Wake UP”, ka folur për rrugëtimin e saj në “Big Brother Albania Vip 2” dhe si ndryshoi jeta e saj pas daljes së saj. Ajo ka treguar se pas daljes nga shtëpia e “BBV”, asnjë mashkull nuk e ka ngacmuar apo ka flirtuar më të dhe nuk e kupton arsyen pse. Dea Mishel: Tani që jam jashtë nuk më shkruan askush. Mendoni ju që del nga “Big Brother” dhe fillojnë djemtë të flasin dhe të dërgojnë mesazhe ose ku di unë, jo fare. Djemtë që mund të më flasin apo të më…
Policia e Kavajës ka reaguar për vrasjen e Arian Gosës në Kavajë. Autoritetet kanë ndaluar edhe 29-vjeçarin Ervis Kurti, kjo për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Theksohet se i riu ka ndihmuar autorin e vrasjes që të largohej nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit, duke e marrë në automjetin e tij. Njoftimi i plotë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 21.05.2023, në një lokal, ku mbeti i vrarë një shtetas, bazuar…
Një nxënëse, e cila ishte zemëruar se i morën celularin e saj, dogji konviktin në Guyana ka shkakuar 19 viktima. E dyshuara aktualisht ndodhet në spital duke marrë trajtim mjekësor për djegie dhe thuhet se ka pranuar zjarrvënien. Konvikti ishte i kyçuar dhe dritaret po ashtu të mbyllura. Zjarri u ndez në zonën e banjës dhe përfundimisht përfshiu të gjithë ndërtesën, e cila ishte pjesërisht prej druri dhe strehonte 57 studente. Administratorja e konviktit, e cila humbi djalin e saj pesëvjeçar nga zjarri, nuk ishte në gjendje të gjente çelësat për të zhbllokuar derën pasi e kishte kapur gjendja e…
Turi i Shqipërisë në çiklizëm përfundoi etapën e dytë me intinerarin Tiranë-Lushnje-Elbasan. Fitues doli greku Georgios Butopulos, çiklisti i skuadrës “Alfa Cycling Team’”, që përshkoi 157 km në kohën 3 orë, 21 minuta e 43 sekonda. Në podium u ngjitën dhe dy bashkëkombasit e tij, grekët Polikronis Corcakis dhe Nikiforos Arvaniti. Ndërkohë, sa i përket skuadrës kuqezi, rezultatin më të mirë e arriti Lukas Sulaj, i cili e mbylli garën në vendin e 12, Mikel Demiraj që u pozicionua në vendin e 17, ndërsa Ylber Sefa e mbylli garën në vendin e 29-të. Rrethi Çiklistik është i ndarë në 5…