Trajneri i Kombëtares, Sylvinho do shpallë të shtunën listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2024. Nesër në 12:00 të gjithë tifozët do kenë mundësinë të shohin edhe emrat e ftuar për përballjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, të vlefshme për grupin E kualifikues. Kuqezinjtë luajnë në datën 17 qershor me Moldavinë në Tiranë, teksa më 20 qershor zhvillohet transferta me Ishujt Faroe. Kujtojmë se Shqipëria e futbollit ka zhvilluar vetëm një duel në këtë grup, me tanët që humbën 1-0 në transfertë me Poloninë.
Author: tirana
Një 27-vjeçar nga Fieri, edhe pse në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, duket se kjo gjë nuk e ka ndaluar që të kryejë një tjetër vepër penale, atë të shitjes së lëndëve narkotike. I riu i identifikuar me inicialet A.M, banues në Fier u kap teksa shiste kokainë në biznesin e tij privat “Tabachino”. Në momentin e arrestimit në dyqan iu gjetën kokainë e ndarë në doza të gatshme për shitje. Më herët ishte arrestuar për të njëjtin krim. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Largimi i…
Këshilli i Sigurimit në OKB është mbledhur ditën e sotmë, ku Shqipëria dhe SHBA organizojnë takimin mbi sigurinë kibernetike. Vendi ynë është goditur shumë herë nga sulem kibernetike, që kanë ardhur nga Irani. Ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka drejton takimin me pjesëmarrje të ekspertëve më me zë ndërkombëtarë. Ajo tha se 40 sulme kibernetike kanë prekur 19 vende, dhe se veprimet e Rusisë kanë shkaktuar bllokime në komunikim jo vetëm në Ukrainë, por edhe në pjesë të tjera të Europës. “Për sulmin kibernetik në Shqipëri, kemi prova të padiskutueshme se u orkestrua dhe u sponsorizua…
Varësia ndaj teknologjisë bëhet gjithnjë e më shqetësuese, veçanërisht për fëmijët. Statistika të gjera të kryera në 12 vende të zhvilluara, ndër të cilat SHBA, Gjermani, Britani, Francë, Itali, Spanjë, Brazil, Kine, Kore e Jugut flasin për orë të tëra para ekraneve të smartphone. 73% e grupmoshës 13-17 ka varësi ndaj webit, çka rastet ekstreme flasin për 8 orë në ditë të shpenzuara me pajisjet ne dorë, pra e njëjtë me kohën e gjumit të shëndetshëm. Ekpertët e shëndetit mendor shprehen se kjo jo vetëm është e dëmshme, por mjaft e rrezikshme, për një sërë pasojash që sjellin, ndër të…
Kanali Anglez është rruga e artë për emigrantët që duan një jetë në Britaninë e Madhe. Një ngjarje a pazakontë ka ndodhur, teksa 50 emigrantë që ndërmorën kalimin e rrezikshëm me gomone kanë refuzuar ndihmën nga roja bregdetare franceze. Ata shmangën tentativën për shpëtim nga marina franceze duke thënë: “Ne duam vetëm ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar!”. Gomonia e mbushur me emigrantë u pa për herë të parë pranë Boulogne pak para agimit. Kapiteni francez u dëgjua të thoshte në radio: “Ne i pyetëm emigrantët në gomone nëse kanë nevojë për ndihmën tonë. Ata më thonë se duan vetëm ndihmën…
Kreu i ri i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e quan skandaloz faktin që shumë prej këshilltarëve që fituan nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, janë në fakt të Partisë së Lirisë, Ilir Metës. Por theksoi se të gjithë e kanë marrë mandatin nga votat e demokratëve. Bardhi ia faturoi “situatën” e zgjedhjeve kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për të cilin tha se në vend të pranonte që kandidatët e primareve të garonin me logon e PD-së, votat e demokratëve i çoi drejt Partisë së Lirisë, e cila sot ka shumicën e këshilltarëve. “Skandali është që këshilltarët me votat…
Nomadët digjitalë njihen si punonjës lëvizës digjitalë që shfytëzojnë teknologjinë për të mos punuar nga një vend fiks, por të lëvizin kudo. Pse është kthyer Shqipëria në një vend tërheqës për këtë kategori? Cilat janë lehtësitë që ofron Shqipëria? Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, thotë se periudha e pandemisë bëri që të shpërthejë ky fenomen. “Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, gjatë pandemisë, edhe për shkak se nuk kishim rregulla aq të forta për turistët, na solli një “boom”, që arriti kulmin vjet”, tha ministrja. Për të nomadët kërkojnë sa më pak burokraci dhe lidhje…
1-Unë besoj se nëse thjesht ngriheni dhe punoni, rrugët do të hapen për ju. 2-Sekreti im më i madh i bukurisë është të jem e lumtur me veten time. Unë nuk përdor kremra ose trajtime speciale do të përdor pak nga çdo gjë. Është gabim të mendosh se je ajo çfarë i vesh vetes. Unë besoj se shumë nga mënyra se si dukeni ka të bëjë me atë se si ndiheni për veten dhe jetën tuaj. Lumturia është sekreti më i madh i bukurisë. 3-Nuk e urrej më veten. Dikur e urreja punën time, e urreja atë imazh seksi, i…
Eduard Babaryka bashkëthemeloi një platformë bjelloruse të quajtur Uley, që financohej nga vetë populli. Ai ishte bashkëthemelues edhe në disa projekte të tjera humanitare, si dhe financoi botimin e një koleksioni me pesë vëllime në bjellorusisht të veprave të shkrimtares fituese të çmimit Nobel, Svetlana Alexievich. Ai bjellorusi po përballet me akuza të evazionit fiskal, shpëlarje parash, organizim të trazirave masive dhe nxitje të urrejtjes. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet mbi 20 vjet burgim. I arrestuar në qershor të vitit 2020, ai veçse i ka kaluar tre vjet në paraburgim pa u gjykuar. Ngjarjet nxitën një valë masive…
Goditet grupi kriminal nga Ballkani, pasi merreshin me trafik droge dhe armësh. 37 persona u arrestuan si pjesë e një bande kriminale “shumë të dhunshme” nga Ballkani Perëndimor, njofton Europol. Aksioni u koordinua nga Kroacia. Kjo “celulë e fuqishme kriminale” ishte e përfshirë kryesisht në trafikun në shkallë të gjerë të drogës dhe armëve të zjarrit në të gjithë Evropën, tha agjencia e zbatimit të ligjit të Bashkimit Evropian. “Gjatë hetimit u arrestuan gjithsej 37 të dyshuar, duke përfshirë kreun e bandës, një shtetas të Bosnjë e Hercegovinës, të cilin Europol e konsideron një objektiv me vlerë të lartë dhe…
Këtë të premte, Laert Haxhiu, një nga të shumëkërkuarit e drejtësisë shqiptare, do të dalë para gjykatës në Janinë të Greqisë për masë sigurie. Për të kërkohet ekstradimi në vendin tonë dhe pala shqiptare ka dërguar në shtetin fqinj të gjithë dokumentacionin për ekstradimin e 31-vjeçarit të dënuar në mungesë për “masakrën e Lushnjes”. Dokumentacioni i autoriteteve shqiptare për ekstradimin e Laert Haxhiut do të shqyrtohet sot nga gjykata greke. Haxhiu së bashku me dy shqiptarë të tjerë u arrestua mbrëmjen e së hënës (22 Maj 2023) në Janinë teksa tentuan t’i largoheshin policisë greke gjatë një ndjekje me makina.…
Media britantike “BBC” raporton se ka zbuluar nga dokumentet e sapo publikuara të FBI-së, se Mbretëresha Elizabeth II u përball me një kërcënim të mundshëm vrasjeje gjatë një vizite në vitin 1983 në Shtetet e Bashkuara. Kërcënimi për vrasje iu bë një oficeri policie në San Francisko. Sipas dosjes, një oficer që frekuentonte një pijetore irlandeze në San Francisko, paralajmëroi agjentët federalë për një telefonatë nga një burrë që kishte takuar në atë vend. Oficeri tha se burri i tha atij se po kërkonte hakmarrje për vajzën e tij, e cila “ishte vrarë në Irlandën e Veriut nga një plumb…