Author: tirana

Sot në podcastin e kryeministrit Edi Rama ka qenë e ftuar këngëtarja e mirënjohur Elhaida Dani e cila ka folur për sfidat e hasura në karrierën e saj dhe për spektaklin më të shikuar në Evropë “Notre Dame De Paris” që mbahet për herë të parë në Tiranë ditën e nesërme më 28 maj. Elhaida Dani do të interpretojë rolin e Esmeraldës në shfaqjen e “Notre-Dame de Paris”, e cila do të mbahet në stadiumin ‘Air Albania’. Rama zbuloi se këtë organizim e kishin planfikuar prej kohësh ndërsa këngëtarja tha se nuk e besonte se në Shqipëri do të kishte…

Read More

Katër persona janë shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohen se janë autorët e plagosjes me armë zjarri të një 24-vjeçari në Kuçovë. Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, plagosën të riun nga Tirana në lagjen “1 Maj” të Kuçovës, pas një konflikti të çastit. I plagosuri u paraqit mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30 për ndihmë mjekësore në spital. Hetimet u kryen nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Berat. Ndërkaq, vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë…

Read More

Shumica dërrmuese e pacientëve (90%) që vuajnë nga Covid-i për një kohë të gjatë, përmirësohen ngadalë gjatë dy viteve pas shfaqjes së saj. Pjesa tjetër ka një shërim më të shpejtë ose, përkundrazi, vazhdimin e simptomave për një kohë më të gjatë, sipas një studimi të ri. Studimi u krye nga Dr. Viet-Thi Tran, epidemiolog (Université Paris Cité / AP-HP (Grupi i Spitaleve të Parisit)), mbi 2,197 pacientë të grupit Compare që vuanin nga Covid-i i gjatë. Rezultatet e studimit janë publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Sëmundjeve Infektive. Lodhje, kollë, vështirësi në frymëmarrje, ethe me ndërprerje, humbje të shijes, nuhatjes,…

Read More

Tyson Fury po tenton të realizojë një përballje në shtator me Anthony Joshuan, teksa ai kërkon të zhvillojë ndeshjen më të madhe në boksin britanik në Wembley. Kampioni 34-vjeçar po kërkon një shumë të majme parash që të ngjitet në ring, dhe këtë mund ta bëjë ndaj Joshua. Dhe tani promovuesit e tij Queensberry kanë kontaktuar edhe një herë me kampion e Joshuas për të parë nëse ai dëshiron të realizojë një përballje britanike. Dyshja nuk arritën të sigurojnë një luftë në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa Fury është tërhequr edhe nga lufta me Oleksandr Usyk për titullin e…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me situatën në Veri ditën e djeshme. Kurti në një postim në Facebook bën të ditur se të gjitha rrugët që dërgojnë në veri të vendit janë të lira. Ai theksoi se shkuarja e kryetarit të komunës në vendin e tij të punës do duhej të ishte gjëja më normale e mundshme dhe se objekti i ndërtesës së komunës është vendi ku u shërbehet qytetarëve mbi bazën e ligjit e kushtetutës. REAGIMI I KURTIT:Mirëmëngjesi të dashur qytetarë,Pas betimit të tyre të enjten, dje, tre kryetarët e zgjedhur në zgjedhjet e 23…

Read More

Pesë policë kanë marrë lëndime të lehta dhe katër automjete zyrtare janë dëmtuar, gjatë ditës së djeshme në veri. Në njoftimin e fundit që ka lëshuar Policia e Kosovës, thuhet se lëndimet e policëve kanë ardhur pasi protestuesit kanë hedhur mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare. Sipas Policisë, janë dëmtuar tri vetura të EULEX’it dhe disa vetura civile, përfshirë edhe ato të gazetarëve. “Si pasojë e sulmeve pesë (5) zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore, janë dëmtuar katër (4) automjete zyrtare, njërës prej tyre iu ishte vënë zjarri duke…

Read More

Lidhur me rastin e ngritjes së gatishmërisë luftarake të Ushtrisë së Serbisë, ministri serb i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviç, ka thënë për Radio Televizionin e Serbisë (RTS) se ushtria është duke u dislokuar në pozicione drejt kufirit me Kosovën. Ai tha se ushtria “i merr pozitat e saj, të cilat, në dokumentet ushtarake, janë të specifikuara si pozicionet e Ushtrisë së Serbisë, në situata të tilla”, shkruan REL. Në deklaratën e tij, Vuçeviç e quan kufirin me Kosovën “vijë administrative”, sepse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Më 26 maj, Policia e Kosovës hyri në ndërtesat komunale të Zveçanit, Zubin…

Read More

Bizneset prodhuese dhe eksportuese pohojnë se krahu i lirë i punës nuk është më avantazh për Shqipërinë dhe se industrialistët europianë po e kërkojnë fuqinë e lirë punëtore në vendet afrikane. Përpunuesit e peshkut, fasonit dhe të veshjeve e këpucëve kanë shtuar, në mënyrë sporadike, investimet për rimodelimin e aktivitetit të tyre, duke u orientuar drejt ciklit të mbyllur. Shoqata e Prodhuesve Shqiptarë thekson se pas pandemisë ka ardhur koha që të gjithë bizneset të rimodelohen, të shkëputen nga modeli i kaluar, për të përfituar nga avantazhi konkurrues. Rekomandohet hartimi i një programi orientues nga institucionet shtetërore. Iku koha kur…

Read More

Klima në Turqi është e tensionuar 24 orë para se qytetarët e vendit të shkojnë sërish në kutitë e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Ndërsa kandidatët kryesorë Recep Tayyip Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu, të cilët nuk arritën të sigurojnë presidencën në raundin e parë, përgatiten për zgjedhjet e së dielës, sistemi i aleancës politike të Turqisë është bërë më kompleks, i karakterizuar nga debate polarizuese për çështje të tilla si nacionalizmi, refugjatët sirianë dhe kurdët. Në të njëjtin vit që Turqia mbush 100 vjet nga themelimi i shtetit modern turk, atmosfera politike e vendit është bërë më e…

Read More

Moti në pjesën e parë të ditës, do të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime, të cilat më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore herë pas here priten kalime të pakta të vranësirave. Parashikohet që pas mesdite vranësirat të pësojnë zhvillim në të gjithë territorin, duke sjellë shira të pakët, të cilat më të fokusuara do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore dhe momente me pika shiu, do të ketë pjesërisht në qytetet e zonës së ulët.

Read More

DashiKini besim se ideja e re që ju vjen është një ide e shëndoshë dhe ajo që duhet ta ndiqni me guxim. Nuk ka asnjë arsye për të dyshuar veten apo aftësitë tuaja. Po hyni në një kohë shumë të favorshme gjatë së cilës mund të arrini shumë. DemiSigurohuni që komunikimi juaj të jetë i sinqertë dhe pasionant. Nëse ka një nën ton zemërimi, zhgënjimi ose pakënaqësie, njerëzit me të cilët po komunikoni nuk do të jenë shumë të përgjegjshëm ose mbështetës ndaj nevojave tuaja. Jini të sinqertë dhe qëndroni pozitiv. BinjaketJu jeni shumë të ditur kur bëhet fjalë për…

Read More

Një plagosje me armë ka ndodhur në mesnatën në Kuçovë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e lagjes “1 Maji”, ku autori me inicialet L.S ka qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të Donal Grymshit. I plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi ka marrë ndihmë e parë mjekësore është transportuar drejt Traumës në Tiranë.  Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se i plagosuri kishte humbur shumë gjak dhe ishte në gjendje kritike për jetën. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe motivi se përse 24-vjeçari i plagosur Donald Grymshi ndodhej në qytetin e…

Read More