Author: tirana

Kryeministri Edi Rama, turin e falënderimeve e ka ndalur sot në Selenicë të Vlorës. Kreu i qeverisë e nisi fjalimin e tij me një ndjesë për banorët e Selenicës, që nuk mund të ishte në një takim përmbyllës për fushatën. “Ju kërkoj ndjesë në pamundësinë për të qenë këtu me ju ditët që erdhët në Vlorë, pasi bëri një ngatërrese partia Vullneti, e të gjithë. S’mund ta jem këtu i pranishëm. Siç ju premtova, se pas fitores do të ishte këtu. Kryetari aktual i bashkisë drejtoi bashkinë e Selenicës me kushte jo të lehta, administrative dhe financiare. Pavarësisht se nevojat…

Read More

Aleanca ushtarake e NATO-s, i bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të shtensionojnë menjëherë situatën në veri të shtetit, një ditë pas përplasjeve mes Policisë së Kosovës dhe grupeve lokale të serbëve. “Ne u bëjmë thirrje institucioneve në Kosovë të shtensionojnë menjëherë situatën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të zgjidhin situatën përmes dialogut. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të jetë vigjilent dhe të ofrojë mjedis të sigurt”, shkroi në Twitter, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu. Më 26 maj, kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, me asistimin e Policisë së Kosovës hynë në ndërtesat…

Read More

Një grabitje e re në shtëpinë e një futbollisti ka ndodhur këtë herë në Valencia. Personi i prekur ishte Justin Kluivert, i cili në atë moment nuk ishte në shtëpi, por më shumë se 300 kilometra larg, në Mallorca, i përqendruar me ekipin e tij. Në mes të orëve të para të së mërkurës, një grup hajdutësh, në vetëm 5 minuta, arritën të grabisin shtëpinë e tij që ndodhet në zonën e Bétera-s në Valencia. Ata kanë marrë bizhuteri, veshje dhe para me vlerë mbi 160 mijë euro. Brenda ishte gruaja e tij, të cilën ata e kërcënuan dhe madje…

Read More

Ish banori i Big Brother VIP Albania 2, Armaldo Kllogjeri ka zbuluar së fundmi se me cilin prej banorëve mes Kristit dhe Luizit ka hatërmbetjet më të mëdha. Me të dy gjatë qëndrimit në shtëpi ai u pa shumë i afrueshëm por gjërat ndryshuan disa ditë para se të linte shtëpinë e BBVIP. Duke folur për këtë situatë, Armaldo tha se me Kristin ka hatërmbetjet më të mëdha sepse sipas tij ky i fundit e ndryshoi lojën e tij në periudhën e fundit ndryshe nga Luizi që pati të njëjtin stil loje. “Me të dy por më shumë me Kristin.…

Read More

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Habib Rexhën, i cili akuzohet për vrasjen e Arian Gosës në Kavajë. Ndërkohë shoku i tij, Ervis Kurti, i cili u akuzuar se ka ndihmuar 31-vjeçarin që të arratisej me makinë nga vendngjarja, është lënë në ‘arrest shtëpie’. Lajmi është konfirmuar për BalkanWeb nga gazetarja Klodjana Haxhiaj. Ngjarja ndodhi të dielën e 21 majit në një lokal në Kavajë, ku viktima pinte kafe me babain e tij të moshuar. Rexha ka dëshmuar në polici se ditën e ngjarjes ka qenë rastësisht në të njëjtën zonë me Arian Gosën dhe se në makinë ka…

Read More

Një 44-vjeçar është vetëhedhur nga kati i 15-të i një pallati në ndërtim në rrugën “Mujo Ulqinaku” në Tiranë, ku për pasojë ka humbur jetën. Policia bën me dije se 44-vjeçari dyshet të ketë qenë në kushte depresioni. Njoftimi i policisë: Më datë 27.05.2023, shtetasi E. T., 44 vjeç, banues në rrugën “Mujo Ulqinaku”, ka shkuar në një pallat në ndërtim e sipër, në bulevardin “Bajram Curri”, dhe dyshohet se në kushte depresioni, është vetëhedhur nga kati i 15-të i kësaj ndërtese dhe ka rënë në katin e 10-të.Si pasojë 44-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin…

Read More

Turi i 80-të i Shqipërisë në Çiklizëm, ka ulur siparin të premten në Fier, ndërsa etapa e pestë ka patur për itinerar aksin Përmet – Fier. Një etapë që është nisur dhe ka përfundur me kohë të mirë, ndërsa i pari vijën e finishit e ka prerë greku Polikronis Tzorts i me kohën 2h42’55”. Pas tij, në të njëjtin ritëm me çiklistin grek, ishte dhe azerbajxhanasi Jabralov dhe turku Junus Jilmaz. Fanella e verdhë dhe fituesi i Turit të Shqipërisë, ishte britaniku Stedman, kurse si ekip Greqia. Fanella jeshile shkoi për grekun Nikiforos Arvanitou. Fanella kuqe duke qenë edhe mbreti…

Read More

“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të rifokusohet në dialogun e lehtësuar nga Bashkimin Evropian”. Kështu e ka nisur analizën e tij, profesori amerikan, Daniel Serwer, i cili i është referuar reagimit të shefit të diplomacisë amerikane, Anthony Blinken pas zhvillimeve në veri të Kosovës. “Ky dënim ishte një kundërpërgjigje ndaj Qeverisë së Kosovës që vendosi kryetarë të zgjedhur të komunave në katër komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës. Popullsia…

Read More

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në universitetin e Vlorës, “Ismail Qemali”, ku të pranishëm ishin staf akademik, studentë shqiptarë dhe të huaj. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se sjellja e dijes së universiteteve të huaja është domosdoshmëri. Mes të tjerash ai shtoi se synimi është që në universitetet shqiptare të ofrohen programe me standardet e vendeve të BE. “Besoj se me reformën e arsimit të lartë, me hapat që po hidhen jo pa vështirësi, por në mënyrë sistematike, po krijohen hapësira për ta parë veten universiteti si pjesë e një rrugë ku nuk pritet gjithçka nga qeveria,…

Read More

Ditën e sotme, policia e Lezhës ka finalizuar fazën e pestë të megaoperacionit të koduar “Imazhi”, si rezultat i kontrolleve në terren me skuadra të posaçme policore dhe me disa dronë. Në fshatin Ungrej të Lezhës, u gjetën në kubikë dhe u asgjesuan me anë të djegies, 3000 fidanë kabanis të gatshëm për t’u kultivuar në tokë. Gjatë 4 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në fshatra të ndryshëm të qarkut, u asgjësuan në total 849 fidanë narkotikë dhe u vunë në pranga 2 autorë të kësaj veprimtarie kriminale.

Read More

Në puntatën e radhës të emisionit “Në kurthin e Piter Pan”, e ftuar ishte modelja dhe moderatorja Cindy Marina. E vendosur përballë pyetjeve ngacmuese të fëmijëve, Cindy na foli edhe për raportin midis punës si gazetare sportive dhe marrëdhënien me Genarin. Ajo tha se partneri nuk bëhej xheloz gjatë intervistave me futbollistët, por përkundrazi, ishte mbështetja e saj më e madhe, ku shpesh herë, edhe i jep një dorë. “Në fakt s’e kam pyetur kurrë, por ai nuk mërzitet. S’ma ka shprehur shumë xhelozinë, sepse është edhe bashkëpunëtori im. Madje dhe i kërkoj ndihmë për pyetjet që t’i bëj të…

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në një shkollë të mesme profesionale në Markopoulos Oropou, ku u arrestua një nxënës 17-vjeçar, i cili dyshohet se ka qëlluar me pistoletë mësuesin e tij. Siç raporton ERT, gjithçka nisi në orën 8:45 të mëngjesit të së premtes në EPAL Markopoulos Oropou, ku gjatë pushimit të parë në oborrin e shkollës, 17-vjeçari, i cili është nxënës i vit të dytë në gjimnaz, qëlloi në këmbë një 36-vjeçar, me një fishek plastik në këmbën e majtë. Më pas nxënësi u përjashtua nga shkolla e mesme dhe u largua, me vendim unanim të mësuesve,…

Read More