Author: tirana

Diva e muzikës, Céline Dion ka anuluar turneun e saj botëror Courage. Lajmin e bërë të ditur vetë ajo, përmes një njoftimi në Twitter. Sakaq, këngëtarja tregoi se gjendja shëndetësore e rënduar po e pengon atë të performojë. “Po punoj shumë për të rindërtuar forcën time,” tha ajo.“Është më mirë që të anulojmë gjithçka tani derisa të jem vërtet gati të rikthehem përsëri në skenë.” Turneu ishte planifikuar të zhvillohej në qytetet evropiane duke përfshirë Londrën, Pragën dhe Amsterdamin deri në vitin 2024. Mirëpo, kujtojmë që në dhjetor Céline Dion tha se vuan nga sindroma e personit të ngurtë (SPS). Simptomat…

Read More

Miliona punëtorë janë në punë të mërzitshme, punë që nuk paguhen mirë ose punojnë në kushte të vështira. Të tjerët bëjnë diçka më argëtuese. E megjithatë, edhe më e keqja e sotme nuk krahasohet me mediokritetin e së shkuarës. Në Evropën mesjetare, kur nuk kishte sisteme të ujërave të zeza, dikush duhej të pastronte. Dhe pastruesit specifik, ju e kuptoni shumë mirë se çfarë kanë bërë. Punonin në grupe, në orët e mbrëmjes kur të gjithë flinin. Me lopata hiqnin papastërtitë. Megjithatë, ata gjenin gjithashtu disa gjëra me vlerë, të tilla si bizhuteri, që ishin hedhur në mënyrë të rastësishme…

Read More

Rreth 80% e të rinjve nga mosha 13 deri në 18 vjeç përdorin kufje për rreth tre orë në ditë për të dëgjuar muzikë, gjë që mund të çojë në dëmtim të dëgjimit. Sipas një studimi të vitit 2017, dëgjimi i muzikës me zë të lartë shpesh dhe për një kohë të gjatë mund të çojë në dëmtim të dëgjimit duke shkaktuar dëme në nervin e dëgjimit dhe një pjesë të veshit të brendshëm. Sipas ekspertëve, niveli i zhurmës që na lejohet të ekspozohemi është 85 decibel (tetë orë në ditë) dhe çdo gjë që e tejkalon këtë kufi mund…

Read More

Nga Ditmir Bushati/ Sot Henry Kissinger mbush 100 vjeç. Rrugëtimi i tij është i pazakontë. Nga një fëmijë hebre në Gjermaninë naziste, ai arriti të bëhej këshilltar për sigurinë kombëtare i Presidentit të SHBA-ve dhe më pas Sekretar i Shtetit. Në thelb më shumë europian sesa amerikan, një personalitet i jashtëzakonshëm, i shënuar nga tragjedia europiane që pësoi një pjesë e familjes së tij, Kissinger zbuloi prej saj pesimizmin e thellë të natyrës njerëzore dhe një konservatorizëm që “preferon padrejtësinë në vend të kaosit”. Megjithëse Kissinger nuk u kthye më në pushtet pas vitit 1977, ai mbeti një ndër njerëzit…

Read More

Tan Brahimi ka dhënë intervistën e tij të parë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP. Ai vendosi tu përgjigjej të gjitha pyetjeve ngacmuese të moderatores Ester Bylyku, një ndër të cilat lidhej dhe me një aksident që kishte ndodhur pak dite më parë, por mbeti enigmë për publikun. Aktori i humorit, përgënjeshtroi se kjo ndodhi në koncertin e Luiz Ejllit në Kosovë. Ester Bylyku: Je përfolur shumë në portale kohët e fundit për një aksident që të ka ndodhur gjatë qëndrimit tënd në Kosovë, e më konkretisht në koncertin e Luizit. Madje po të shoh edhe syrin e…

Read More

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin D. L., 29-vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me shtetasin V. M. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit D. L. i është gjetur dhe sekuestuar, një portofol me stemë si e Policisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Ylli i futbollit Armando Sadiku, është risia në listën e Kombëtares për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 në qershor. Hera e fundit që 32-vjeçari bëri një paraqitje për Shqipërinë, daton më 7 shtator të vitit 2020 përballë Lituanisë. Sadiku do veshë sërish fanellën e kombëtares shqiptare nën drejtimin e Sylvinhos. Këtë sezon me fanellën e Cartagena në La Liga 2 në Spanjë, sulmuesi kuqezi ka kryer paraqitje mjaft të mira. Në 30 ndeshje me klubin e tij, Sadiku ka realizuar 8 gola. Sot sulmuesi feston ditëlindjen e 32-të dhe nuk mund të merrte një tjetër dhuratë më të bukur.

Read More

69-vjeçarja shqiptare, Nadire Kurti është dënuar sot me 14 vjet e 6 muaj burg për vrasjen e bashkëshortit të saj 72-vjeçar Shefki Kurti, nga drejtësia italiane. Sipas mediave italiane, trupi i burrit ishte copëtuar dhe më pas ishte vendosur në disa thasë plehrash të hedhura në kanalin Adigetto. 69-vjeçarja a rrëfyer se kishte përdorur thika për të vrarë dhe copëtuar burrin e saj, që të mund ta transportonte më lehtë drejt qytetit, Adigetto-s. Zbulimi i pjesëve të trupit u bë më 31 gusht, kur këmba e tij e djathtë doli në sipërfaqe, e më pas hetuesit gjetën edhe pjesët e tjera të…

Read More

Një 45 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Vlorës pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij 23 vjeç. Sipas policisë është proceduar penalisht edhe e reja, e cila dyshohet se ka dhënë kallëzim të rremë, duke pretenduar se ndaj saj kanë ushtruar dhunë shtetas të tjerë, jo shtetasi 45 vjeçari. Ndërkohë policia vijon punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Read More

Zbardhet dosja hetimore që çoi pas hekurave një grup të kultivimit të drogës 8 nga 13 persona në kuadër të një operacionit të SPAK të zhvilluar në Tiranë, Fushë Krujë dhe Durrës. Rrjeti i trafikantëve komunikonin me njëri-tjetrin jo përmes telefonit, por me radio ‘Walky-Talky’ apo dhe të aplikacioneve të lidhura përmes internetit, raporton BW. “Nga komunikimi i zhvilluar mes shtetasve Bujar Sefa, Lavdërim alias Lulzim Alimani, Asim Pulaci, Edoson Xaka, Xhemal Zogu konstatohet lirshmëria në të folur, duke menduar se nuk mund të ishin vëzhguar/përgjuar nga organet ligjzbatuese, prej nga kuptohet në dhe aktivitetin e tyre në kultivimin e…

Read More

Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Gjermani dhe në Belgjikë vihen në pranga 17 persona. Në kuadër të një operacionin e zhvilluar mes autoriteteve gjermane dhe atyre belge ku morën pjesë rreth 300 forca policie, janë arrestuar 17 shqiptarë, 15 në Belgjikë dhe 2 në Gjermani pasi është konstatuar se ata ishin të përfshirë në bandën e drogës e cila ishte e specializuar në trafikun e heroinës dhe kokainës. Ndër të tjera thuhet se hetuesit kanë zbuluar se droga po kontrabandohej në kontejnerë në Belgjikë, përpara se të transferohej në Gjermani dhe më pas do të shpërndahej në të gjithë…

Read More

Disa komente të modeles së njohur Kejvina Kthella dhe gazetarit Ronaldo Sharka në foton e Luizit, po bëjnë xhiron e rrjetit. Shkak është bërë pikërisht një foto e Luizit. Fillimisht modelja shkroi: “Këtë bluzën dua, ma nis me post”. Por, komenti i saj ka marrë shumë replika, nga ndjekës që mendojnë se nuk mund ta ketë mik Luizin pas asaj që ndodhi në “Big Brother”. Më pas, Kejvina ka shkruar: “O Luiz, o yll! Aman një foto bashkë, të lutem”. Deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Luizi. Në njërin prej tyre, Ronaldo i ka shkruar: “Shko moj lëpirëse,…

Read More