Një i ri nga Kosova, 20 vjeç, akuzohet se ka vrarë partneren e tij serbe në Maribor të Sllovenisë. Viktima ishte e moshës 27-vjeçare dhe dyshohet se kishin nisur prej pak kohësh një lidhje. Policia e Mariborit bëri të ditur se sot rreth orës 14:00 u njoftuan se në një banesë është lënduar një vajzë. Mjekët konstatuan se e reja kishte humbur jetën prej dhunës barbare të ushtruar ndaj saj.
Author: tirana
Një granatë dore është gjetur këtë të shtunë tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin. Ka qenë policia e Lezhës që është sinjalizuar për granatën dhe ka rrethuar zonën përreth saj duke vendosur një perimetër sigurie. Ndërkohë pritet të mbërrijnë edhe forcat xheniere për ta hequr apo asgjësuar.
Lulzim Basha, në takimin e tij në Shkodër, u përball edhe me të rinj demokratë që kritikojnë politikën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Një i ri nga Malësia e Madhe e ka konsideruar absurde të flitet ende për të në politikë, ndërsa e quajti të ulët humbjen e opozitës në Shkodër. “Më duket absurde të flasësh për Berishën. Kur s’e do vendi i vet, Tropoja… Ka fituar Shkodrën gjithmonë dhe s’ka bërë asgjë. Benet Beci fitoi me Luiz Ejllin që më duket një lojtar servil, njëherë përmendi Berishën, pastaj Benetin i bie të jetë një lojë shah mat. Vazhdo mos u…
Në takimin që zhvilloi në Shkodër, ish-kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se e vetmja mënyrë për të shpëtuar Shqipërinë nga situata ku ndodhet sot është që të rinjtë të mbushin sheshet dhe rrugët me pankarta, për t’i thënë jo të keqes. “Me heshtjen tuaj ka kumbuar një mesazh që ju e keni refuzuar këtë lloj politike. Pa u zemëruar ju dhe pa folur ju me zë të lartë, pa dalë me pankarta për t’i thënë jo të keqes dhe për t’u përballur me të, për të mbushur rrugët dhe sheshet, Shqipëria do të vazhdojë të lëngojë. Unë kam besim dhe…
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, u shpreh se qytetarët i kanë besuar edhe një tjetër mandat për shkak të përkushtimit dhe punëve të bëra gjatë katërvjeçarit të shkuar. I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ai deklaroi se kur mori mandatin e parë, gjysma e administratës nuk paraqitej në punë ndërkohë që vijonin të merrni rrogë. “Janë disa aktorë në Lezhë që e kanë mbajtur peng politikën. Kam pasur vetëm PS të unifikuar, dhe të gjithë banorët të majtë e të djathtë që kanë vlerësuar punën e 4 viteve. Ka qenë vlerësim i punës. Kanë votuar edhe të djathtët…
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me të rinjtë demokratë. Sipas Bashës, të rinjtë po largohen nga vendi pasi nuk kanë mundësi dhe e para që duhet bërë është dëgjimi dhe pjesëmarrja e tyre në procesin politik. “Hapi parë që keni hedhur në 14 maj nuk është pak, mjerë ata që nuk e lexojnë. Por unë kam shpresë që është fillimi i një reagimi rinor. Çfarë dinë ata që erdhën t’ju kërkojnë votën. Çfarë dinë ata për nevojat tuaja, ëndrrat tuaja? Asgjë. E dini pse nuk dinë asgjë, sepse janë të vjetër sepse ka kohë që…
Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Blendi Klosi ishte i pranishëm në Sarandë në kuadër të turit të falënderimeve. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se në vitin 2025, PS synon që të marrë jo 8 mandate, por të shkojë në mandatin e nëntë. “Në 2025 ne jo vetëm do marrin 8 mandate siç është detyra por pse jo të shkojmë në mandatin e nëntë. Ky do të jetë rezultati për vitin 2025. Do të vazhdojmë punën përditë që t’i japim PS-së mbështetje maksimale”, tha ai. “Kemi 4 kryetar të rinj që na vijnë me rezultate më të mira…
Në turin e falënderimeve, kryeministri Edi Rama është ndalur këtë pasdite në Sarandë, ku u shpreh mirënjohës ndaj qytetarëve që i besuan votën në zgjedhjet e 14 majit. Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë shpalosi edhe porositë që iu ka dhënë kryebashkiakëve të të gjitha bashkive. “Programi i çdo kryetari bashkie që ka dalë fitues në 14 maj në pikën e parë duhet të ketë njërzillëkun. Çdokush që troket në bashki duhet të trajtohet më mirë se kryetari i bashkisë, nëse ndodh kjo ia kemi arritur qëllimit. Hallin që nuk ma zgjidh, të paktën ma qaj. Kur dikush na…
Jorida Tabaku është pyetur se si i përgjigjet kërkesës për të qenë në krye të Partisë Demokratike. Në emisionin “Kjo Javë”, deputetja u shpreh se në fund të javës tjetër do të ketë një zyrtarizim për këtë çështje, ndërsa theksoi se PD nuk ka pse të identifikohet me liderin. “Unë në PD i kam fituar gjërat, ndoshta kam ecur më ngadalë, por rruga është edhe më e gjatë. Po i dëgjoj të gjitha palët dhe në këtë moment ka rëndësi që të gjejmë një zgjedhje që e zgjeron PD dhe në diskutime duhet të jenë të gjithë deputetët, apo Kryesia.…
Kreshnik Spahiu ka bërë një llogaritje të pensionit që do të marrin deputetët. Përmes një postimi në “Facebook”, analisti shkruan: “1 mandat, përfiton 2500 euro pension suplementare + pensionin që i takon nga puna që ka bërë në jetë (+pension si ekonomist, jurist etj)”. Postimi i plotë: Kush ka qenë deputet minimumi 1 mandat, përfiton 2500 euro pension suplementare + pensionin që i takon nga puna që ka bërë në jetë, (+pension si ekonomist, jurist etj) Në këto 33 vite kemi pasur 830 deputetë të ndryshëm)2500 x 830 = 2.1 milion euro çdo muaj do paguhen deri sa të vdesin…
Pesë shtetas shqiptarë, pjesë e një bande grabitësish, kanë rënë në prangat e policisë italiane në Marcianise, në zonën Caserta. Ata u pikasën nga karabinierët që ndaluan makinën ku ishin pesë shqiptarët dhe gjatë kontrollit fizik, u gjetën 4 mijë euro kesh. Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre u gjetën dhe u sekuestruan bizhuteri, ora Rolex dhe objekte të tjera me vlerë. Si rezultat i hetimeve rezultoi se grupi shqiptar ishte përgjegjës për dy grabitje të kryera në Rotondi (Avellino) në 28 tetor dhe 5 nëntor.
Presidenti turk Erdogan nuk ka qenë në formën e tij më të mirë në daljen e fundit televizive. Ai është parë i përgjumur gjatë një interviste, dhe kur gazetarët i kanë bërë një pyetje lidhur me PKK-në ka mbyllur sytë. Menjëherë pasi kuptuan se Erdogan e ka zënë gjumi, kamera është fokusuar në një tjetër drejtim. Ky moment shkaktoi skenarë të rinj për gjendjen shëndetësore të presidentit turk.