Pesë shtetas shqiptarë, pjesë e një bande grabitësish, kanë rënë në prangat e policisë italiane në Marcianise, në zonën Caserta.
Ata u pikasën nga karabinierët që ndaluan makinën ku ishin pesë shqiptarët dhe gjatë kontrollit fizik, u gjetën 4 mijë euro kesh. Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre u gjetën dhe u sekuestruan bizhuteri, ora Rolex dhe objekte të tjera me vlerë.
Si rezultat i hetimeve rezultoi se grupi shqiptar ishte përgjegjës për dy grabitje të kryera në Rotondi (Avellino) në 28 tetor dhe 5 nëntor.