Author: tirana

Këtë të diel mbahet raundi i balotazhit në Turqi, i cili do vendosë se kush do ta udhëheqë vendin në 5 vitet e ardhshme. Mbi 60 milionë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhim midis presidentit aktual, Recep Tayyip Erdogan, dhe kandidatit të koalicionit opozitar, Kemal Kilicdaroglu. Qendrat e votimit janë hapur në orën 08:00, sipas kohës lokale, dhe do të mbyllen në orën 17:00. Rezultatet e para jozyrtare të rundit të balotazhit pritet të dalin mbrëmjen e së dielës. Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, që u mbajtën më 14 maj, Erdogan doli i pari duke fituar…

Read More

Provimi i shkollës së mesme është testi i parë i madh me të cilin përballemi në jetë. Mendimet negative ndjekin njëri-tjetrin dhe ankthi e frika mund të arrijnë nivele aq të larta sa të çojnë gjithashtu në siklet dhe simptoma fizike. Lexoni këshillat e radhës për të arritur me qetësi në ditën kur i thoni lamtumirë shkollës së mesme dhe filloni një aventurë të re. Bëni pushime të organizuara Nëse jeni në ankth është sepse ju intereson dhe nëse ju intereson jeni duke studiuar shumë. Pra, gjëja e parë që duhet të bëni është të organizoni pushime që mund t’ju sjellin…

Read More

Pas dy eventeve të mëparshme shumë të suksesshme, ‘Tiranathlon’ rikthehet sot për të tretin vit radhazi. Ky event i madh sportiv, që përkon edhe me titullin Tirana Qyteti Europian i Sportit, bashkon tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap. Me qëllim, mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon” në Parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Ambasadën Greke dhe Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës. Bashkia e Tiranës informon qytetarët për kufizimin…

Read More

Kjo e dielë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të nisë me kthjellime dhe prej mesdite zhvillim të vranësirave. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, orët e pasdites vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të cilat hera-herës do të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtëra. Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga turistët e huaj që janë bërë pjesë e South Outdoor Festival. Ky festival mbledh të rinj dhe entuziastë të muzikës në orët e vona duke bërë që interesi të jetë i lartë. “Mirëmëngjesi dhe me këto copëza momentesh që ofron Borshi, ku turistë shqiptarë e të huaj janë bërë pjesë e South Outdoor Festival, ju uroj të diel të mbarë”- shkruan Rama. Ky festival do të zhvillohet përgjatë 4 netëve me radhë në Borsh. South Outdoor festival vjen kështu për të gjashtin vit radhazi në Borsh, edhe është promotor i zhvillimit të…

Read More

DASHI Do të ketë shumë mundësi për të takuar personin e duhur ndaj mos qëndroni në shtëpi. Në punë është më mirë të mos tregoheni shumë debatues, mbani një profil të ulët. Dikush do të përpiqet në çdo mënyrë të vendosë pengesa në punë. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel 28 maj 2023), në dashuri e gjeni veten duke përjetuar një moment të veçantë dhe ndoshta duhet të zgjidhni mes dy personave. Marrëveshjet e reja vijnë në punë. BINJAKËT Qielli favorizon ndjenjat dhe madje ajo që dukej si një miqësi e vetme mund të kthehet në diçka më…

Read More

Këngëtarja Soni Malaj është ngjitur sot në skenën e “S’e Luan Topi”, duke lumturuar fansat me zërin e saj. Krahas këngës, të cilën e konsideron dashurinë e saj të parë, artistja shqiptare ka rrëfyer detaje mbi karrierën dhe jetën personale, mes të cilave edhe për raportin me këngëtarin e mirënjohur, Flori Mumajesi. E pyetur se si e komenton këngëtarja postimin e Florit, që krahasonte puthjen mes tyre dhe çiftit Kiara-Luiz, Soni përgjigjet se: “Ka qenë diçka shumë e sinqertë sepse ne atëherë nuk bënim gjëra për showbizz. Dhe e ka rikujtuar, ndoshta për të bërë një analogji, që edhe Luizi…

Read More

Josif Pelari dhe Demir Korita, kanë histori pafund për t`u treguar nipërve dhe mbesave. Janë ish-Azotikas, dy nga 1500 specialistët e dikurshëm të uzinës kimike në Fier. Identifikohen edhe sot si grupim i veçantë me traditat dhe historinë e tyre. Takimet e përvitshme nuk janë për nostalgji por vlerësim i kolegëve dhe kontributit të secilit azotikas në shoqëri. Përtej punës, ata kishin ekipet e tyre sportive, artistë dhe këngëtarë. Uzina e lëndëve dhe plehërave kimike konsiderohej vepër e rëndësisë së vecantë ndaj punësimi aty kalonte në filtra të shumtë. Ndërtuar në vitin 1965 Azotiku prodhonte plehra dhe lëndë kimike. Vepra…

Read More

Almeda Abazi ka folur për ndarjen e të atit nga jeta kur ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Aktorja tha në “S’e luan topi” se babait të saj i nevojitej një transplant veshke që të mund të mbijetonte, por asnjë nga të afërmit e saj nuk u ofrua t’ia dhuronte.  Me lot në sy, Almeda shtoi se ajo donte shumë ta bënte diçka të tillë, por i ati i tha se nuk do t’ia falte kurrë nëse merrte këtë vendim. “Kërkohej një transplant. Veshka duhej të ishte ose nga vëllezërit, ose nga motrat ose nga fëmijët. Duhej të përputhej. Mund të përputhej me…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është i përkushtuar që të punojë me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e shteteve të QUINT-it për të punuar në zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve me Serbinë. Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar, lordin Stuart Peach, lidhur me zhvillimet e fundit, një ditë pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës. “Theksova se qëllimi i vetëm i Qeverisë sonë është të ofrojë qasje në zyra për kryetarët e zgjedhur dhe shpreha përkushtimin tim që të punoj me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët…

Read More

Në qendër të Beograd, dhjetëra mijëra persona protestuan më 27 maj nën sloganin “Serbia kundër dhunës”. Kjo protestë u thirr nga opozita dhe është e katërta e këtij lloji që organizohet në Serbi, për të kundërshtuar përgjigjen e Qeverisë serbe pas dy sulmeve masive që ndodhën në maj në këtë shtet, kur u vranë 18 persona. Për shkak të numrit të madh të protestuesve, rrethojat mbrojtëse të vendosura jashtë ndërtesës së Kuvendit serb u lëvizën, në mënyrë që protestuesit të mund të vazhdonin marshimin e tyre drejt ndërtesës së Radio Televizionit të Serbisë. Protestuesit janë dëgjuar duke brohoritur “dorëheqje” dhe…

Read More

Efi Dhedhes, në një intervistë në emisionin “S’e luan topi”, u shpreh se pas përfundimit të Big Brother Vip Albania nuk është takuar me Luizin dhe Kiarën, duke shtuar se të dy janë të angazhuar. Efi përsëriti edhe njëherë deklaratën se dasma e tyre iu duk vendim i nxituar pa e njohur njëri-tjetrin jashtë izolimit. “E vetmja gjë që thashë është m’u duk dasma shumë herët për dy njerëz që nuk patën mundësinë ta njohin njëri tjetrin në situata të ndryshme përveç Big Brother. Ajo i përket vetëm atyre. Ky është një mendim i imi që doja ta shprehja dhe…

Read More