Author: tirana

Një 19-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në vendin e punës në Prizren. Klodian Zogaj nga fshati Lladrov, u rrëzua aksidentalisht nga skela teksa ishte duke punuar. Rasti u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Vesel Gashi. “I riu ka ra prej skelave. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe ekipet e urgjencës që e kanë konfirmu vdekjen e të riut. Policia së bashku me Prokurorinë e Shtetit kanë nisur hetimet për rasti si ‘Hetim i vdekjes’ dhe ‘Asgjësim i mjeteve dhe i sigurisë në punë’”,…

Read More

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, pas daljes nga shtëpia publikoi një duet në bashkëpunim me aktorin Donald Veshaj. “2 Shotsa” u mirëprit nga fansat e tyre, ndërsa tani këngëtari nga Shkodra ka ndarë një foto në rrjete sociale, ku shihet në një studio muzikore me kantautorin, Elgit Doda. View this post on Instagram A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli) “Mishi kokërr”, ka shkruar Luizi në mbishkrimin e fotos në Instagram. Përveç kësaj, Ejlli më parë ka njoftuar gjithashtu se pritet të sjellë bashkëpunime me emra të njohur si Yll Limani, Elvana Gjata apo Noizy.

Read More

Duke komentuar rezultatet e procesit zgjedhor të 14 majit, kreu i PDK, Nard Ndoka akuzoi kryeministrin Rama për blerje votash, e për pasojë shtoi se kushdo të ishte lider opozite do humbte përballë tij. Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai u shpreh se 17 persona kishin votuar 34 herë në Shkodër me kartë ID. “Edhe sikur të vinte presidenti i SHBA-së, të bënte Amerikë në Shqipëri, Rama e kishte blerë. Ky është edhe gangster, ky ta shkruan rezultatin para zgjedhjeve, 50+1 tha se i kishte blerë, e kishte të qartë çfarë do merrte. E ke parasysh çfarë terrorizmi politik…

Read More

Mesa duket dëshira e madhe e Kiara Titos për të drejtuar një emision në “Top Channel” është drejt finalizimit. Flitet që Kiara do të moderojë emisionin “Kepi i Tundimeve”, i cili në fokus ka dashurinë, aventurat dhe eksperiencat e bukura. Pas përfundimit të “Big Brother Vip”, Kiara po jeton dashurinë e saj me Luizin, fituesin e edicionit të dytë të këtij programi me të cilin u njoh brenda shtëpisë. Në natën finale, çifti kurorëzoi lidhjen e tyre në martesë në një ceremoni që u zhvillua në tarracën e Bashkisë së Tiranës.

Read More

PDIU ka ankimuar në KAS rezultatet për Këshillin Bashkiak në Librazhd, me pretendimin se është cenuar procesi zgjedhor. “Nga përfaqësuesit tanë në këto KZAZ, janë vërejtur shumë parregullsi dhe në momentin e procesit të numërimit të votave, nga drejtuesit e KZAZ-ve, në disa raste nuk shqiptohej me zë të lartë pasqyrimi i votës, një veprim në kundërshtim të plotë me ligjin. Po të shohësh kamerat në tavolinat e qendrave të numërimit, konstatohet se kemi një tjetërsim të vullnetit të votave, nga ato të deklaruara me gojë nga numëruesit, në ato të hedhura në sistem. Nga tabelat e rezultateve për Këshillat…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, akuzoi Serbinë se po instrumentalizon popullsinë lokale serbe në veri të Kosovës, që sipas saj, “të krijuar vakum institucional, klimë të përgjithshme frike dhe pasigurie”. Këto deklarata Osmani i bëri gjatë takimit me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Takimi mes Osmanit dhe Sarrazinit vjen një ditë pas përleshjeve mes Policisë së Kosovës dhe grupeve të serbëve lokalë në veri të Kosovës. Policia e Kosovës përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për të shpërndarë serbët e mbledhur para ndërtesave të Komunës së Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, të cilët kundërshtuan hyrjen…

Read More

Moska ka reaguar pas përleshjeve të dhunshme mes policisë kosovare dhe protestuesve që kundërshtonin kryetarët e rinj shqiptarë të 4 komunave veriore. “Reuters” raporton se Rusia bën përgjegjës Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian për përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës dhe tha se po e shikonte situatën me shqetësim. “Ne dënojmë me vendosmëri hapat provokues të Prishtinës, të cilat e kanë sjellë situatën afër fazës së nxehtë dhe kërcënojnë drejtpërdrejt sigurinë e të gjithë rajonit të Ballkanit. Përgjegjësia për këtë është plotësisht e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian”, theksoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të…

Read More

Një aksident me plagosjen e një vajze ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë. Mësohet se 26-vjeçarja E.K., duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin, e për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. E reja ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve. Sarandë/Informacion paraprak: Sot, rreth orës 13:00, në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, shtetasja E. K., 26 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga. 26-vjeçarja ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje…

Read More

Armaldo Kllogjeri ka treguar se në Instagram merr shumë komplimente nga vajzat. I ftuar në “Më lër të flas”, ai rrëfeu se nuk iu kthen përgjigje të gjithëve, por ka raste që i falenderon. Pjesë nga biseda: Romeo Veshaj: Armaldo pas Big-ut të ngacmojnë vajzat në Instagram dhe pse ti do bëhesh baba për herë të tretë. Është e vërtetë? Thuaj të vërtetën, të ngacmojnë? Armaldo Kllogjeri: Ka disa mesazhe që vijnë më tepër si si komplimente, jo si ngacmime. Romeo Veshaj: Kujt i thua komplimente ti, ‘t’i hëngsha balluket’? Armaldo Kllogjeri: Jo nuk kam balluke. Je yll, je king,…

Read More

Këngëtari i njohur i muzikës greke, Nikos Vertis mbajti dy ditë më parë një koncert në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Por, ardhja e Vertis ka sjellë reagimin e Einxhel Shkirës, e cila ka bërë disa pyetje. “Asgjë kundër koncertit te stadiumi sepse muzika e bukur i pëlqen kujtdo. Por, dy pyetje kisha. Përveç atyre që dinë greqisht sepse kanë jetuar/punuar/lindur atje, pjesa tjetër ça po bëjnë?Ok s’dijnë asnjë llaf greqisht por ndonjë këngë ja dinin këtij Vertisit? Kurioze jam a do bënin ndonjëherë në stadium mes Athinës koncert për Aurela Gaçen apo Elvana Gjatën, Florin, Sinanin etj”, ka shkruar…

Read More

Gjatë bisedës me këngëtaren Elhaida Dani, të cilën e kishte të ftuar në podcasting e tij të rradhës, kryeministri Edi Rama, ka rrëfyer një rast të fanatizmit brenda familjes së tij. Ai rrëfeu një incident që kishte ndodhur mes dajës dhe nënës së tij, pasi kjo e fundit ishte kthyer në Vlorë pas studimeve në Poloni. Rama tregon se nëna kur mbërriti në Vlorë, kishte veshur një fund të shkurtër për kohën e atëhershme, i cili nuk i pëlqeu dajës së tij dhe e goditi me shpullë. “Dhe për ta mbyllur se është histori e gjatë, por për ta mbyllur…

Read More