Author: tirana

Kryeministrja finlandeze në largim, Sanna Marin njoftoi se do të japë dorëheqjen si kryetare e Partisë Socialdemokrate. “Tani është koha që unë të largohem nga posti i drejtueses”, tha 37-vjeçarja gjatë një konference për shtyp në Helsinki. Partia Socialdemokratike doli e treta në zgjedhjet e së dielës, duke shkatërruar shpresat e Sanna Marin për të mbetur kryeministre. Partia kryesore konservatore e Finlandës fitoi një garë jashtëzakonisht të ngushtë të dielën, ku populistët e ekstremit të djathtë u renditën në vendin e dytë. Kishte më pak se një për qind diferencë midis tre partive kryesore.

Read More

Autoritetet e Moskës u alarmuan për një zjarr që shpërtheu në një ndërtesë të Ministrisë së Mbrojtjes ruse. Në vendngjarje kanë shkuar mjetet e zjarrfikësve. ‼️Russian Defence Ministry building in #Moscow on fire, Russian media reported. pic.twitter.com/QVmY492xHS— KyivPost (@KyivPost) April 5, 2023

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi arsyen e përfshirjes së Kosovës si pjesë e Serbisë në hartë gjatë konventës mbi turizmin. Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Rama shkruan se Spanja nuk e njeh Kosovën dhe si e tillë edhe harta ka qenë e vendosur në atë mënyrë. Sipas Ramës, Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet. “Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova! Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po…

Read More

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Beart Rexhepi, i cili u bë i njohur pas lidhjes me Tea Trifonin, por që nuk zgjati dhe aq shumë, u tërhoq nga bota e ekranit, duke e zhvendosur fokusin në një fushë që lidhet me fitnessin. Bearti është shpallur kampion në nivel vendi në garat e Federatës së Bodybuilding. Në kategorinë e fitnesit “Men’s Physique 1.83”, Bearti mori vendin e parë i parë, i cili falë performances, u shpall edhe fitues i vendit të dytë në kategorinë “Absolute Champion Men’s Physique”. Kujtojmë se pasioni për fitnessin e ka shoqëruar prej vitesh Beartin e mesa duket ka…

Read More

Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të 14 majit duke prezantuar kandidatët e saj. Këtë të mërkurë, drejtuesi politik i PS për qarkun e Fierit, Taulant Balla ka prezantuar Armando Subashin si alternativë të mazhorancës për këtë zonë. Gjatë fjalës së tij, Balla theksoi se Fieri mbetet bastion i majtë dhe theksoi pret rezultate pozitive nga kjo zonë, duke iu referua si kryeqytet i socialistëve. “PS pret rezultate pozitive në Fier. Në Fier PD ka qeverisur edhe në bashki, dhe do na duhet punë e madhe për të gjitha ato pisllëqe që lanë pas. Do vazhdojmë të krijojmë…

Read More

Duke komentuar lojën e Deas në “Big Brother VIP”, Bledi është shprehur se ka ardhur deri në këtë pikë si kërmilli, “vetëm me jargë e me skuthlliqe”. “Ke ardhur si kërmilli. Ke ardhur me fuqitë e tua, me forcën tënde por ke ardhur si kërmilli, me jargë, me skuthlliqe”, i tha ai. “Ti the ke ardhur si luftëtare, je e vetmja e fortë këtu. Mos i ndrysho fjalët se dukesh i paqëndrueshëm”, iu përgjigj Dea. Bledi: Këto t’i ka thënë Olta, mos i ngatërro komplimentet të lutem!

Read More

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden u shpreh se mbetet për t’u parë nëse inteligjenca artificiale (AI) është e rrezikshme, por nënvizoi se kompanitë e teknologjisë kishin përgjegjësi për t’u siguruar që produktet e tyre të ishin të sigurta përpara se t’i bëjnë publike. Biden iu tha këshilltarëve të shkencës dhe teknologjisë se AI mund të ndihmojë në adresimin e sëmundjeve dhe ndryshimeve klimatike, por ishte gjithashtu e rëndësishme që të adresoheshin rreziqet e mundshme për shoqërinë, sigurinë kombëtare dhe ekonominë, transmeton Telegrafi. “Kompanitë e teknologjisë kanë një përgjegjësi, sipas mendimit tim, të sigurohen që produktet e tyre të jenë të…

Read More

Pas zotimeve të kryeministrit Edi Rama për rritjen e pagave, Jorida Tabaku u shpreh se nuk mund të ketë rritje pagash në bizneset private me urdhër të qeverisë. Deputetja e Partisë Demokratike deklaroi se nuk ka si të ketë rritje ekonomike me tatim socialist dhe se ky është një sistem i pandershëm i taksimit nga një qeveri e pakicës. “Nuk mund të ketë rritje pagash në privat me urdhër qeverie, kjo e fundit mund të urdhërojë vetëm rritje taksash për bizneset dhe sipërmarrësit siç ka bërë në 10 vite. Nuk mund të ketë rritje pagash me tatimin socialist sepse nuk…

Read More

Një bandë droge që kontrabandonte tonelata kokainë përmes Belgjikës, po përballet me burg dhe konfiskim të miliona eurove. ‘Biznesi’ i katër burrave nga Shqipëria dhe Rumania u shkatërrua pas një kontrolli në Francë. Në kuadër të një operacioni në një kamion në Coquelles u sekuestruan 261.80 kilogramë kokainë, të fshehura në 26 struktura druri që dukeshin si trarë. Por duket se kjo sasi ishte vetëm maja e ajsbergut. Gjatë një hetimi të drejtuesit të kamionit, Constantin S. (38), policia gjeti aplikacionin Sky EÇ të instaluar në iPhone-in e tij, ku u zbuluan qindra mesazhe me trafikantët e drogës. Sipas hetimeve,…

Read More

Tre persona kanë humbur jetën nga fundosja e një anijeje mallrash me 14 anëtarë ekuipazhi në bord në brigjet e Antalya Kulumuca. Ndërkohë, tetë janë shpëtuar, ndërsa tre të tjerë rezultojnë të zhdukur. Anija po transportonte 3000 tonë minierë boksiti drejt Ukrainës. Shtatë varka të rojes bregdetare, 2 helikopterë dhe një avion i rojes bregdetare shkuan për të shpëtuar personat që ndodheshin në bord. Shkaku i fundosjes së anijes ende mbetet i paqartë, por pati një telefonatë nga mjeti i lundrimit për probleme në orët e para të mëngjesit.

Read More

Gjatë prezantimit të kandidatëve të rinj për Këshillin Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku I Tiranës, Erion Veliaj tha se bashkia është një instrument që shërben për të bashkëpunuar me Qeverinë për vijimin e projekteve dhe punëve të mira për kryeqytetin. Ai tha se bashkia nuk është instrument për të shkatërruar dhe për t’u përleshur me njëri-tjetrin, siç duan ta kthejë opozita. “Një pjesë e politikës, sidomos ata që kemi përballë, thonë na e jepni votën që ta përdorim Bashkinë për të filluar një luftë me Qeverinë. Madje, disa të tjerë shkojnë edhe më larg, duke thënë na e jepni votën se…

Read More