Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia u shpreh i sigurt se opozita në qarkun e Shkodrës do të fitojë me rezultatin 5-0. “Ne padyshim që vijmë ndryshe nga të gjitha bashkitë e tjera, nga një përballje jashtëzakonisht të fortë si ajo e 6 marsit, ku u përballëm me makinerinë e madhe shtetërore që kërkoi të mposhtë edhe kalanë e fundit të opozitarizmit. Por nuk ja doli. Kur jemi bashkë asgjë nuk na ndal. Bashkë fitojmë nga Shkodra dhe nga Shkodra do të fillojmë edhe dallgën e madhe që do të fshijë ato tentative të ish-bllokmenëve për të kthyer monizmin.…
Author: tirana
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi sot se Rilindja e ka halë në sy qytetin e Shkodrës dhe shprehu bindjen se do të mbetet në duart e opozitës. Në krah të kryebashkiakut aktual, Bardh Spahia, Meta u ndal te disa pika që kanë nevojë për përmirësim. Megjithatë sulmon qeverinë duke thënë se bashkia do të kishte falimentuar nëse do të kishte rënë në duart e opozitës. “Shkodra që ka tërë atë vijë liqenore të mos ketë drejtori të shërbimit informativ, Shkodra nuk ka Gjykatë Apeli, nuk ka Gjykatë Administrative, nuk ka drejtori Arkivash. Kjo zhbërje është bërë për…
Gjendet pas 6 viteve në Gjermani, 38-vjeçari Landi Kondaj. Një bum informacionesh mbërritën në adresë të programit “Pa Gjurmë”. Landi Kondaj u gjet në Berlin, ndërsa ishte informuar se kërkohej nga emisioni. Ai u tregua i gatshëm të flasë mbi arsyet që e mbajtën larg familjes nga dita kur vendosi të ndërpresë kontaktet, majin e vitit 2017. Në një komunikim me moderatoren Odeta Dume, ai shpreh pendesë për shqetësimin që i ka krijuar familjes, veçanërisht nënës. Odeta Dume: Landi përshëndetje? Landi Kondaj: Po përshëndetje Odeta! Odeta Dume: A je mirë me shëndet? Landi Kondaj: Mirë faleminderit, ju mirë?Faleminderit shumë për çdo gjë, që ke…
President i ri i Malit të Zi, Jakov Millatoviç, deklaroi se politika e jashtme , bazuar në marrëveshjet e nënshkruara ndërkombëtare, nuk do të ndryshojë. I pyetur nga gazetarët nëse kjo do të thotë se nuk është reale të pritet tërheqja e njohjes së Kosovës, Millatoviç tha se “kjo është e qartë”. “Ne mbështesim gjithçka për të cilën do të bien dakord Beogradi dhe Prishtina. Mendoj se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës është i rëndësishëm për të gjitha vendet në rajon, dhe Mali i Zi dëshiron të jetë një fqinj i mirë që do të promovojë marrëdhënie të mira…
Prokuroria e Posaçme u kërkon partnerëve ndihmë nëpërmjet letërporosive për të kryer verifikime për çështje hetimore të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe abuzimit me tendera në vendin tonë. Në raportin vjetor, SPAK thotë se ka kërkuar ndihmë nga partnerët gjatë 2022 në 62 raste dhe përveç çështjeve të korrupsionit, është kërkuar ndihmë edhe për hetimet për vrasje, mashtrim dhe disa vepra te tjera. Pjesa më e madhe e letërporosive të dërguara nga SPAK janë drejt Italisë, Kosovës, SHBA-së, por nuk mungojnë as kërkesat e bëra vendeve si Qipro, apo San Marino për verifikime në kuadër të hetimeve shqiptare. “2 vitet…
Presidenti i Napolit, De Laurentis, deklaroi se kam marrë një ofertë për të shitur klubin. “Një vit më parë më ofruan 2.5 miliardë për Napolin dhe pyeta veten nëse kam nevojë për ato para. Duhet të kisha blerë një ekip në Angli, por kam Napolin”, zbulo ai, teksa shtoi se e ka refuzuar menjëherë. “A ka ndonjë vlerë Napoli? Është një “lodër” e familjes De Laurentiis prandaj nuk shoh arsye ta shesim derisa të lodhemi”, tha ai.
Ndonëse kanë kaluar disa kohë nga largimi i Kejvinës nga “Big Brother Vip”, ajo nuk heziton të japë opinionet e saj për lojën e konkurrentëve aty brenda. Debati i ashpër mes Efit dhe Kiarës ka tërhequr edhe vëmendjen e modeles, e cila ka lënë një koment, ku shkruan se moderatorja e ka personale me Efin. Sa i përket Efit, u shpreh se nuk ka pse çuditet nga miqësia, teksa vet ajo kur erdhi puna tek loja u nda nga mikja e saj Mikela.
Një punëtor shqiptar ndërtimi është plagosur mëngjesin e kësaj të mërkure në Maltë, pasi është goditur nga një pompë betoni me makinerinë me të cilën po punonte. 44-vjeçari u transportua në Spitalin e Përgjithshëm Gozo, ku u konstatua se kishte pësuar lëndime të natyrës së rëndë. Një hetim magjistral është duke u zhvilluar ndërkohë që Policia dhe Autoriteti i Shëndetit dhe Sigurisë në Punë po vazhdojnë hetimet, për dinamikën dhe shkakun e ngjarjes, nëse janë zbatuar apo jo rregullat e mbrojtjes në punë.
Dizajner, arkitektë, aktivistë dhe përfaqësues të Bashkisë së Tiranës u bënë bashkë në takimin e dytë të Tirana MICE për të promovuar zhvillimin e industrisë eventeve dhe konferencave në Tiranë e Shqipëri.Zëvendëskryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi vuri theksin te vizioni i Tiranës për zhvillimin e industrisë së turizmit. Seferi nënvizoi se MICE Tirana është realitet dhe jo thjesht slogan. “Tirana ka xhevahire në çdo hap që ne kthehemi. Xhevahire si gjeografike, si historike, por edhe sociale. Mjafton qe të themi se në Tiranë bashkëjetojnë 144 kombësi të ndryshme, kultura dhe etni të ndryshme. Mjafton të flasim për bashkëjetesën…
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me një nga bizneset private në kryeqytet. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u zotua se qeveria nuk do të lejojë shfrytëzimin e punëtorëve dhe do të marrë masa ndaj kompanive të cilat e bëjnë këtë gjë. “Ti japësh sot njerëzve paga minimale dhe ndërkohë vetë të vazhdosh të blesh vila ky është shfrytëzim, kjo nuk duhet të ndodhë dhe ne do marrim masa. Ne nuk mund ta vendosim këtë, se nuk është qeveria që vendos sa do jetë paga, por ne nuk do i japim asnjë shërbim kompanive…
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shpalli të martën më 4 prill, vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Shkëlqim Mustafa. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit i keyesuar nga Albana Shtylla, me relatore Natasha Mulajn dhe anëtarë Ina Rama, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo, pas shqyrtimit të ankimit të Mustafës në dhomë këshillimi. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 13 janar 2021 të shkarkojë nga detyra gjyqtarin Shkëlqim Mustafa për probleme të pasurisë. Ai u vlerësua pozitivisht për figurën dhe me nivel kualifikues në…
Talibanët kanë marrë urdhër për t’ua ndaluar grave afgane punën në Kombet e Bashkuara, ka thënë organizata. OKB-ja ka thënë se talibanët i kanë informuar ato verbalisht, mirëpo nuk ekzistojnë komunikime me shkrime. Kombet e Bashkuara i kanë thënë stafit afgan – burrave dhe grave – që të mos raportojnë në punë për 48 orë, derisa të sqarohet kjo çështje në takimet me talibanët. Prej kur talibanët janë kthyer në pushtet në Afganistan, në gusht të vitit 2021, të drejtat e grave janë shtypur në pothuajse çdo sektor. “Ky është hapi i fundit që minon tentimet e organizatave për ndihmë…