Quhet edhe “hëna e plotë rozë”, sepse toka lulëzon dhe kjo ngjyrë mbizotëron në natyrë. Hëna e Plotë është gjithmonë një nga fenomenet më të rëndësishme astrologjike, që vjen për të tronditur gjërat dhe për të sjellë realizime dhe ndryshime. Por gjërat janë të ndryshme për secilën shenjë të zodiakut, në varësi të ndikimit që merr dhe në cilën zonë. Pra, çfarë sjell Hëna e Plotë e së nesërmes për secilën shenjë? Dashi Është momenti për të kuptuar se nëse nuk i kapërceni plagët e së shkuarës, nuk do të mund të jetoni të tashmen ashtu siç e meriton. Lëreni atë që ju lëndon…
Author: tirana
Rikthehen rastet e dhunës në familje. Në Elbasan, në 24 orët e fundit janë arrestuar dy persona, të cilat kanë dhunuar pjesëtarët e familjes. Konkretisht një 31-vjeçar ka dhunuar babain, ndërsa një tjetër ka dhunuar bashkëshorten. Grupi hetimor ka nisur punën për të dokumentuar dy rastet e mësipërme. Njoftimet e policisë: “Po nga këta specialistë u arrestua shtetasi R. K., 31 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij”, “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin A. O., 31 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”
Tanket Leopard 2 që Spanja do t’i dhurojë Ukrainës nuk do të jepen në kohën e caktuar, ka thënë ministri i mbrojtjes. Margarita Robles i tha transmetuesit shtetëror TVE se transporti i gjashtë automjeteve do të shtyhet në gjysmën e dytë të prillit, ndërsa riparimet kanë filluar në katër të tjera. Tanket e prodhuara në Gjermani kërkojnë ripërshtatje dhe teste të gatishmërisë luftarake, të cilat nuk janë përdorur që nga vitet 1990. Tanket e Spanjës përbëjnë pothuajse një të pestën e Leopardëve të premtuar nga vendet e NATO-s.
Ish-kryeministri i Italisë dhe kryetari i partisë Forza Italia, Silvio Berlusconi duket se është duke kaluar një situatë të vështirë shëndetësore. Mësohet se Berlusconi, në moshën 86-vjeçare tanimë është shtruar mëngjesin e sotëm në spitalin San Raffaelo në Milano. Kujtojmë ai la ambientet e këtij spitali pas një shtrimi 4 ditor më 30 mars. Në atë rast ai u shtrua për kontrolle që besohet se lidheshin me një episod aritmie, ndërsa këtë herë ende nuk dihet gjendja e tij dhe shkaku pse është shtruar.
Në rrethana misterioze, një tjetër bos rus është gjendur i pajetë, kjo pasi ishte akuzuar edhe më herët për ryshfet. Trupi i pajetë i 49-vjeçarit, Igor Shkurko, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i kompanisë ruse të energjisë Yakutskenergo, u gjet në qelinë e tij të paraburgim në Yakutsk. Autoritetet ruse nuk kanë dhënë detaje mbi vdekjen e Shkurko, ndërsa kanë pohuar se nuk ka të dhënë se bëhet fjalë për një akt kriminal. “Ne do ta kujtojmë atë si një person me zemër të madhe dhe sens humori”, tha kompania në një deklaratë.
Pas mbledhjes së qeverisë, zv/kryeministrja Belinda Balluku prezantoi programin për rritjen e pagës mesatare në 900 euro, brenda 2 viteve të ardhshme, program që pritet të kalojë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave, ditën e premte. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Balluku tha se qeveria po studion edhe çështjen e rritjes së pensioneve. Pyetje: Ju keni vendosur që tashmë brenda 2 vitesh të rrisni pagën mesatare në 900 euro. Por a do ta shoqëroni rritjen e pagës mesatare edhe me rritjen e pensioneve? Belinda Balluku: Sot kemi pasur një prezantim nga Ministri i Financave përsa i përket…
GJKKO ka vendosur sot sekuestrimin e pasurive të Veip Ormënajt, 47-vjeç, i dënuar në Belgjikë për trafik drogë. Gjykata ka pranuar kështu kërkesën e bërë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila e ka regjistrimin procedimin pasuror ndaj Ormënajt më 23 shkurtin e kaluar. Ormënajt dhe personave të lidhur më të i janë sekuestruar pasuri të paluajtshme me sipërfaqe totale 775 (shtatë qind e shtatëdhjetë e pesë) m2, e cila gjendet në Orikum, Vlorë. Ndërkohë që janë sekuestruar edhe dy llogari bankare: Depozita në shumën prej 190.013.78 eurosh dhe depozita në shumën prej 68. 987.00…
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është zgjedhur sërish anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Mësohet se ai ka marrë 45 vota nga 55 federatat europiane. Kjo është hera e dytë që Duka zgjidhet në Komitetin Ekzekutiv për një mandat 4-vjeçar. Kjo është një arritje shumë e madhe për Shqipërinë dhe futbollin tonë duke kaluar kufijtë e përfaqësimit në institucionet më të rëndësishme europiane. Të rëndësishëm e bën edhe fakti që pjesa më e madhe e federatave europiane kanë votuar pro Dukës. Në këtë mënyrë, futbolli shqiptar do të vijojë të përfaqësohet nga Presidenti i FSHF-së në qeverinë e futbollit europian.…
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim dhe ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann zhvilluan sot një takim me komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Në këtë takim, Celibashi prezantoi dhe platformën elektronike për raportimin financiar, ku theksoi se ky sistem do të forcojë monitorimin lidhur me financimin e partive politike, ku do të kërkohet transparencë mbi fondet e dhëna në fushatë. Postimi i plotë Në KQZ Shqipëri sot me Ambasadoren e European Union in Albania, Christianne Hohmann dhe Ambasadoren e U.S. Embassy-Tirana, zj Yuri Kim, bashkëbiseduam mbi përgatitjet e zgjedhjeve Vendore 14 Maj 2023, shpërdorimin e burimeve shtetërore për fushatë,…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas lajmit që qarkulloi në media se “Agon Chanel” fitoi përfundimisht gjyqin në Arbitrazh dhe se shteti shqiptar duhet t’i paguajë Beketit 100 milionë euro. “Para çdo fushate del që Beketi i dënuar me 16 vjet burg për mashtrim i mori Shqipërisë 100 mln€! Pastaj shokët e tij këtu humbin zgjedhjet dhe kur vjen fushata tjetër del që s’i ka marrë atëherë po i mori tani! Prapë kështu do ndodhë me shokët e mashtros! Deri fushatën tjetër”,-shkruan Rama në Twitter.
Përveç kandidaturave të diskutuara prej javësh, në këtë betejë elektorale për drejtimin e kryeqytetit është bashkuar dhe Marko Dajti nga “Frontin e Majtë”, duke e çuar në 6 listën e emrave nga ku qytetarët do të zgjedhin të preferuarin e tyre. Emrat e tjerë për kryebashkiakë janë Erjon Veliaj i PS-së që kërkon një mandat të tretë, Belind Këlliçi i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Roland Bejko i PD-së zyrtare, Lajlja Përnaska nga PDIU-në dhe Arlind Qori i lëvizjes “Bashkë”. BASHKIA SHKODER Bardh Spahia- “Bashkë Fitojmë” Benet Beci- PS BASHKIA LUSHNJE Eriselda Sefa- PS Eduard Sharka – “Bashkë Fitojmë” BASHKIA KORÇE…
Derbi i Italisë përfundoi në barazim 1-1, por vëmendja u largua te qëllimi sfidës që ishte një 90 minutësh i vlefshëm për një hap drejt finales së kupës. Penalltia e realizuar nga Romelu Lukaku në sekondat e fundit solli përplasje në fushë dhe kore raciste nga tribunat në drejtim të sulmuesit të Inter. Arbitri Davide Massa ndëshkoi me karton të kuq Lukaku e Handanoviç për Inter dhe Cuadrado për Juventus. Mediat italiane dënuan situatën e krijuar në fushë dhe nga publiku, duke e quajtur të papranueshme. Lega Serie A reagoi ashpër ndaj kësaj ngjarje, duke kërkuar që racistët të mos…