Author: tirana

Që pas rihyrjes në “Big Brother VIP”, raporti miqësor mes Efi Dhedhes dhe Luiz Ejllit, është prishur. Spektakli i mbrëmjes se djeshme, u shoqërua me debate të forta mes tyre, ku ndër të tjera Efi është shprehur se është ndjerë zhgënjyer nga sjellja e këngëtarit, të cilin ajo e konsideronte më parë mik. Ajo pati gjithashtu dhe një përballje me Kiarën, të cilës i tha se po e gënjen sy më sy, ndërsa kjo e fundit iu drejtua duke i thënë “ti më ke vrarë”. Pas mbarimit të spektaklit, Luizi u propozoi banorëve të vendosnin bast, që Efi do të…

Read More

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi në gjyqin që po mbahet në Hagë, zgjodhi të fliste për veten duke thënë se po e bën këtë “jo për të mbrojtur vetveten nga njollosja që i bëhet në këtë akuzë, por për të ndriçuar atë që i duket e domosdoshme për të kuptuar pafajësinë e tij të plotë”. Krasniqi tregoi të gjitha rrethanat ku është lindur dhe është rritur ku që në fëmijëri ka qenë i rrethuar me njerëz që i kanë mbijetuar politikës së genocidit të Serbisë. Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës tha se ndaj tij janë përdorur tortura çnjerëzore…

Read More

Në Hagë po mbahet dita e tretë e gjyqit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ekipi mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi do të mbajë sot fjalën, pasi ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit i paraqitën qëndrimet e tyre të martën. Jakup Krasniqi ka emocionuar me fjalimin e tij, teksa ka treguar gjithë rrugëtimin e tij jetësor. Fjalimi i plotë Jam lindur më 1 janar 1951 në Drenicë. Në familje kemi qenë 8 vëllezër dhe 8 motra. Unë jam vëllai i dytë nga mosha. Baba ii im ishte i arsimuar dhe me pak angazhim do të…

Read More

Sot po mbahet dita e tretë e gjyqit në Hagë kundër katër ish-krerëve të UÇK-së. Venkateswari Alagendra, avokatja mbrojtëse e Jakup Krasniqit, tha se fakti që prokuroria insiston se në UÇK ka pasur një ndërmarrje të përbashkët kriminale, dhe pretendimi për qëllim të përbashkët kriminal “ishte i njohur dhe publik”, nuk qëndrojnë. “Kjo i bie që NATO mbështeti një ndërmarrje kriminale të njohur”, tha ajo duke iu referuar bombardimeve të NATO-s që çuan në fundin e luftës në Kosovë. Ajo tha se ZPS-ja nuk ka asnjë “provë të besueshme që e lidh Krasniqin me asnjë krim, nuk ka prova për…

Read More

Një ngjarje e frikshme është shënuar në Brazil, ku policia ka vënë në pranga dy persona, si përgjegjës për groposjen gjallë të një 36-vjeçareje në një varrezë. Nëna e 4 fëmijëve u rrah dhe u tërhoq zvarrë nga dy agresorët përpara se të varrosej në një varrezë murale në Visconde do Rio Branco, në jug të shtetit Minas Gerais. Ajo qëndroi e “mbyllur” për 10 orë, përpara se varrmihësit të dëgjonin thirrjen e saj për ndihmë dhe të lajmëronin policinë, e cila ndërhyri duke e nxjerrë jashtë. Dy autorët e këtij krimi 20 dhe 22 vjeç tentuan të arratiseshin, por…

Read More

Nga: Ish-ministri i jashtëm, Ditmir Bushati Me një popullsi prej pak më shumë se gjashtëqind mijë banorë, Mali i Zi luan një rol vendimtar në ruajtjen e ekuilibrave në Ballkanin Perëndimor dhe është një faktor kyç në sigurimin e kontrollit të plotë të bregut të Adriatikut nga NATO. Anëtarësimi i vendit në NATO në vitin 2017 përforcoi sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, dhe në të njëjtën kohë u dëshmoi vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor se dera e NATO-s mbetet e hapur për ta. Por përtej kësaj, anëtarësimi në NATO sinjalizoi gjithashtu se Mali i Zi është i gatshëm dhe…

Read More

Nga një problem në tjetrin. Kjo është “lufta” e të rinjëve shqiptarë që emigrojnë drejt Britanisë së Madhe. Një shqiptar u kap duke grabitur një banesë, pritet të dëbohet nga vendi pasi të lirohet. Fatmir Limani kishte hyrë në një banesë përmes dritareve dhe më pas ka grabitur sende me vlerë. Pronari i banesës së bashku me familjen e tij ishin larguar për pushime, por ishte sinjalizuar nëpërmjet telefonit. Ai kishte vënë re dy persona që po lëviznin në pronën e tij dhe menjëherë kishte kontaktuar fqinjin dhe më pas policinë. Limani kishte mbërritur në Britani në rrugë ilegale dhe…

Read More

Në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 Majit, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim dhe ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann po zhvillojnë një takim me Komisionerin Ilirjan Celibashi. Sot Celibashi do të regjistrojë kandidatët e 11 bashkive të mëdha në vend. Një ditë më parë, ambasadorja Kim në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, theksoi se është përgjegjësia e qeverisë dhe e udhëheqësve politikë që të sigurohen për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve që janë shprehur nga ODIHR-i në lidhje me zgjedhjet e kaluara. Kjo përfshin edhe krijimin e listave dhe ofrimin e kandidatëve me integritet, sipas…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar në lidhje me situatën e ndodhur në vendin tonë për shkak të reshjeve të borës që kanë përfshirë së fundmi disa zona malore. ARRSH bën të ditur se gjatë natës temperaturat kanë qenë në vlera negative në zonat malore shoqëruar me reshje bore në lartësinë mbi 700m. “Punohet me mjete borëpastruese dhe shpërndarje të kripës për të evituar ngricat. Gjatë natës temperaturat kanë qenë në vlera negative në zonat malore shoqëruar me reshje dëbore në lartësinë mbi 700m. Është punuar me mjete borëpastruese dhe me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Rrugët janë të…

Read More

Moderatorja Kiara Tito, ka ndryshuar sjellje që pas rihyrjes së saj në shtëpinë e “Big Brother” dhe kjo është vënë re jo vetëm nga fansat, por edhe nga banorët. Këta të fundit janë përpjekur ta kuptojnë arsyen e këtij ndryshimi drastik dhe shpesh e kanë pyetur, por Kiara është përgjigjur vetëm: “Jam zhgënjyer nga ajo që kam parë kur dola jashtë”. Një tjetër ndryshim drastik që vihet re, është në sjelljen e saj në Luizin. Para se të eleminohej, Kiara kërkonte shpesh “hapësirën e saj”, i vinte në dukje Luizit mënyrën se si vishej, pasi nuk i pëlqente dhe bezdisej…

Read More

Një sherr mes vëllezërve ka degjeneruar në plagosjen e njërit prej tyre. Paraprakisht mësohet se dy vëllezër janë konfliktuar mëngjesin e sotëm dhe shkak për ngatërresën është bërë kufiri i tokës mes pronave të tyre. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në hyrje të qytetit, ku dy vëllezërit në fillim janë konfliktuar me fjalë pastaj me grushte dhe për pasojë njëri prej tyre ka mbetur më i dëmtuar dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës ku dhe po merr mjekimin. Dy vëllezërit po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Read More

Shakira më në fund ka nisur një jetë të re me fëmijët e saj pas ndarjes nga Gerard Pique. Këtë javë këngëtarja kolumbiane u zhvendos në Miami me familjen e saj. Sipas disa raportimeve të mediave, shpërngulja e papritur e saj në Shtetet e Bashkuara mund të ketë ndodhur për faktin se ajo u dëbua nga shtëpia ku jetonte në Barcelonë, pasi mori një letër më 13 mars ku i kërkonte të largohej nga shtëpia para 30 prillit. Gazetarët nga Mamarazzi, raportuan se shtëpia është në emër të një kompanie administrator i së cilës është Joan Pique, babai i Pique.…

Read More