Author: tirana

Policia e Durrësit, ka vënë në tranga një teknik të zbatimit të punimeve të varrezave në lagjen 13 të Durrësit, nën akuzën e korrupsionit. 60 vjeçari i identifikuar si A.S u shfaq i filmuar në një kamera të fshehtë, ku merrte shuma të caktuara parash në këmbim të sigurimit të një vendi varrimi. Rasi i ndodhur në varrezat e vjetra të qytetit të Durrësit, u publikua në një emision televiziv, ndërsa vuijon puna për dokumentimin e plotë të rastit konkret. “DVP Durrës: Strukturat hetimore të DVP Durrës arrestuan shtetasin A. S., 60 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, me…

Read More

Akuzat penale me të cilat përballet Donald Trump në Nju Jork rrjedhin nga tre raste të veçanta, ku ish-presidenti dhe bashkëpunëtorët e tij akuzohen se kanë bërë pagesa për të blerë heshtjen e tre individëve gjatë fushatës së tij presidenciale në vitin 2016. Pagesat u bënë për të blerë heshtjen e dy grave që pretendojnë se kanë patur marrëdhënie intime me Trump, shumë vite më parë, dhe një pagesë për të blerë heshtjen e një punonjësi të kullës Trump, i cili pretendonte se Trump kishte një fëmijë në një lidhje jashtëmartesore. Trump është akuzuar për 34 vepra penale të falsifikimit…

Read More

Rigerta Loku një zë i njohur për çështjet e bujqësisë, flet për nismën që u la përgjysmë nga ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca lidhur me Akademinë e Barinjve. Ajo thotë se të jesh çoban, është profesioni më i paragjykuar në Shqipëri. “Po zhduket një identitet që nuk e mëson dot në universitret, në zonat e thella malore ka fëmijë çobanësh që janë të evidentuar nga një zonjë franceze që jeton në Kelmend që nuk kanë akses në shkollim, shteti shqiptar nuk i mëson lexim e këndim fëmijët e çobanëve dhe ti do të çosh çobanët në shkollë? Merri këta fëmijë…

Read More

Psikologu Edmond Dragoti, thotë se në përgjithësi vendimet e gabuara dhe ato të suksesshme janë kosto-shpërblim. Për të janë burrat ata që marrin vendimet, ndaj janë ata që përfundojnë në burg më shumë se gratë janë ato që japin mendimet. “Burri zakonisht merr mendimin e gruas ndaj përfundon në burg dhe nuk përfundon gruaja. Në përgjithësi vendimet e gabuara dhe ato të suksesshme janë kosto-shpërblim. Njeriu bën një llogari dhe burrat i marrin vendimet, ndaj përfundojnë në burg. Ndërsa gratë janë gjithmonë pas një burri, edhe pse ato kanë pushtet. Pushteti mashkullore qëndron në marrjen e vendimit, ndërsa ai femëron…

Read More

Edhe pse jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, në Jerusalem nuk ka qetësi. Policia izraelite hyri në kompleksin e xhamisë Al-Aksa para agimit dhe u përlesh me besimtarët, në atë që tha se ishte një përgjigje ndaj trazirave në të gjithë Bregun Perëndimor dhe sulme ndërkufitare në Gaza. Dëshmitarët palestinezë deklaruan se forcat izraelite përdorën forcë duke gjuajtur granata dhe gaz lotsjellës duke plagosur 14 besimtarë. Pamjet e marra nga brenda xhamisë tregojnë policinë izraelitee cila goditet me gurë ku mbeti i plagosur një polic. Një video tjetër duket se tregon policinë izraelite duke rrahur palestinezët me shkopinj. Rreth…

Read More

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 58-vjeçar, pasi kanosi me armë zjarri bashkëfshatatin e tij në Panaja pas një konflikti për pronën. Në pranga ka rënë Arbën Stafa i cili pas konfliktit për motive pronësie me 58 vjeçarin N.H, e ka kërcënuar këtë të fundit me armë zjarri pistoletë. Policia ndërhyri për të ndaluar përshkallëzimin e konfliktit ndërsa në cilësinë e provës u sekuestrua arma e zjarrit dhe një sasi fishekësh.

Read More

Një nga premimet e para nga presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatović, është që vendi do të përshpejtojë rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe të qëndrojë në linjën e saj politike ndaj Rusisë në lidhje me Ukrainën, si dhe të përpiqet për lidhje më të forta me Serbinë dhe fqinjët e tjerë ballkanikë. “Një nga prioritetet kyçe të politikës së jashtme për Malin e Zi, si dhe për mua si president i ri i vendit, do të jetë përshpejtimi i anëtarësimit të vendit në BE, në mënyrë që, me shpresë, Mali i Zi të bëhet anëtari i…

Read More

Ish-Presidenti amerikan Donald Trump është arrestuar dhe pritet që të akuzohet në lidhje me pagesën që i ka bërë pornostares Stormy Daniels për të blerë heshtjen e saj në lidhje me lidhjen që kanë pasur. Burri që kaloi 4 vite në Shtëpinë e Bardhë u dërgua para gjykatës ditën e martë, në një kohë që po bën fushatë për t’u rizgjedhur President në zgjedhjet e vitit 2024. Stormy Daniels tha se ka pasur lidhje me Donald Trump në vitin 2006, gjë të cilën Trump e ka mohuar gjithmonë. Në vitin 2016 ajo i tregoi mediave atë që kishte ndodhur. Avokati…

Read More

Mëngjesin e kësaj të mërkure, kryeministri Edi Rama e ka nisur me foto të nxënësve dhe të gjimnazistëve, ku edhe tregon se janë mbi 10 mijë të rinj që janë pjesë e ndeshjeve të 700 skuadrave. “MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë krejt të veçantë të formësimit përditë e më mirë të lëvizjes sportive në shkolla, ku mbi 10 mijë fëmijë të shkollave 9-vjeçare dhe të reja e të rinj të gjimnazeve, janë bërë pjesë e ndeshjeve pasionante të 700 skuadrave, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Sot është dita e tretë e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë! Ekipi mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi do të mbajë sot fjalën, pasi ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit i paraqitën qëndrimet e tyre të martën. Gjatë ditës së dytë të gjykimit, trupit gjykues iu drejtuan dy të akuzuarit: Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi. Mbrojtja e Hashim Thaçit tha se klienti i tyre nuk ka pasur fuqi komanduese mbi UÇK-në, e as nuk ka ushtruar pushtet efektiv si kryeministër i Qeverisë së Përkohshme. Ndërsa mbrojtja e Kadri Veselit tha se ndaj tij…

Read More

Dashi Të mërkurën do të mund të bëni shumë, jeni gati të përballeni me çështje praktike pa u menduar shumë për këtë. Për disa persona të kësaj shenje, një romancë e lidhur me punën mund të jetë e vështirë për t’u menaxhuar. Marrëdhënia juaj me partnerin është nën shenjën e harmonisë. Demi Të mërkurën Afërdita është në anën tuaj dhe kjo do t’ju bëjë të parezistueshëm në sytë e partnerit tuaj. Për sa i përket punës, ky është një moment i rëndësishëm për financat, i cili gjithashtu do të përmirësohet në muajt në vijim. Binjakët Gjatë orëve të ardhshme do…

Read More

Kjo ditë e mërkurë do të jenë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu në zona të ndryshme të vendit. Gjatë mesditës pritet të kemi një përmirësim të përkohshëm të kushteve të motit duke bërë që në territor të ketë kthjellime. Orët e mbrëmjes pritet të rikthejnë vranësirat dhe reshjet e pakta të shiut. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga -2°C deri në 13°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior…

Read More