London City Airport ka hequr kufirin e 100 ml të lëngjeve duke përdorur skanerë të teknologjisë së lartë, të cilët gjithashtu lejojnë që pajisjet elektronike të mbahen në bagazhin e dorës. Udhëtarët tani mund të mbajnë deri në dy litra lëngje dhe tualetet nuk duhet të vendosen më në çanta të veçanta. London City Airport është aeroporti i dytë në Mbretërinë e Bashkuar që përdor këtë teknologji në të gjitha korsitë e tij të sigurisë, pasi Teesside e prezantoi atë në mars. Qeveria ka caktuar një afat të qershorit 2024 për shumicën e aeroporteve në Mbretërinë e Bashkuar për të…
Author: tirana
Beniada Nishani, një nga finalistet e edicionit të parë të “Big Brother Vip”, pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, tashmë jo vetëm në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”. Ndërkohë, të gjithë e dinë për shoqërinë e ngushtë që Beniada ka me një nga banorët e “BBV2”, Jori Dellin dhe këtë mund ta shohim edhe në rrjete sociale, ku shikon se sa shumë Beniada e suporton Jorin. Vetëm pak më parë me anë të një shkrimi në postimin e fundit, Beniada ka ngritur dyshimet se ndoshta sonte mund të futet në…
Roma-Feynoord është një prej sfidave më interesante në UEFA Europa League, me skuadrat që do të masin forcat në fazën çerekfinale, ndërsa një vit më parë ishin së bashku në finalen e Tiranës, në UEFA Conference League. Sfida e parë do të luhet në “De Kuip”, të enjten e ardhshme, më 13 prill, por kjo ndeshje ka “nisur” prej kohësh të tërheq vëmendje dhe shkak janë bërë tifozët e të dyja skuadrave. Pas vendimit të autoriteteve italiane për të ndaluar tifozët e Feyenoord që të ndjekin sfidën e kthimit, në “Olimpico”, UEFA ka urdhëruar klubin e Feyenoord që të bëjë…
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka dhënë një intervistë për “Zërin e Amerikës”. Mes të tjerave ajo është pyetur edhe për përfshirjen e Sali Berishës në fushatën zgjedhore, edhe pse ai është në listën e personave “non grata”. Dhe një pyetje të fundit, ju në takimet me drejtuesit e forcave politike, keni theksuar rëndësinë e kandidatëve të pastër dhe më integritet. Megjithatë, kemi vënë re se dhe persona të përcaktuar nga Departamenti i Shtetit, jo vetëm rasti i zotit Berisha, përfshihen hapur në zgjedhje, ndoshta tanimë jo duke kandiduar personalisht, por duke u angazhuar në fushata elektorale, ose duke…
SHBA njoftoi një paketë shtesë ndihme ushtarake për Ukrainën në një total prej 2.6 miliardë dollarësh. Paketa përfshin 500 milionë dollarë pajisje për tërheqje, të tilla si municione për Sistemin e Raketave të Artilerisë së Lëvizshmërisë së Lartë (HIMARS) dhe municione shtesë për sistemin e raketave Patriot, predha artilerie dhe mortajash, cisterna me karburant dhe automjete të rikuperimit taktik. Kjo është ndihma e 35-të që Shtetet e Bashkuara ndajnë për Ukrainën që nga gushti i vitit 2021.
Këto kokrra të vogla të kuqe janë të mbushura me më shumë vitaminë C edhe se një portokall! Ky frut kaq i vogël, por i fuqishëm, është i pasur me përfitime shëndetësore. Më poshtë me të gjitha arsyet pse trupi juaj do t’ju falenderojë për shtimin e këtyre frutave në regjimin tuaj ushqimor. Të pasura me fibra dhe vitaminë C, luleshtrydhet janë të shkëlqyera për reduktimin e stresit oksidativ, i cili shton rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Plus, janë një burim i mirë i kaliumit, që ndihmon në mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës, duke ulur presionin e…
Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri, ka denocuar kompaninë telefonike “One” për shkelje dhe abuzim me kontratën e lidhur me klientin. Tomorri shkruan se 3 vite më parë ka blerë një kartë sim nga kompanina “One” të cilën nuk e ka përdorur asnjë ditë, dhe normalisht për shërbime që nuk përdoren as nuk ke pse paguan. Por sipas tij edhe pse në realitet nuk duhet të paguante për një shërbim që nuk e kishte përdorur kurrë, diikush nga një zyrë përmbarimi e ka telefonuar dhe i ka thënë se duhet t’i paguajë 200 euro kompanisë “One”, pasi në kontratë shkruhet se…
Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Hasit, Miftar Dautin. Ish-kryeministri ftoi qytetarët që të votojnë për Dautin, pasi sipas tij do të sjellë ndryshimin e këtij qyteti. Ai shtoi se më 14 maj do të jenë në mision si në 1992, për të rrëzuar monizmin e dytë. “Vij sot këtu për të paraqitur para jush, kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Miftar Dautin. Kandidati i fitores, qytetarin e parë të Hasit, me krenari të veçantë dhe bindje se në 32 vite kjo paraqitje është më dinjitoze, sepse paraqitet sot si kandidat i vullnetit tuaj.…
Gjatë takimit me mësues, kryeministri Edi Rama ka takuar kundërshtarin e tij, kur luante basketboll dhe këtë u kujdes që ta theksonte edhe aty. “Këtë e kam pasur kundërshtar, ishte me Tironën, ishte më i mirë se unë”, tha Rama.
Në një takim me mësuesit, Kryeministri Edi Rama u ka shpjeguar atyre sa do të shkojnë rrogat e tyre pas rritjes së pagave. Kreu i qeverisë foli për rritjen e pagës minimale që hyri në fuqi në muajin Prill, si dhe për ambicien e ekzekutivit që pagat mesatare të rritet në 900 Euro sipas një skeme 2-vjeçare përmes dy etapave. “Pagat nuk rriten sepse ti do por rriten sepse ti ke mundësi që t’i qëndrosh asaj rritje. Kapaciteti për të qëndruar në atë kontratë korrekt garantohet nga rritja e mundësive ekonomike. Rritja që do bëjmë lidhet edhe me fakti që…
Vendi ynë ditën e mërkurë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash si dhe intervale kthjellimesh kryesisht në zonat bregdetare dhe në qendër të vendit. Reshjet e shiut pritet të jetë me intensitet të ulët të karakterit lokal, kryesisht përgjatë relieveve malore. Në lartësinë mbi 900 metra, priten reshje bore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim nga veri-verilindja me shpejtësi 2-8m/sek. Valëzimi ne detet Adriatik dhe Jon, 1-2 ballë Temperaturat parashikohen: në zona malore -1 deri 12 °C në zona e ulëta 2 deri 17°C…
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat për ndryshimin e kontratës tip për kolaudimin e matësve të energjisë. Vendimi ka ardhur pas kërkesës së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, që ka në fokus liberalizimin e tregut, duke zgjeruar numrin e kompanive që e ofrojnë këtë shërbim aktualisht. Në shkresë, OSSH e sheh me vlerë dhënien e autorizimeve të tjera, me qëllim rritjen e rezultatit, shpejtësinë e proceseve dhe shkurtimin e afateve të testimit periodik apo dhe gjithë proceseve të tjera që do të kryhen prej saj, në bashkëpunim me subjektet e autorizuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë. Po ashtu,…