Policia e Dibrës ka shpallur në kërkim një 38-vjeçar nga Dibra për mashtrim. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale H. R., i cili dyshohet se përmes mashtrimit, i ka marrë 1000 euro një shtetasi, duke i premtuar se do t’i siguronte punë djalit të tij në Gjermani. “Strukturat hetimore të DVP Dibër referuan materialet procedurale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin H. R., 38 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se përmes mashtrimit, i ka marrë shumën 1000 euro, një shtetasi, me pretendimin se do t’i siguronte djalit të të dëmtuarit, një kontratë pune në Gjermani. Vijon puna…
Author: tirana
Elda Shabani, e njohur si Madonna Shqiptare, ka folur fillimisht për rikthimin e saj në muzikë pas kaq shumë vitesh dhe ka ndarë edhe detaje nga jeta private. Një rrëfim në “ABC e Mëngjesit”, këngëtarja ka zbuluar se është martuar për here të dytë, pasi ish-bashkëshorti e tradhtoi me shoqen e ngushtë. “Unë kam qënë e martuar më përpara dhe kur erdha në Shqipëri, e nxora në një emision. Edhe ajo që e mori ishte shoqja e ngushtë. Ishte shumë e vështirë, kështu që mos i reklamoni shumë burrat. Kujdes nga shoqet e ngushta. Mos besoni shumë se shoqet e…
Nga data 1 Prill ka nisur të shpërndahet bonusi i pensionistëve prej 5 mijë lekësh i akorduar nga qeveria. Burime zyrtare nga Instituti i sigurimeve Shoqërore, bëjnë me dije se kjo masë financiare do të jepet për moshën e tretë bashkë me pensionin mujor të pleqërisë, në momentin që ata bëjnë tërheqjen. Ndërsa për pensionistët që kanë pasur si datë tërheqjeje 1 dhe 2 Prill, bonusi është dhënë në datën 3 Prill. Po ashtu, Instituti i Sigurimeve Shoqërore sqaron se nëse pensionistët, për arsye të ndryshme, siç mund të jetë jetesa jashtë vendit, nuk e tërheqin bonusin shpejt, ai do…
Policia belge bastisi selinë e Partisë Popullore Evropiane (EPP) në Bruksel të martën e 4 prillit, tha një burim i afërt me çështjen për “EURACTIV”. “Policët belgë bastisën katin e parë dhe të tretë të selisë së partisë në Rue du Commerce”, tha burimi. Sipas informacioneve fillestare, policia sekuestroi kompjuterë në lidhje me një hetim në vazhdim për korrupsion të dyshuar gjatë fushatës zgjedhore të BE-së 2019. Ligjvënësi i CDU, Mario Voigt, ishte Menaxheri i Fushatës Digjitale për liderin e EPP Manfred Weber gjatë fushatës zgjedhore evropiane 2019, dhe hetimet përqendrohen në dhënien e kontratës për fushatën digjitale një kompanie…
Këtë të martë para Gjykatës së Elbasanit ka dalë shtetasja ruse, Svetlana Timofeeva. Për shkak të refuzimit të vetë Timofeevas dhe për shkaqe të tjera prokuroria i ka kërkuar gjykatës të mos lejojë ekstradimin e shtetases ruse. Prokuroria arsyeton se shkaqet e mësipërme e bëjnë të besojë në mosrespektimin e të drejtave të saj në Rusi. Ndërkohë ka folur për herë të parë Svetlana Timofeeva, e cila ka kërkuar që të refuzohet kërkesa e Rusisë dhe ajo të qëndrojë në Shqipëri. “Kërkesa e vendit tim duhet refuzuar. Kam bërë kërkesë si azil-kërkuese në Shqipëri dhe kjo kërkese e imja po…
Kandidati i Partisë Demokratike të drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli për zgjedhjet e 14 majit dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Bejko u ndal te koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ku tha se ish-kryeministri Sali Berisha mund të ketë në plan t’i trashëgojë kreut të PL-së, Ilir Meta, pjesën e tij të Partisë Demokratike. Gazetarja: Janë dy kandidatë të së djathtës, njëri me zyrtaren, tjetri me jo zyrtaren… Bejko: Tjetri me LSI dhe Partinë Komuniste. T’i vëmë emrin siç e ka, se atyre nuk u erdhi turp t’i…
Babai i Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut, Xhemal Muharremi ka dhënë një deklaratë jashtë kamerave, në të cilën mohon që Rrumi të ketë njohur Aldi Mustafën. Ai thotë se nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin dhe se nuk janë takuar asnjëherë. Cila është e vërteta e lidhjes së emrit të Rrumit me Aldi Mustafën? Xhemal Muharremi: Familjari ynë nuk ka asnjë lidhje me Aldi Mustafën. Prej disa kohësh në media qarkullojnë lajme të rreme se Aleksandër Laho (Rrumi) dhe Aldi Mustafa njihen dhe se kanë pasur kontakt me njëri-tjetrin, gjë që ne nuk mund t’ua pranojmë pasi nuk është…
Mbreti Charles donte të nderonte kujtimin e babait të tij, Princit Philip, në daljen e tij të fundit me Camillën. Ai kur shkoi në Gloucestershire veshi një pallto që i përkiste babait të tij. Princi Philip vdiq në moshën 99-vjeçare në Kështjellën Windsor më 9 prill 2021 dhe funerali i tij u bë tetë ditë më vonë. Në atë kohë, Charles i bëri një nderim emocionues babait të tij, duke theksuar arritjet e tij dhe “shërbimin e jashtëzakonshëm”. “Dëshiroja të them veçanërisht se babai im gjatë 70 viteve të fundit i ka dhënë shërbimin më të shquar dhe të përkushtuar…
Renald Tahiri 38 vjeç, ka ndërruar jetë në ambientet e burgut 302 në Tiranë, ndërsa ishte arrestuar të premten e kaluar për vjedhje. 38-vjeçari u arrestua për vjedhjen e një biçiklete, teksa njihet në zonën e “Brrakës” ku jetonte, si konsumues të narkotikëve. Renald Tahiri ishte përballur me drejtësinë për vepra të tilla, për shkak se në shumicën e rasteve, i kryente për të siguruar para që të blinte drogën. Familjarët pretendojnë se janë njoftuar vetëm të hënën (dy ditë pas ngjarjes), për vdekjen e tij, ndërsa hapën dyert e mortit. Trupi u përcollë për në banesën e fundit pas…
Autoriteti britanik i mbrojtjes ka bërë me dije se ka gjobitur me 12.7 milion paund, TikTok për shkelje të shumta të ligjit, duke përfshirë përdorimin e të dhënave personale të fëmijëve nën 13 vjeç pa lejen e prindërve të tyre. Mediat e huaja shkruajnë se aplikacioni kinez i videove nuk ka bërë mjaftueshëm për të kontrolluar përdoruesit e platformës dhe për të bllokuar të miturit që ta përdorin atë, thotë zyra e Komisionerit të Informacionit. Gjoba vjen në një kohë kur disa qeveri perëndimore po ngrenë shqetësime se Pekini mund të përdorë të dhënat e kompanisë për të gjurmuar përdoruesit…
Kanceri i zorrës së trashë, i quajtur ndryshe kanceri kolorektal, është një ndër kanceret më të shpeshtë të diagnostikuar në çdo vend. Sipas të dhënave të raportuara nga autoritetet shëndetsore incidenca dhe prevalenca e këtij kanceri, ka ardhur në rritje gjatë dekadave të fundit në mbarë botën. Në 2019 (viti i fundit para pandemisë) vlerësohet të jenë diagnostikuar rreth 1.9 milion raste të reja me kancer kolorektal dhe janë regjistruar më shumë se 900 mijë vdekje në të gjithë botën. Duket se ky kancer ka pësuar rritje të rëndësishme edhe në vendin tonë gjatë 10 viteve të fundit, nga nivele…
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka kërkuar nga drejtësia të hetojë Monika Kryemadhin në lidhje me implikimet e saj me oligarkët rusë. Me anë të një deklarate për mediat, Koçi tha se çdo politikan e ka detyrim ligjor të deklarojë të ardhurat, ndërsa shtoi se ky veprim nuk është kryer nga Kryemadhi. Sipas deputetit, dokumentet e publikuara në media tregojnë përfshirjen e Kryemadhit dhe lidhjen e saj me oligarkinë ruse. “Dokumentet e publikuara nga media flasin për përfshirjen e Kryemadhit me oligarkinë ruse. Çdo politikan ka detyrimin ligjor që të deklaroj çdo qindarkë të ardhurash. Për këto shuma, Kryemadhi…