Author: tirana

Policia e Dibrës ka vënë në pranga 32-vjeçarin Xhevahir Bitrin pasi grabiti para në një banesë. Bëhet me dije se gjatë kontrollit 32-vjeçarit iu gjet një kartë identiteti rumune e dyshuar e falsifikuar. Sakaq vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. NJOFTIMI: Dibër Vodhi para dhe sende me vlerë, në një banesë, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari. Në momentin e arrestimit, 32-vjeçarit iu gjet një dokument identifikimi fals. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, menjëherë pas marrjes së kallëzimit për një rast vjedhjeje në një banesë,…

Read More

Babai i Dea Mishel, Bujar Hoxha, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku foli për rrugëtimin e të bijës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”. Bujari i jep mbështetjen e tij më të madhe Deas dhe mendon se ajo duhet të jetë fituesja e këtij edicioni. Por jo vetëm kaq, pasi ai ka komentuar edhe në lidhje me Olta Gixharin, ku shprehet se për të ajo është fituesja morale e këtij Big Brother. E vlerëson lojën e saj dhe sipas tij ka ditur të fashojë zemrën e saj pa u viktimizuar asnjëherë aty…

Read More

Joni dhe Mario janë dy nga miqtë e banorit më të pëlqyer brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Gjatë një interviste televizive, ata thanë se ka gjëra që nuk i pëlqejnë te Kiara. Joni tha që, nëse do ishte në vendin e Luizit nuk do e duronte dot atë (Kiarën). Joni: Të shoh Luizin duke qarë për një femër… nuk e kam parë. Dua ta besoj se është e vërtetë. Kiara ka momentet e veta, ku nuk është e sigurtë. Ka gjëra që mua nuk më pëlqejnë. Të jem unë, i them ‘ik moj, një jetë kam’. Nuk do e duroja.…

Read More

Finlanda është zyrtarisht anëtare e NATO-s. Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka deklaruar se pranimi i Finlandës në Aleancë dhe lëvizja e NATO-s për të rritur gatishmërinë e saj luftarake, rritin rrezikun e konfliktit. Ndërkohë, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se pranimi i Finlandës është një ngjarje historike dhe se Suedia së shpejti do t’i bashkohet Aleancës. “Putin kishte si qëllim të deklaruar pushtimin e Ukrainës që të kishte më pak NATO. Finlanda sot, dhe së shpejti edhe Suedia do të bëhet një anëtare e plotë e Aleancës”, ka thënë tej Stoltenberg.

Read More

Një ditë më parë në qytetin e Durrësit ka ndodhur një atentat mafioz ndaj Eraldo Mustafës 37 vjeç. Ky ishte atentati i dytë që i bëhej Mustafës. Ai thekson se në 2012 atij i ishte bërë një tjetër atentat në Kavajë ku janë qëlluar me 120 plumba, ku 12 plumba kapen Mustafën në pjesë të ndryshme të trupit. Në këtë atentat ai ka qenë i shoqëruar nga një shok i cili fatkeqësisht kishte humbur jetën dhe një femër që kishte shpëtuar. Ndërkohë në dëshminë e tij të dhënë para grupit hetues Mustafa ka mohuar që të ketë konflikte dhe se…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se dokumentet që tregojnë se Monika Kryemadhi ka marrë para nga biznesmenë rusë janë dëshmi e ndikimit të Rusisë në rajon. Balla u shpreh se nuk bëhet fjalë për akuza të PS por dokumente të publikuara nga media shqiptare dhe ajo evropiane. Sipas tij, derisa jemi përballë transfertave të parave nga Rusia, është një çështje që i përket sigurisë kombëtare.

Read More

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ritheksuar se është i pafajshëm para trupës gjykuese në Hagë për secilën akuzë ndaj tij. Thaçi deklaroi se ngjarjet e 25 viteve më parë kanë dëshmi që do të nxjerrin në pah të vërtetën, duke shtuar se do dëshironte që sot në Gjykatë të dëshmonin shumë liderë të rëndësishëm të Kosovës e ndërkombëtarë që nuk jetojnë më, për pafajësinë e tij. Për Thaçin reja e zezë e Kosovës është hequr, referuar akuzave të Dick Marty ndaj UÇK-së të cilat u provuan në Gjykatë Ndërkombëtare si të pavërteta. Ai i kërkoi palës gjykuese që të…

Read More

Gjykata e Straburgut ka gjetur sërish shkelje në procedurat ligjore që po ndiqen me gjyqtarët dhe prokurorët në kuadër të procesit të rivlerësimit. Këtë të martë, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka konstatuar shkelje të nenit 8 të Konventës që lidhet me “jetën familjare dhe imazhin” në procedurat e ndjekura për pezullimin nga detyra të ish-prokurores së Prokurorisë së Përgjithshme, Rovena Gashi dhe bashkëshortit të saj, prokurorit të Tiranës, Dritan Gina. Strasburgu vendosi të pranojë ankimin e aplikantëve dhe të gjejë shkelje të nenit 8 të Konventës. duke vendosur shpërblimin e paditësve për shkelje të nenit 8 të…

Read More

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, pas mbërritjes së tij në Këshillin e Energjisë BE-SHBA në Bruksel, tha se armët bërthamore në Bjellorusi kërcënojnë Europën. “Ka më shumë se një vit që kur Putin filloi të shkatërrojë Ukrainën dhe ai duket i vendosur të vazhdojë me gjakderdhjen dhe shkatërrimin e tij brutal. Lëvizja e tij e fundit, për transferimin e armëve bërthamore Bjellorusi përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë evropiane”,-tha Borrell. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se retorika e Presidentit Putin gjatë vitit të kaluar, madje edhe para pushtimit, është në…

Read More

Ka dështuar sërish seanca për Arbër Paplekaj, i akuzuar si autor i vrasjes së mjekut Pjerin Xhuvani. Ndërkohë në këtë seancë sikurse ishte njoftuar pritej të ishin të pranishëm edhe 10 dëshmitarë të tjerë të cilët do jepnin detaje të hollësishme lidhur me vrasjen e ndodhur në lagjen ” 5 Maji “të Elbasanit në 21 Prill 2021, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Ndërkohë në seancën e fundit Gjykata e Elbasanit rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për thirrjen e deputetit të PD-së, Gazment Bardhi për të dhënë dëshminë e tij si i pranishëm në vendin e krimit . Por…

Read More

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 32-vjeçari është shënuar sot në Tiranë. Policia thekson se kamioni ka përplasur këmbësorin në rrugën “Kastriotët’ në kryeqytet. Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik. Viktimë e aksidentit ka mbetur Oligert Dika. I riu është i njohur në “Tik Tok” si “Olsi polici”, pasi vishej si efektiv i policisë rrugore. Sipas të dhënave paraprake raportohet se 32-vjeçari u përplas nga kamioni teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha.

Read More

Në studion e emisionit ‘Me Zemër të Hapur’ të gazetares Evis Ahmeti u trajtua rasti i ribashkimit të nënës biologjike me djalin pas 30 viteve. Ajo e kishte braktisur të sapolindurin në Maternitetit e Fierit në vitin 1994. Lindita argumenton se ishte e detyruar të braktiste të birin, për shkak të babait të Xhovalinit. I biri, Xhovalini bisedë nëpërmjet telefonit me nënën e tij biologjike, Lindita Lamaj dhe u shpreh se do i japë një shans për t’u takuar, por me kusht që të mos konfliktohet me familjen që e ka rritur. Pjesë nga biseda në studio: Lindita Lamaj: Mos…

Read More