Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, të cilën nuk e kemi parë më aq aktive në tregun muzikor, tani do ta shohim në një porofesion të ri. Në një postim në Instagram, ajo ka zbuluar se është rikthyer sërish në bankat e universitetit. Çiljeta Xhilaga publikoi një foto teksa ndjek leksionet. ”Kriminologji”, shkruan ajo, duke treguar profesionin e ri.
Author: tirana
Ish-kreu i UÇK-së, Jakup Krasniqi është përlotur në një moment gjatë ditës së dytë të gjyqit në Gjykatën Speciale Në Hagë. Gjatë mbrojtjes që avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe po bënte në Gjykatën Speciale teksa po fliste për UÇK-në dhe organizimin e saj gjatë luftës serbe në Kosovë, Jakup Krasniqi nuk i ka mbajtur dot lotët. “Kjo ishte një ushtri luftëtare-vullnetare. Njerëz që iknin e dilnin siç dëshironin. Ofensiva serbe shkatërroi njësitë individuale të UÇK-së dhe dëmtoi strukturën e komandës së UÇK-së saqë edhe pjesa më e madhe e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së ikën nga Kosova. Gjatë kësaj…
Pas dëshmisë së publikuar nga emisioni “Pa Gjurmë” se dy shoqet, Nertila Osmani dhe Sonila Kryeziu janë vrarë dhe janë varrosur në Dunat e Divjakës, Prokuroria e Tiranës ka hapur hetimet. Drejtuesi i organit të akuzës në kryeqytet, Arens Çela ka konfirmuar lajmin. Në këtë dokument, Prokuroria sqaron se në 2004, periudhë kur u zhdukën dy shoqet është hetuar vetëm për “rrëmbim personi”. E ndërsa pas publikimit të rastit në emisionin “Pa Gjurmë” prokuroria ka rihapur hetimet. Në vitin 2005, një vit pas zhdukjes së dy vajzave, janë gjetur dy trupa të pajetë e ndërsa në varrezat e Lushnjes ekzistojnë edhe…
Matteo Politano është protagonist i një skene të shëmtuar. Mesfushori italian i Napolit ka shkuar për të ekzekutuar një goditje dënimi, para portës ku ishin ulur tifozët e Milanit. Tifozët kuqezi më pas filluan të shajnë dhe të brohorasin kundër tij pasi ish-lojtari i Interit kishte festuar në fitoren 2-1 të Napolit në raundin e parë në San Siro. Politano është përgjigjur me një gjest të turpshëm, pasi ka kapur dhe ka treguar organet gjenitale në tribunë. Politano ai tifosi del Milan@AIA_it @FIGC @Gazzetta_it @CorSport @tvdellosport @pisto_gol @tuttosport pic.twitter.com/Hhoh9nS9pI— Malick Thiaw (@longlongunsign1) April 3, 2023
Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, premtoi të përshpejtojë rrugën e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian dhe të qëndrojë në linjën e saj politike ndaj Rusisë në lidhje me Ukrainën, si dhe të avokojë për lidhje më të forta me Serbinë dhe fqinjët e tjerë ballkanikë. “Një nga prioritetet kyçe të politikës së jashtme për Malin e Zi, si dhe për mua si president i ri i vendit, do të jetë përshpejtimi i anëtarësimit të vendit në BE, në mënyrë që, me shpresë, Mali i Zi në të ardhmen të bëhet anëtari i ardhshëm i BE-së”,…
Efi Dhedhes, nja nga banoret e rikthyer në shtëpinë e “Big Brother Vip” duket se nuk e sheh me aq optimizëm lidhjen e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit. Gjatë një bisede me Nitën, Efi ka hedhur hije dyshimi se Kiara nuk është më si më parë me Luizin. Ajo është shprehur se Kiara nuk e shikon më si parë në sy Luizin dhe se reagimet e saj janë të çuditshme.
Deputetja Jorida Tabaku refuzon që të votojë Belind Këlliçin në zgjedhjet e 14 majit. Në një intervistë për Panorama tv, deputetja Tabaku deklaroi se nuk do të votojë asnjë kandidat tjetër përveç atyre që do të përfaqësojnë në zgjedhje logon e Partisë Demokratike. Kujtojmë që Belind Këlliçi në këto zgjedhje futet si kandidat me siglat e partisë së drejtuar nga Ilir Meta. Gazetarja: Ju keni publikuar një foto nga njësia 2. Për kë e kërkoni ju votën e qytetarëve, Belind Këlliçin apo Roland Bejkon?Jorida Tabaku: Nuk kam asnjë kompleks të të them që unë votën e kërkoj për Partinë Demoratike.…
Rikthimi i basteve online ka sjellë edhe një herë në vëmendje shqetësimin e varësisë prej tyre. Në një intervistë për gazetarin Andri Xhahu në emisionin “Në radio”, drejtuesi i Këshillit Shqiptar për Problemet e Lojërave të Fatit, Henri Telharaj, u shpreh se nuk është kundër këtij ligji pasi do të mund të rregullojë marrëdhënien e industrisë dhe të lojtarëve. Por deri tani është luftuar industria dhe jo varësia ndaj lojërave të fatit. “Problemi më i madh është për ata individë të cilët nuk arrijnë dot të kontrollojnë veten ose impulset e tyre. Po kështu edhe për familjarët. Mbi të gjitha…
Gjatë vizitës së saj në Itali, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka surprizuar kryeministren italiane Giorgia Meloni me një dhuratë të veçantë. Ajo i ka dhuruar një palë vëthë të punuara me dorë nga një vajzë shqiptare. Meloni i ka vendosur vëthët dhe ka falënderuar vajzën shqiptare e cila i ka punuar ato. Postimi i Krifcës: Një moment i bukur nga takimi me Kryeministren Meloni, përshëndetja plot vlerësim për punën e dorës së një shqiptareje të re e kurajoze si Aurora, krijuese e punishtes Margjelo, hapur gjatë pandemisë, që zgjodhi ta lerë punën e ekonomistes dhe të kultivojë traditën e hershme…
Personi në foto është Ndue Gjinaj i cili humbi jetën pas një incidenti në punë. 50-vjeçari punonte në një fabrikë mielli në Lezhë, aty ku dhe ra nga një lartësi prej tre metrash dhe pavarësisht ndihmës së shpejtë, nuk mundi të mbijetojë dhe ndërroi jetë disa minuta pas ngjarjes në spital. Ndërkohë rezulton se i ndjeri Gjinaj, ishte vëllai i 75-vjeçares, Gjele Biba nga fshati Ungrej, Lezhë e cila humbi jetën gjatë nisjes së pelegrinazhit me 14 mars në Kishën e Shna Ndout në Laç. Teksa po ngjitej për të shkuar në shpellën tip guve, në Kishën e Laçit, gruaja…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një pjesë nga fjalimi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka dalë sot në gjyqin që po zhvillohet në Hagë për krerët e Ushtrisë Çlirimtare. Duke ju referuar fjalëve të Thaçit sot, se tashmë është botërisht e ditur që në Kukës nuk ka pasur asnjë “Shtëpi të Verdhë” dhe se UÇK-ja nuk është përfshirë në trafik organesh, Rama shkruan se është Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk do të mundet nga padrejtësia. “Sigurisht që po! Por prapëseprapë është aq e pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur, kur i sheh ata që e udhëhoqën luftën…
Një 19-vjeçare shqiptare në Rethymno të Kretës është përdhunuar nga 3 persona. Sipas mediave greke, bëhet me dije se shqiptarja ka dëshmuar se teksa po argëtohej në një klub të njohur, ku këndonte një reper, kur një bashkëpunëtor i tij e ka marrë në gjendje të dehur dhe e ka çuar në një hotel në orët e para të së hënës. 23-vjeçari i ka ofruar një sasi kanabisi, duke bërë që vajza të humbasë plotësisht kontrollin e vetes. Pak më vonë, reperi 24-vjeçar ka mbërritur në dhomë së bashku me një 30-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili sipas denoncueses e…