Author: tirana

Hashim Thaçi ka dëshmuar përpara gjykatës së Hagës, ku tha se është i pafajshëm dhe se prova më e madhe është historia e Kosovës, për të cilën tha edhe se është një histori suksesi. “Jam i pafajshëm për të gjitha këto akuzë po jam gati të përballem me këtë sfidë të re. Do të kem sukses, për familjen, popullin dhe vendin tim. Unë isha student në Zvicër, i strehuar politikisht kur u pushkatua familja Jashari. Populli i Kosovës bënë atë që do bënte çdokush. Kosova ishte në anën e drejtë të historisë. Sot, jam i lumtur që Kosova është e…

Read More

Në Tiranë për tri ditë me radhë do të mbajë punimet Konventa Ndërkombëtare e Turizmit. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Belinda Balluku mbajti fjalën e saj në këta aktivitet të rëndësishëm, ndërsa tha se qeveria shqiptare po punon për thithjen e investimeve të huaja. Ajo tha se investitorët e huaj kanë kërkuar një sërë kushtesh, të cilat tashmë janë plotësuar falë punës së qeverisë shqiptare. “Është më mirë të dëgjojmë prej miqve dhe partnerëve tanë, sepse ata janë dëshmitarët e vërtetë të punës. Këtu nuk flasim vetëm për turizmin , por edhe për atë paketë që qeveria shqiptare ka ofruar…

Read More

Në fjalën e mbajtur në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit, bashkëorganizuar për herë të parë në Ballkan me Organizatën Botërore të Turizmit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehu krenarinë e tij për organizimin e këtij aktiviteti kaq të madh në kryeqytetin shqiptar. “Jam vërtet krenar për punën që ministrja jonë e Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe stafi i saj kanë bërë. Është një energji pozitive e jashtëzakonshme në Tiranë. Mezi pres që nga ky organizim, të kemi një eksperiencë se si mund të ndajmë së bashku paketën turistike, si mund të vizitojmë njeri-tjetrin më shumë, se si përpara se të…

Read More

Juventus-Inter, i cilësuar si Derbi i Italisë, është një nga duelet më interesante që ka prodhuar futbolli italian në historinë e saj. Urrejtja e madhe që kanë këta dy klube, por dhe rivalitetet i madh ndër vite e bëjnë si një ndër më të bukurit për t’u shijuar sa herë që luhet. Mbrëmjen e sotme do të luhet akti i parë gjysmëfinal i Kupës së Italisë në “Allianz Stadium”, e ku spektakli është i garantuar. Bardhezinjtë janë më të motivuar se kurrë dhe gëzojnë një formë shumë të mirë teksa në 9 ndeshjet e fundit kanë regjistruar 8 fitore dhe…

Read More

Partia Demokratike, ajo zyrtare nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt do të kandidojë në garën për zgjedhjet lokale të 14 Majit, me vetëm 15 kandidatë, kjo edhe pas dorëheqjeve. Alibeaj ka listë të pjesshme edhe për këshillat bashkiakë jo në të gjitha bashkitë. Nuk ka lista për Këshill Bashkiak në 7 bashki, Skrapar, Vorë, Devoll, Pustec, Roskovec, Dropull dhe Krujë.

Read More

Këtë të martë, Sali Berisha prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 Majit në Tropojë. Berisha nuk la pas akuzat për kryeministrin Edi Rama, për të cilin thotë se vrapon nga samiti në samit si avokat i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ai shtoi se Rama është antishqiptar dhe gjatë këtyre dy ditëve ka derdhur lot për luftëtarët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, por nga ana tjetër nuk ka lejuar votimin në parlament të dënimit të genocidit serb në Kosovë. “Ky regjim është njëkohësisht një regjim fund e krye antishqiptar. Sot, shqiptarët kanë një kryeministër…

Read More

Biznesmeni arab Mohamed Alabbar i pranishëm në Konventën Ndërkombëtare të  Turizmit bashkë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka dhënë detaje në lidhje me investimet që pritet që të ndërmerren nga financimet e tij. Alabbar është shprehur se Shqipëria është vendi i sigurt për të investuar pasi njerëzit janë të mirësjelltë dhe kërkojnë që të çojnë përpara vendin e tyre. Biznesmeni ndër të tjera ka theksuar se relievi i Shqipërisë është një tjetër pikë e fortë që ka vendi për të tërhequr investimet, ku ka theksuar se të gjithë mendojnë se më e bukur këtu është vija bregdetare,…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dëshiron që homologu i tij rus Vladimir Putin të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në një bodrum duke përdorur një kovë për nevojat e tij personale, një praktikë që forcat ruse e kanë përdorur vazhdimisht për civilët ukrainas. Zelensky i bëri komentet gjatë një vizite të hënën në një fshat në rajonin e Ukrainës veriore, ku trupat ruse mbanin civilët ukrainas të mbyllur në kushte çnjerëzore gjatë ditëve të para të pushtimit. Prillin e kaluar, kur ushtarët ukrainas çliruan një fshat, ata zbuluan një bodrum në një shkollë ku rusët kishin mbajtur rreth 400…

Read More

Britania është tronditur nga vdekja e një 28 vjeçarje që udhëtoi në Turqi për të bërë një operacion për humbje peshe. Siç raporton rrjeti britanik BBC dhe “ Daily Mail ”, 28-vjeçarja Shannon Boëie ka ndërruar jetë të shtunën, gjatë një operacioni kirurgjik për humbje peshe, i njohur si “ gastrik banding ”. E çuditshmja është se edhe pse vajza vdiq të shtunën, lajmi për vdekjen e saj u bë i ditur sot. 28-vjeçarja vendosi të shkojë në Turqi ku çmimet janë më të përballueshme dhe t’i nënshtrohet një operacioni me synimin për të pasur “trupin ideal”. Siç raporton gazeta…

Read More

Nga Muhamed Veliu Nga sot Shërbimi Inteligjent Shqiptar do të drejtohet nga Vlora Hyseni, e cila ka përpara shumë sfida. SHISH duhet të përfshihet nga një reforme e thellë duke nisur me amendimin aktual te ligjit që daton nga viti 1998 e me pak ndryshime ndër vite. Ky ligj duhet përshtatur me sfidat e kohës. Ligji aktual nuk përkon me sfidat aktuale të Shqipërisë vend anëtar i NATO-S e patur përballë shërbime tejet të avancuara si ato të vendeve jo mike si Rusia apo Kina. Ndryshimi ligjit duhet ti japë më shumë kompetenca oficerëve të SHISH jo vetëm në sferën…

Read More

Deputeti socialist Pandeli Majko ka ironizuar thirrjet për pjesëmarrje në podcaste të kryeministrit dhe ish-kryeministrit. Majko shtroi pyetjen drejtuar AMA-s nëse këto podcast do të rregullohen me ligjin e ri të medias audio-vizive. “Këto podcastet që dëgjojmë, z. Rama të vetin, edhe z. Berisha, a janë të rregulluara nga ky ligj? Kam përshtypjen se influence e rrjeteve sociale po krijon zona të lira ekonomike, të pa monitoruara dhe ku mund të thuhet ccdo gjë? Ka fuqi AMA të ndërhyjë apo duhet tjetër rregullim ligjor? Mora dy shembuj, dy politikanë që po krijojnë një marrëdhënie të re mediatike?”,-tha Majko. Përfaqësuesja e…

Read More

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi vodhi një shumë parash, në një klinikë, në qytetin e Vlorës, gjatë kohës që ishte me masë “Detyrim paraqitjeje”, për veprën penale vjedhja. “Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 30-vjeçari ishte me masë “Detyrim paraqitjeje”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural” Njoftimi i policisë Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Vodhi një…

Read More