Author: tirana

Teksa hanin darkën së bashku, Gerti pyeti Efin se si u ndje kur u takua me Luizin dhe se çfarë mendimi ka për sjelljen e tij kundrejt saj. Efi u shpreh se nëse Kiara do të ishte brenda shtëpisë dhe do te rifutej vetëm ajo, atëherë mund të ndjente përsëri afrimitet me Luizin, por në këto kushte, ku vetëm një prej banorëve mund të jetë finalist, Luizi e ka fokusin e tij te Kiara.

Read More

Ronaldo ka folur privatisht me Kiarën për sjelljen e saj ndaj banorëve. Pas debatit që kjo e fundit pati me Kristin, Ronaldo nisi ta këshilloj, duke i thënë se ajo duhet t’i respektojë banorët ashtu siç e ka bërë më parë. Sipas tij ndryshimi radikal i sjelljes së saj dhe mënyra si ajo po flet e bën të duket keq.

Read More

Alban Kondi ka ndarë një lajm të bukur përmes rrjeteve sociale. Artisti ka zbuluar se do të bëhet baba për herë të dytë. Partnerja e tij ka postuar një imazh familjar dhe zbulon se familja do të shtohet me një djalë tjetër. “Me çunat”, shkruan ajo.

Read More

Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 prill të vitit 2021, ka mbërritur në gjykatën e Elbasanit për seancën e rradhës e cila ka nisur që nga ora 09:30. Në seancën e sotme do të merren në pyetje edhe dëshmitarë të tjerë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Gjykata rrëzoi kërkesën e prokurorisë së Elbasanit për thirrjen e deputetit të PD-së, Gazment Bardhi për të dhënë dëshminë e tij si i pranishëm në vendin e ngjarjes në momentin kur ndodhi vrasja. Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua…

Read More

Një 52-vjeçar A.Xh banues në fshatin Derjan, Mat është arrestuar në flagrancë pasi policia i gjeti të fshehur në shtëpi një armë zjarri pistoletë dhe dy armë gjahu çifte. Armët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.

Read More

Kreu i Partisë Lirisë, Ilir Meta ka prezantuar programin që mbështet fëmijët e spektrit të Autizmit, për Personat me Aftësi të Kufizuara dhe për familjet e tyre. Në facebook, Meta shkruan se duhet t’i jepet zgjidhje problemeve shumë të ndjeshme që lidhen me Autizimin, duke dyfishuar pagesën mujore, njohja e kujdestarisë për personat që kujdesen si dhe ndërtimi dhe shtimi i qendrave të dedikuara atyre. Në programin e tij, Meta thekson se do të shtohet numri i mësuesve dhe specialistëve që do t’i vijnë në ndihmë këtyre fëmijëve. Postimi i plotë Zgjidhja e problemeve shumë të ndjeshme, që lidhen me…

Read More

Dimër në pranverë. Në Kosovë po mban moti i ftohtë dhe me reshje bore. Bora ka mbuluar edhe rrugët e kryeqytetit e sheshet janë zbardhur krejtësisht. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme, ku minimalja do të arrijë në -2 gradë Celsius. Do të ketë erëra mesatare deri të forta kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

Read More

Finlanda bëhet nga sot anëtari i 31-të i NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg, i cili tha se ky hap do ta bënte Finlandën dhe aleancën ushtarake më të fortë. Vendimi vjen pak pasi parlamenti turk miratoi një projektligj qe i hapi rrugën anëtarësimit te shtetit nordik në aleancën perëndimore. Por, çfarë është NATO? E themeluar 74 vjet më parë me fillimin e Luftës së Ftohtë, Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) u bë organizata kryesore udhëheqëse e mbrojtjes së përbashkët me 29 vende anëtare në Evropë dhe Amerikën e Veriut. 1949: Kërcënimi sovjetik E themeluar më…

Read More

Në Bullgari, partitë politike duken të gatshme për bisedime të gjata dhe të vështira për krijimin e një koalicioni qeverisës pasi në zgjedhjet parlamentare nuk pati një fitues të qartë. Zgjedhjet e së dielës ishin të pestat në harkun kohor të dy viteve. Sipas rezultateve paraprake pas numërimit të 96% të kutive të votimit, aleanca e udhëhequr nga partia e qendrës së djathtë GERB, e ish kryeministrit Boyko Borissov fitoi 26.5% të votave, ndërsa blloku pro-perëndimor i udhëhequr nga partia “Vazhdimi për Ndryshim” fitoi 24,9%. Partia nacionaliste “Ringjallja” e cila ka përkrahur sulmin e presidentit rur Vladimir Punin në Ukrainë,…

Read More