Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 58-vjeçar, pasi kanosi me armë zjarri bashkëfshatatin e tij në Panaja pas një konflikti për pronën. Në pranga ka rënë Arbën Stafa i cili pas konfliktit për motive pronësie me 58 vjeçarin N.H, e ka kërcënuar këtë të fundit me armë zjarri pistoletë. Policia ndërhyri për të ndaluar përshkallëzimin e konfliktit ndërsa në cilësinë e provës u sekuestrua arma e zjarrit dhe një sasi fishekësh.
Postime te ngjashme
Add A Comment
