Author: tirana

Numri i fëmijëve që mbeten pa familje dhe merren nën kujdesin e shtetit ka ardhur në rënie përgjatë 2017-2021. Shifrat e të miturve 0-17 vjeç që janë vendosur në shtëpitë e fëmijëve, në familje kujdestare apo të birësuar janë ulur me 5%, përkatësisht nga 935 që ishte në vitin 2017 në 928 fëmijë në fund të vitit 2021. Ekspertët vlerësojnë se numri I fëmijëve të vendosur në familjet kujdestare ka ardhur në rritje. Në vitin 2021 rezultojnë se 42% e fëmijëve janë të vendosur në familje kujdestare nga 34% që ishte në 2017. Përkatësisht për 370 fëmijë është siguruar një…

Read More

Sulmi i parë ndaj emigrantëve shqiptarë do të vinte nga një zë i fuqishëm brenda qeverisë angleze. Bëhet fjalë për Suella Braverman, e cila vetë është me kombësi indiane. Fjalori që ajo ka përmendur drejtë shqiptarëve ka qenë fyes dhe diskriminues. Fjalimi i saj u prit me kundërshtime nga deputetët e tjerë. “Mendoj se kemi një krizë për sa u përket varkave të vogla. Asnjeri në këtë vend s’do t’i shohë të vazhdojnë. Janë të rrezikshme dhe minojnë kontrollin e kufirit. Duhet ta vëmë nën kontroll këtë situatë. Një pjesë e madhe e problemit është se sistemet britanike të azilit…

Read More

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të enjte e ka nisur me një lajm për të rinjtë. Plot 2600 të rinj kanë zgjedhur të profesionalizohen në fushën e programimit “Python Fullstack”. Po ashtu Rama ka publikuar në Facebook-un e tij edhe njërin prej të rinjve që ka zgjedhur të ndjekë kursin me mbështetje financiare të plotë nga qeveria. “Mirëmëngjes, dhe me Xhonin një ndër 2599 të rinjtë që ka zgjedhur të profesionalizohet në fushën e programimit “Python Fullstack”, pranë akademisë Betaplan, me 100% mbështetje financiare nga qeveria për programin e kodimit, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Dashi Ju jeni të vendosur për ta rikthyer jetën tuaj në rrugën e duhur. Mund të prisni diskutime serioze me shefat, prindërit, partnerët ose miqtë e ngushtë. Disa situata do t’ju detyrojnë të rishikoni disa aspekte të sjelljes suaj. Do të duhet të ndaleni dhe të reflektoni për vendimin e duhur për të marrë. Demi Të enjten do të keni kohë për t’i përfunduar gjërat dhe për të zgjidhur me qetësi të gjitha aspektet e projekteve tuaja. Mënyra juaj e të qenit magjeps dhe jo pak. Nëse jeni beqarë, ka ardhur koha të bëni disa njohje të reja. Ju po…

Read More

Moti në këtë të enjte do të jetë i përfshirë nga masat ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin në të gjithë vendin tonë intervale të gjata me vranësira të shpeshta. Parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme në vendin tonë, duke bërë që në ultësirën perëndimore të ketë edhe momente me pika shiu. Në zonat malore do të ketë reshje dëbore në zonat Verilindore dhe Juglindore. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga -1°C deri në 13°C. Era do të fryjë mesatare në det me shpejtësi 35…

Read More

Ish-kreu i LPK-së Bedri Islami, thotë se raporti i Dick Marty, ku flitet për ekzistencën e shtëpisë së verdhë, nuk është i  hartuar prej tij. Sipas Bedri Islamit, Dick Marty ka  qenë vetëm korrieri i këtij raporti ndërsa  hartuesit kanë qenë shërbimet sekrete serbe. “Në të vërtetë raporti nuk është i Dick Marty-t, ai është korrieri. Raporti është shkruar nga zyra e prokurorit special serb për çështjet e luftës në Beograd. Ky raport i është dorëzuar nën stacionin e trenit në Zvicër nga ambasadori Serb dhe nga Prokurori i përgjithshëm serb për këtë çështje. Pra është një raporti që i…

Read More

Nga Edmond Panariti Ose kur në vënd të vendosjes së vetullave, nxirren sytë! Kam bindjen se në rast se Agjencia e Kontrollit të Barnave te ne do të kryente analiza të cilësisë dhe sigurisë mbi barnat, pomadat, pudrat, kremrat, tabletat, tretësirat që hidhen për shitje në banaqet e farmacive tona, më së paku gjysma do të konfiskohej për rrezik publik dhe jo thjesht për efekt të ulët për kurim apo trajtim të çrregullimeve shëndetsore Sot, Johnson dhe Johnson gjigandi i prodhimeve farmaceutike, kozmetike dhe mjekësore detyrohet dhe pranoi tu paguajë afër 9 miliardë dollarë rreth 1000 grave të cilat akuzuan…

Read More

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar në Pavia të Italisë mbrëmjen e së martës, pasi qëlloi dy herë me armë në ajër dhe kërcënoi fqinjin e tij se do ta vriste. Pas arrestimit, ai deklaroi se kishte gjuajtur me armë pasi ishte i mërzitur. Sipas mediave italiane, pasi ka qëlluar në ajër, një prej fqinjëve të tij ka dalë në dritare, ndërsa 31-vjeçari i është kthyer ashpër dhe i ka kërkuar që të futet menjëherë në banesë, përndryshe do ta qëllonte. Ndërkohë, policia ka sekuestruar edhe armën, e cila ishte e mbushur dhe gati për qitje.

Read More

Në më pak se 1 orë në arenën “katalanese”, “Camp Nou” vendasit e Barcelonas do të presin në “aktin e fundit” të këtij sezonin, “galaktikët” e Real Madrid, në ndeshjen e kthimit të gjysmë-finales së “Kupës së Mbretit”. Për këtë “El Clasico”, tekniku Xavi ka vendosur të mos ndryshojë asgjë, teksa do t’i rreshtojë të tijët me formulën, 4-3-3, ku në portë si zakonisht është vendosur gjermani Ter Stegen. Në mbrojtje janë vendosur Marco Alonso, Araujo, Balde e Kounde. Mesfusha me 3 formohet nga Kessie, Busquets e Sergi Roberto. Ndërkaq, “tridenti” i sulmit plotësohet nga Raphinha, Gavi e Robert Leëandoëski.…

Read More

Trazira në Athinë. Një video po bën xhiron e internetit ku shihet momenti kur personat me kapuç sulmojnë një makinë policie. Siç shihet edhe në video persona me kapuç dhe maskë anti-Covid kanë dalë nga Universiteti Ekonomik dhe pasi u kanë vënë flakën kazanëve të plehrave kanë shkaktuar incidente. Më tej, shohim momentin kur personat me kapuç sulmojnë me gurë një patrullë të EL.AS, por edhe mometin kur polici qëllon me armë zjarri në ajër për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. A policeman shot four rounds in the air after being attacked in the center of Athens when his…

Read More

Ervis Behari, këngëtari simpatik i muzikës së jugut i ka dhënë këto ditë fund beqarisë. I konsideruar si një ndër zërat më të dashur të publikut dhe shumë i kërkuar në zonën e jugut të Shqipërisë, Ervisi është martuar në Bashkinë e Tiranës duke kurorëzuar dashurinë e tij disavjeçare. I lindur në Fier, ai aktualisht jeton në Tiranë. Ai është angazhuar me muzikë në vitin 2015 kur edhe ka nxjerrë projektin e tij të parë. Ai ka marrë pjesë gjithashtu në “Maratonën e këngës popullore shqiptare” në të cilë ka marrë duartrokitje pafund.

Read More