Author: tirana

Humbja me Poloninë i ka kushtuar Shqipërisë zbritjen e dy pozicioneve në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Kombëtarja kuqezi renditet në vendin e 68-të, dy më poshtë se muaji i kaluar. Skuadra e drejtuar nga braziliani Sylvinho, nuk arriti të merrte një rezultat pozitiv në Varshavë, edhe pse zhvilloi një takim pozitiv. Sa i takon Kosovës, dardanët nuk kanë ndryshuar pozicion, duke u renditur edhe këtë muaj në vendin numër 107. Argjentina është rikthyer sërish në majën e futbollit botëror. Fitoret e fundit miqësore kundër Panamasë (2-0) dhe Curaçao (7-0) ndihmuan kampionët e botës të rrëzonin nga froni Brazilin.

Read More

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e gradimit të sportistëve elitare, ka falënderuar të gjithë vajzat që ja arritën të bëhen kampione olimpike dhe përfaqësuan denjësisht Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Kreu i qeverisë u shpreh se këta 7 sportistë nuk kanë ngritur lart vetëm flamurin kuq e zi, por edhe atë të Kosovës dhe se bashkë kanë bërë krenar çdo shqiptar. Po ashtu Rama foli dhe për Luiza Gegën duke e siguruar për mbështetjen e plotë nga ana e qeverisë në rrugëtimin e saj sportiv. “Respekt për Luiza Gegën që është shembull i jashtëzakonshëm i shpejtësisë që nuk njeh pengesa, dhe…

Read More

Ish-banorja më reale e “Big Brother Albania vip 2”, këngëtarja Ermiona Lekbello është kthyer sërish të flasë për atë se çfarë është duke ndodhur brenda shtëpisë së BBV, ku mesa duket loja është nxehur pas rikthimit në shtëpi të Efit. Në komentet e fundit, Ermiona duket mjaft e acaruar me lojën e Efit, sipas të cilës kjo vjen pasi ka parë gjithçka që ka ndodhur jashtë. Kurse për Kiarën, ajo thotë se ka të drejtë që të bëjë ça të dojë me Luizin. “Kiarës i kam thënë që të ndryshojë lojë. Dhe është e drejta e sajë që të bëjë…

Read More

Që nga nisja e luftës rusë në Ukrainë, gjendja shëndetësore e presidentit rus Vladimir Putin është komentuar nga ekspertët e gjuhës së trupit. Aleati kryesor i kreut të Kremlinit, presidenti bjellorus Lukashenko i jep zë dyshimeve, pasi u shfaq i shqetësuar për shëndetin e presidentit. “Më dukesh shumë i lodhur”, i tha Lukashenko-Putinit përpara se ta përqafonte. Presidenti bjellorus kritikoi dhe stafin e Putin duke thënë se nuk janë kujdesur si duhet për të, me liderin rus që përpiqet ta minimizojë të gjithë situatën e shfaqur drejtpërdrejt nga televizionet.

Read More

Në ceremoninë e dhënies së gradave ushtarake për sportistët elitar të Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri Edi Rama tha se nga sot sporti del nga harresa. Po ashtu kreu i qeverisë, tha se shembulli i forcës së tyre do të vihet në dispozicion për trajnimin e forcave të FA-së. Rama tha edhe se ka hequr nga supet një barrë të trashëguar nga qeveritë shqiptare. “Sot është ditë historike për sportistët dhe Forcat e Armatosura, sepse bëhen pjesë e FA një grup sportistësh që kanë ngritur lart flamurin kuqezi në arenën ndërkombëtare. Pjesë e FA janë edhe tre shqiptare e Kosovës, që…

Read More

Amir Rrahmani është gati të rinovojë kontratën me Napolin deri në vitin 2027. Në Itali janë të sigurt se drejtuesit e klubit dhe futbollisti shqiptar kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe marrëveshja e re është vetëm çështje kohe. Sipas “La Gazzeta dello Sport”, mungojnë vetëm detajet e fundit për t’u përcaktuar, por zyrtarizimi ka gjasë të arrijë më shpejt nga çfarë pritej. Ketë sezon, ai është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm për skuadrën e Spalletit, pasi është aktivizuar në 26 ndeshje dhe ka shënuar dy gola.

Read More

Aksidentet rrugore në Shqipëri vijojnë të mbeten shqetësuese, kur edhe kohët e fundit kanë ndodhur humbje tragjike. Përveç këmbësorëve, mes për mes autostradës kalojnë edhe persona me biçikletë apo të ngarkuar me thasë me produkte bujqësore. Në zonën e Dushkut kryesisht, në Golem të Lushnjes, aty ku tokat bujqësore ndahen mes për mes nga ky aks nacional, bën që në shumicën e rasteve jo vetëm si këmbësorë të kalojnë banorët, por edhe biçikletat, thasët e ngarkuara me produkte bujqësore, apo çfarëdolloj transporti që kryejnë jo me automjete, por me krahë. Problemet vijojnë. Kësaj here me bagëtitë. “Një tjetër problem është…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i pranishëm këtë të enjte në ceremoninë e gradimit të sportistëve elitarë me gradën kolonel, ai tha se kjo e sotmja është një ditë e veçantë pasi elita e sportit shqiptar i bashkohet Forcave të Armatosura. “Sot është një ditë e veçantë, ceremoni e pazakontë. Sot FA i bashkohet elita kombëtare e sportit shqiptar. Filloi si një angazhim i Ramës vitin e kaluar, u kthye në një ligj dhe sot ky ligj po zbatohet duke dhënë gradën e lartë kolonel 7 sportistëve tanë elitarë. Ka disa që fitojnë gradën, major, kolonel. Sot po kremtojnë gradën…

Read More

SPAK-u ka sekuestruar pasuritë e vëllezërve Bardhyl dhe Kastriot Shota, të cilët po gjykohen në Belgjikë për kultivim kanabisi. Njoftimi i plotë Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin pasuror nr.5, datë 09.02.2023, në lidhje me pasuritë në zotërim të subjekteve Bardhok Shota dhe Kastriot Shota, si dhe personave të lidhur me ta. Subjektet e këtij proçedimi pasuror vëllezërit Bardhok Shota dhe Kastriot Shota, banues…

Read More

Një provokim cinik e ka cilësuar Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Malta pjesëmarrjen e Rusisë në KS. Këto shtete kanë bojkotuar fjalën e përfaqësueses së Rusisë për të drejtat e fëmijëve në Këshillin e Sigurisë. Kjo ka ndodhur gjatë një takimi informal të mbajtur në Këshillin e Sigurimit, Presidencën e së cilës për momentin e ka Rusia. Misioni diplomatik i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara ka reaguar në rrjetet sociale ku thotë se është larguar pasi ka marrë fjalën Maria Lvova-Belova, të cilës disa ditë më parë, Gjykata Penale e Hagës i bëri publike një…

Read More

Më shumë se gjysma e landeve federale të Gjermanisë u goditën nga sulmet kibernetike, të cilat prekën dje në mbrëmje faqet zyrtare të administratës shtetërore. Websites të tilla si; faqet zyrtare shtetërore, faqet e internetit të policisë dhe faqet e Ministrisë së Brendshme ishin përkohësisht të padisponueshme, raportuan disa autoritete shtetërore në të gjithë Gjermaninë. Sulmet ishin të dytat në një seri sulmesh kibernetike, që goditën faqet zyrtare shtetërore në landet e Mecklenburg Vorpommern, Saksoni-Anhalt dhe Saksoninë e Poshtme një ditë më parë. “Ne supozojmë se sulmet ishin të koordinuara në lande të ndryshme federale”, tha ministrja Dixhitale e Saksoni-Anhalt,…

Read More

Kiara Tito me rikthimin në shtëpi, është bërë më e dashur me Luizin. Nëse më përpara nuk e duronte dot gërhimën e këngëtarit, sapo i rikthye ajo vendosi që të bashkonte dy krevate që të flinin bashkë. E sigurisht që nuk mungojnë as puthjet e përqafimet nën çarçafë. Madje duket se kjo situatë nuk e durojnë banorët. Së fundmi, teksa Luizi dhe Kiara ishin të shtrirë në krevat dhe ishin të mbuluar tërësisht, Qetsori është çuar nga krevati i tij.

Read More