Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Faqet zyrtare shtetërore gjermane goditen nga sulmet kibernetike

10:10 / April 6, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hacker1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më shumë se gjysma e landeve federale të Gjermanisë u goditën nga sulmet kibernetike, të cilat prekën dje në mbrëmje faqet zyrtare të administratës shtetërore.

Websites të tilla si; faqet zyrtare shtetërore, faqet e internetit të policisë dhe faqet e Ministrisë së Brendshme ishin përkohësisht të padisponueshme, raportuan disa autoritete shtetërore në të gjithë Gjermaninë.

Sulmet ishin të dytat në një seri sulmesh kibernetike, që goditën faqet zyrtare shtetërore në landet e Mecklenburg Vorpommern, Saksoni-Anhalt dhe Saksoninë e Poshtme një ditë më parë.

“Ne supozojmë se sulmet ishin të koordinuara në lande të ndryshme federale”, tha ministrja Dixhitale e Saksoni-Anhalt, Lydia Hüskens.

“Asnjëherë më parë nuk ka patur një sulm kaq të madh kibernetik në faqet e administratës shtetërore të Berlinit”, tha sekretari i shtetit për çështjet dixhitale në Ministrinë e Brendshme, Ralf Kleindiek.

Në Saksoninë e Poshtme, autoritetet po hetojnë një individ të paidentifikuar, i dyshuar për sulme kompjuterike. Një zëdhënës i zyrës së prokurorit publik në Verden tha se autoritetet po hetonin të gjitha motivet, dhe se kishte indikacione për një sulm pro-rus.

Të martën, hakerët kishin shënjestruar sërish një faqe të Ministrisë së Zhvillimit për rindërtimin e Ukrainës.

gjermani hacker
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.