Author: tirana

Superliga po kthehet në një “makth” për trajnerët. Gentian Mezani është trajneri i radhës që shkarkohet në Superligën shqiptare. Pak ditë pas largimit të Mirel Josës nga Vllaznia, ndryshime kishte dhe në radhët e Laçit. Kurbinasit kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin me vlonjatin për shkak të rezultateve të dobëta. Humbja ndaj Kastriotit duket se ka rezultuar fatale për Mezanin, i cili tashmë duhet të fokusohet në një tjetër pistë për të ardhmen. Në 15 ndeshje nën drejtimin e tij, Laçi pësoi 8 humbje dhe mori një barazim. Moment më i keq është ai eliminim nga Kupa e Shqipërisë që në…

Read More

Kreu i Partisë i Lirisë, Ilir Meta shprehet se denoncimi i qytetarëve për blerjen e votës është një qëndrim kurajoz i cili tregon dinjitet. Meta në Facebook ka shpërndarë një video ku një familje denoncon se politikanët i kanë ofruar para në shkëmbim të votës. Meta thekson se shqiptarët e kanë marrë vendimin dhe më 14 maj ndyshimi do jetë i pandalshëm. Postimi i plotë: Përshëndes qëndrimin kurajoz të kësaj familje me dinjitet, që denoncon dhe refuzon paratë e Rilindjes për blerjen e votës. Shqiptarët e kanë marrë vendimin. Ndryshimi më 14 Maj është i pandalshëm.

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri bashkë me kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja zhvilluan një bashkëbisedim me pensionistë për të diskutuar mbi bilancin e punëve të bëra deri më tani dhe mbi projektet për zhvillimin e Elbasanit për katër vitet e ardhshme. Gjiknuri, që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut, nënvizoi se falë bashkëpunimit qeveri-bashki, në Elbasan do të ketë një sërë investimesh të rëndësishme. “Të gjitha këto ndryshime për qytetin e Elbasanit kanë vlerë sepse përmirësojnë cilësinë e jetës suaj. E para njëherë në qoftë se do bëhet një shëtitore buzë Shkumbinit ku ka më mirë sesa…

Read More

Policia e Durrësit ka vënë në pranga punonjësen e një banke, e shpallur në kërkim pasi dyshohet se u vidhte para klientëve është vënë në prangat e policisë. “Strukturat hetimore të DVP Durrës ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim B.B, 37-vjeçe, banuese në Durrës, të cilës Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”. 37-vjeçarja dyshohet se në subjektin privat (bankë) ku punonte, u ka vjedhur shuma të ndryshme parash, klientëve të këtij subjekti. Ndaj të ndaluarës hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë…

Read More

Chelsea ka gjetur zëvendësuesin e Potter deri në fund të këtij sezoni. Frank Lampard do të marrë drejtimin e “Bluve të Londrës” deri në qershor të 2023. Ish-mesfushori i “Tre luanëve”, i drejtoi londinezët nga korriku i vitit 2019 deri në janar të vitit 2021. Lampard do të bëjë debutimin e tij të dytë me Chelsean në fundjavë ndaj Ëolverhampton në Premier League.

Read More

Kandidati i koalcionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi u bëri llogaritë e përfitimit nga transporti publik falas në kryeqytet dy pensionistëve Manush e Bardhylka Thanasi, projekt të cilin ai tha se do ta vërë në zbatim pas fitores në zgjedhjet lokale të 14 majit. “Transporti urban me aq sa kushton, u lehtëson jetën 200 mijë qytetarëve në ditë që e përdorin. Përveç se ul koston e jetesës, sepse i heq atë 400 lekëshin për një rrugë, po 800 lekë vajtje-ardhje, po në muaj i kursen mesatarisht, një familje që e përdor, të paktën 50 mijë lekë të vjetra në muaj”. Përveç…

Read More

Audrey Glover do të jetë Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Glover ka mbërritur në Shqipëri dhe ndodhet në KQZ për t’u takuar me kreun e këtij institucioni, Ilirjan Celibashi. Gjatë qëndrimit të saj Glover do të zhvillojë takime edhe me drejtues të institucioneve shtetërore e përfaqësues të partive politike. Audrey Glover do të drejtojë misionin e vëzhgimit të këtij procesi zgjedhor i konsideruar shumë i rëndësishëm për demokracinë shqiptare. ODIHR ka vendosur të sjellë në Shqipëri një mision me 324 vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet lokale të 14 majit Audrey Glover për…

Read More

Numërimi mbrapsht ka filluar. Kjo e premte shënon 40 ditë derisa java e Eurovizionit të nisë me një ceremoni hapjeje të “tapetit të kaltër” në Liverpool më 9 maj. Të 37 këngët janë dorëzuar tani, me tekste që trajtojnë gjithçka, nga pushtimi demonik deri te pushtimi i Ukrainës nga Rusia. BBC ka bërë një renditje subjektive të të gjitha këngëve pjesëmarrëse, ndër to edhe Shqipëria, e cila sipas medias britanike, nuk pritet të ketë ndonjë arritje të madhe. “Në një tipar sinkroniteti tipografik, Albina është përfaqësuesja e Shqipërisë për vitin 2023.Një ish-nënkampione e The Voice, ajo interpreton “Duje”, një baladë…

Read More

Kiara ka këshilluar Ronaldon të ketë kujdes me Efin, pasi situata është e nxehtë. Ronaldo tha se kur u lexuan emrat e katër banorëve që do të kishin  mundësinë për të rihyrë, është lumturuar, por kur u komunikua se vetëm një prej tyre do të mund  të shkojë në finale, u ndje shumë keq, pasi nuk do të luftojë me to. Ai u shpreh se nuk shkoi te Efi pas debatit, pasi ishte diçka midis atyre të dyja. Por duket se Efi ka hatërmbetje nga sjellja e Ronaldos, pasi sipas saj ai ka qënë jashtë dhe e di si ka qënë…

Read More

Debati në “Big Brother Albania Vip 2”, mes Efit dhe Kiarës ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit. Të dyja u rifutën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pasi publiku vendosi që përmes një votimi të rikthejë katër banorë të eliminuar. Në rrjetet sociale së fundmi është duke qarkulluar një video, e cila tregon dy deklarata të kundërta të saj nga koha kur u fut për herë të parë dhe koha kur u rifut sërish. “I vetmi njeri që jam afruar sentimentalisht është vetëm Kiara, nuk është Luizi. Luizi është pjesë që vjen aty kur jemi…

Read More

Gjykata e Tiranës këtë të enjte, ka lënë në “arrest me burg” Altin Mergjyshi (Deda), i cili disa ditë më parë plagosi tre persona në Laprakë të Tiranës. 40-vjeçari Mergjyshi goditi me thikë italianin Masimo Sorvillo, bashkëshorten e tij 40-vjeçare, Roxhersa Rrapollari dhe babain e saj, 64-vjeçarin Viktor Rrapollari. Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal dhe dyshohet se shkak është bërë pushimi nga puna nga pronari italian. Dëmtimet më të rënda i mori 64-vjeçari Viktor Rrapollari.

Read More

Policia e Durrësit ka dhënë informacion për një sherr. Dy persona janë plagosur me thikë paraditen e së enjtes në qytetin e Durrësit. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në lagjen nr. 3 të qytetit bregdetar, aty ku dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit B.G, dhe Xh.M, kanë plagosur me thikë njëri-tjetrin. Ata janë dërguar në spitalin e Durrësit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Read More