Policia e Durrësit ka dhënë informacion për një sherr. Dy persona janë plagosur me thikë paraditen e së enjtes në qytetin e Durrësit. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në lagjen nr. 3 të qytetit bregdetar, aty ku dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit B.G, dhe Xh.M, kanë plagosur me thikë njëri-tjetrin. Ata janë dërguar në spitalin e Durrësit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Postime te ngjashme
Add A Comment
