Author: tirana

Një tabelë me shifrat e të ardhurave për frymë sips bashkive është diskutuar shumë në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për një tabelë që burim ka portalin financatvendore.al, e që është shpërndarë nga eksperti i njohur Fatlum Nurja në rrjetet sociale. Në këtë tabelë tregohen të ardhurat për frymë ndër vite të bashkive, ku Shkodra ka ardhur duke ulur progresivisht, e ku tani është në vendin e fundit, ku ja ka kaluar edhe Lezha, e cila dikur ka pasur të ardhura më të vogël. Shkodra është bashkia që është qeverisur pa ndërprerje nga PD që nga viti 1991. Tabela në foton…

Read More

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, i cili aktualisht është nën kujdes intensiv, është duke vuajtur nga leukemia dhe infeksioni në mushkëri, kanë thënë të enjten mjekët. Berlusconi, 86-vjeçar, është shtruar të mërkurën në spitalin e Milanos, pas problemeve me frymëmarrje. “Aktualisht Berlusconi është nën kujdes intensiv për trajtimit të infeksionit në mushkëri” dhe vuan nga “leukemia kronike”, një lloj i rrallë i kancerit të gjakut, është thënë në deklaratë. Ky manjat mediash – që ose admirohet ose nuk pëlqehet fare nga italianët – është konsideruar “i pavdekshëm” për shkak të jetëgjatësisë që e ka pasur në jetën politike të Italisë. Ai…

Read More

SPAK ka dërguar për gjykim ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili akuzohet se në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve në Gërdec. Familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit nuk janë pranuar si palë në gjykimin e ish-ministrit të Mbrojtjes. Zamira Durda, e cila humbi djalin e saj të vetëm 7 vjeç nga shpërthimi i Gërdecit ka folur pas vendimit të GJKKO, ku u shpreh se do të bëjë ankimim, pasi nuk pranon që të refuzohet si palë në gjykimin e dosjes Gërdeci. “Duhet të shkarkohet SPAK i gjithë. Zamira do vijojë betejën, është turp”, tha Zamira…

Read More

Misioni i ODIHR për monitorimin e zgjedhjeve lokale të 14 majit do të drejtohet nga një emër i njohur për politikën shqiptare, Audrey Glover. Britanikja është shumë i njohur për protagonistët e politikës shqiptare në këto 30 vite. Për herë të parë në Shqipëri, Glover vëzhgoi zgjedhjet e vitit 1996. Në ato zgjedhje fitoi Partia Demokratike, por pati shumë kontestime nga opozita dhe situata agravoi deri ngjarjet e vitit 97’. Berisha e përfshiu ambasadoren britanike në listën e njerëzve të “padëshirueshëm”, për shkak raportit te hidhur të saj për zgjedhjet. Por, hija e Glover do përndiqte Berishën edhe në procesin…

Read More

Gjykata vendosi të kalojë sot për gjykim çështjen në ngarkim të ish-ministrit Fatmir Mediu, nën akuzën për shpërthimin në Gërdec. Në seancën e sotme gjyqësore, trupi gjykues vendosi të pranojë gjykimin e shkurtuar për rastin. Seanca në themel është parashikuar të mbahet më datë 24 prill, ora 08:30 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK dërgoi për gjykim ish-Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij për përgjegjësinë në ngjarjen tragjike të vitit 2008 në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën shumë të tjerë. Ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, SPAK ngriti…

Read More

Një aksident me plagosje është shënuar pasditen e kësaj të enjteje në Elbasan. Raportohet se një automjet është përplasur me një motor. Nga përplasja e fortë, dyshohet se kanë mbetur të plagosur tre persona. Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital. Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Read More

Ministria e Financave ka nxjerrë udhëzimin që sqaron se si do të bëhet kompensimi i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për rritjen e pagës minimale e cila ka hyrë në fuqi më 1 Prill dhe cilat janë kategoritë e subjekteve që përfitojnë. Sipas udhëzimit në fjalë, “Subjektet private që kanë të drejtë të aplikojnë për të përfituar nga fondi i kontigjencës për kompensimin financiar janë subjekte juridike apo fizike që kanë të punësuar punëmarrës që paguhen me pagë minimale dhe ushtrojnë aktivitet në fushat e veprimtarisë ekonomike të industrisë përpunuese, peshkimit, bujqësisë dhe pyjeve, të cilat rezultojnë në regjistrin e tatimpaguesve…

Read More

Mira Murati është inxhinierja shqiptare që drejton zhvillimin e teknologjisë që po ndryshon botën, ka dhënë së fundmi një intervistë për median e njohur italiane La Repubblica. Ajo ka zbuluar se prindërit e saj jetojnë në Itali dhe si të gjithë shqiptarët e ka mësuar italishten nga televizioni. 34-vjeçarja zbuloi se e njihte kompaninë që krijoi inteligjencën artificiale ChatGpt, edhe përpara se ta kontaktonin. Mbi të gjitha, ajo e dinte se çfarë do të thoshte “Garante” (Autoriteti Italian i Mbrojtjes së të Dhënave). “Është një teknologji e re dhe në zhvillim, ne punojmë çdo ditë për ta bërë atë më…

Read More

40 efektivë policie janë kallëzuar pranë Prokurorive për vepra të ndryshme penale, statistika këto që i përkasin vetëm 3 mujorit të parë të këtij viti. Rastet e referuara kryesisht kanë ardhur pas denoncimeve të qytetarëve, por edhe nga hetimet dhe operacionet e zhvilluara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Kryesisht, veprat penale të konsumuara nga efektivët e kallëzuar janë ato të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, por nuk mungojnë as akuzat më të rënda qe lidhen me përfshirjen në grupe kriminale. Nga të dhënat e AMP-së rezulton se në këto tre muaj janë arrestuar gjithsej 17 policë, 12 prej tyre janë lënë…

Read More

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, është shprehur sot kundër rritjes së rrogave për funksionarët, duke shtuar se me këtë nuk mund t’i dilet përpara syve të qytetarëve. “Qeveria duhet të bëjë gjithçka në fuqinë dhe kompetencën e saj dhe ka kompetencë që të sigurojë që pagat e zyrtarëve nga unë e deri te vetëqeverisja lokale të mbeten në nivelin që janë tani, duke ndryshuar koeficientët, duke ndryshuar bazë”, tha sot kryetari i shtetit Stevo Pendarovski, duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili mundëson rritje të pagave të zyrtarëve shtetërorë për 78 për qind. Ai tha se shpreh…

Read More

Orjol Lame, 32-vjeçari shqiptar i cili drejtonte Fiat Stilo që u përplas me murin e një shtëpie përgjatë Via Emilia në Itali, ku humbën jetën 4 persona është kthyer në Shqipëri. Mediet italiane bëjnë me dije se autoritetet vendase kanë dëbuar në Shqipëri 32-vjeçarin shqiptar. Lame mbetet nën hetim nga drejtësia italiane, pasi akuzohet për vrasjen e katër personave të lartpërmendur. Natën e 30 tetorit 2022 ai humbi kontrollin e mjetit, duke u përplasur me një vilë të pabanuar në Via Emilia, duke shkaktuar vdekjen e shumëfishtë. Sipas mediave vendase, Lame ishte arrestuar dy herë në dy vitet e fundit…

Read More