Author: tirana

Fëmijët dhe adoleshentët që kanë nevojë për terapi mbi problemet e shëndetit mendor dhe neurozhvillimit janë dyfishuar pas pandemisë së Covid 19. Mjekët në qendrën kombëtare terpeutike dhe rehabilituese për fëmijë thonë se mesatarisht çdo ditë ka 5 raste të reja. “Mbizotërojnë problemet e neurozhvillimit janë problematika që lidhen me diagnoza të ndryshme . diagnozat më të shpeshta lidhen me spektrin e autizmit, problemet gjuhësore fonologjike që janë tepër të shpeshta si dhe problemet e të nxënit në moshën shkollore, fëmijët me hiperaktivitet dhe diagnoza të tjera më të rralla që janë ankthi, depresionit tek adoleshentët”,-tha Besmira Zenelaj, mjeke te…

Read More

Përplasjet e Kiarës me Efin brenda shtëpisë së Big Brother VIP dhe komentet negative që moderatorja ka marrë nga publiku, kanë ndikuar në gjendjen shëndetësore të gjyshes së saj. Sipas kushërirës së Kiarës, gjyshja nuk është ndjerë mirë dhe ka përfunduar në spital. “Komentet negative në rrjetet sociale ndikojnë shumë tek të afërmit. Kam biseduar me familjarët e saj. Pak para se të nisja emisionin, fola dhe me gjyshen e Kiarës e cila është prekur shumë nga këto komente dhe mesazhe, saqë ka pasur dhe probleme shëndetësore dhe i është dashur të shkojë në spital nga komentet dhe sulmet e shumta…

Read More

Babai i Kiara Titos, Arbër Tito, pas rikthimit të së bijës në “Big Brother VIP” të shtunën e kaluar, tregon se ndihet shumë i prekur nga reagimi i publikut ndaj sjelljes së të bijës. “Unë jam i prekur, sepse nuk ka një argument bazë që t’i kundërvihet Kiarës, por merren me veshjen (e bardhë apo e zezë), me kryqin (e ke apo s’e ke), nuk përmenden gjërat pozitive të Kiarës… Sa për sjelljen e Kiarës, kur ndryshon, pse ke ndryshuar, nëse nuk do të ndryshonte, do thoshin kjo kështu ngeli, nuk zë mend”, tha mes të tjerash babai i Kiarës…

Read More

Franca dhe Anglia kanë ndaluar qarkullimin e skuterave elektrikë pasi janë klasifikuar të rrezikshëm në qarkullim. Specialistë të Policisë Rrugore në Shqipëri thonë se këto mjete kanë ndihmuar në reduktimin e trafikut në kryeqytet, por problem mbetet respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas tyre, drejtuesit e monopatinave duhet të pajisen me jelekë fosforishent. “Ka një shtim fluksi nga ana e kësaj kategorie kryesisht në kryeqytet. Janë mjete që realisht na kanë ndihmuar në lehtësimin e trafikut. Sikundër çdo përdorues rruge si monopatinat, biçikletat, mjetet duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Ata duhet të qarkullojnë në korsinë e biçikletave…

Read More

Nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit, Artur Guni, ka hedhur poshtë akuzat e PD në lidhje me rehabilitimin e rrugës “11 Nëntori”.Përmes një deklarate, Guni i cilëson akuzat si gënjeshtra për qëllime elektorale.“Disa kanë zgjedhur punën e disa të tjerë llafet! Bashkia e Elbasanit është në krye të detyrës e në respekt të kontratës që ka me qytetarët e saj vazhdon çdo ditë t’u shërbejë atyre. Teksa ne vazhdojmë punën, këto ditë kemi përballë ata që ishin zhdukur për 4 vite dhe tashmë kanë marrë përsipër të fabrikojnë lloj-lloj spekulimesh e akuzash qesharake. Perla e tyre më e fundit ishte fabrikimi…

Read More

Drejtoria e Burgjeve ka reaguar për ndarjen nga jeta të 38-vjeçarit Renalt Tahiri, i cili ndodhej në ambientet e burgut 302 në Tiranë. Në njoftim thuhet se Tahiri ka pësuar arrest kardiak. 38-vjeçari që kishte përfunduar pas hekurave për veprën penale ‘Vjedhje’, më 31 mars 2023 rreth orës 12:40. Pasi u konstatua gjendja e tij e rënduar shëndetësore, i paraburgosuri tregoi se ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohej me metadon Për reagimet se nuk është njoftuar familja, Drejtoria e Burgjeve thotë se kanë marrë disa herë një numër kontakti të të paraburgosurit, por ka rezultuar i padisponueshëm. Deklarata e…

Read More

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Korçës, Besnik Shehu. Vendimi u mor ditën e sotme nga trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Genta Tafa Bungo. Shehu nuk plotësonte 2 kriteret, atë të pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin. Gjithashtu, Komisioni konstatoi bilanc negativ në vlerën 12.3 milionë lekë për pasurinë e gjyqtarit Shehu, si dhe ngriti dyshime për një transaksion fiktiv me qëllim justifikimin e burimeve të ligjshme në krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve. Shehu ishte kundër dhe kërkoi çeljen e hetimit në…

Read More

Nga Kamza, gjatë prezantimit të kandidatëve të rinj për Këshillin Bashkiak, drejtuesi politik i qarkut të Tiranës për Partinë Socialiste, Erion Veliaj, i cilësoi kandidatët opozitarë si kukullat e radhës të Saliut dhe Ilirit. Për këta dy të fundit, ai tha se janë mjeshtrat që lëvizin telat e kukullave. “Ju mendoni se unë e kam këtë debat me dhëndrin tonë këtu në Tiranë, që po kandidon për Saliun? Jo mor jo, këta janë kukulla të shkretët. Këta janë kukulla për ata që janë mjeshtra të kukullave. Njëherë kishim kukullat me tramin, tani e kemi me taksi dhe me aviona falas.…

Read More

Merita Nexhipi kishte 4 muaj që nuk kishte asnjë lajm nga vajza e saj, 22-vjeçarja Brisilda Nexhipi, mirëpo sot mësoi nga ‘Pa Gjurmë” fatin e trishtë se e bija i ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Durrës. Ndërkohë që nëna e kërkonte, Brisilda Nexhipi kishte mbërritur në Shqipëri pa dijeninë e askujt në 22 dhjetor, mirëpo në 14 shkurt ajo është përplasur nga një makinë në zonën e Fllakës në Durrës, ku dhe humbi jetën. Trupi i saj për 52 ditë ka qëndruar në morgun e qytetit e paidentifikuar, teksa pas trajtimit të historisë…

Read More

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë sot një deklaratë të fortë, teksa foli për spiunin shqiptar “Çelësi”, për të cilin tha se është një ish-zyrtar i shtetit që punon si spiun dhe që vazhdon të lëvizë i lirë. Ai u shpreh se në disa raste këtë person e ka parë të dalë edhe në intervista televizive, ku sipas tij ka folur si atdhetar. “Ne do i shkojmë deri në fund ndëshkimit të të gjithë personave që brenda ose jashtë shërbimit janë të faktuar për spiunazh. Siç kemi informacion, “Çelësi” vazhdon lëviz i qetë, madje e kemi parë dy-tre herë…

Read More

Boca Juniors në Argjentinë bëri me dije se ka pezulluar trajnerin e ekipit të femrave, Jorge Martinez pas akuzave për ngacmim seksual. Në një komunikatë për mediet, Boca tregon se derisa të mbarojnë hetimet trajneri do jetë i pezulluar me drejtësinë që duhet të flasë. “Si rezultat i ankesës së publikut ndaj trajnerit të skuadrës së futbollit për femra, Jorge Daniel Martinez, Boca Juniors informon se e ka larguar nga detyra deri në sqarimin e gjithçkaje dhe përcaktimin e përgjegjësive”, shkruan klubi argjentinas në një deklaratë e publikuar në faqen zyrtare. Klubi ka pezulluar stërvitjen për skuadrën e femrave, e…

Read More