Policia britanike ka arrestuar një 23-vjeçar shqiptar, pasi u kap në një banesë duke kultivuar bimë narkotike. Admir Hidri, i cili punonte polic në Shqipëri, mori para borxh dhe udhëtoi drejt Britanisë. Atje ai pranoi të punonte për organizatat kriminale, duke u kujdesur për bimët narkotike. Ai ka treguar në polici se arsyeja që është përfshirë në këtë situatë ishte për shkak të një problemi familjar, pasi nëna e tij ishte sëmurë dhe duhet të paguante trajtimin. Ndërkohë në pronën ku Hidri jetonte në Failsworth, policia zbuloi 91 bimë kanabisi me vlerë prej 800 £ për bimë dhe një vlerë të përbashkët…
Author: tirana
Ilir Meta akuzon qeverinë për keqqeverisje dhe mungesë transparence. Kreu i Partisë së Lirisë shkruan në “Facebook” se mes “Rilindjes” dhe modelit të kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka një dallim shumë të madh. STATUSI: Ka një dallim shumë të madh midis modelit tonë dhe të “Rilindjes”. Është raporti me transparencën. Vetëm Bashkia e Shkodrës dhe Kryebashkiaku i saj Bardh Spahia i kanë publikuar të gjitha vendimet që kanë marrë, ndërsa Bashkitë moniste kanë zero transparencë. Modeli ynë është transparenca, ulja e taksave, gjithë-përfshirja dhe vendimmarrja në shërbim të qytetarëve. Prandaj do të fitojmë pa diskutim në Shkodër dhe në…
Ish-kandidati për kreun e PD-së, Ibsen Elezi i ka dërguar një shkresë Sali Berishës dhe strukturave të tjera të PD-së së tij, ku kërkon përjashtimin e deputetit dhe njëherësh Sekretarit i Përgjithshëm i PD-së së Berishës, Flamur Noka. Shkaku ka qenë firma që Flamur Noka ka dhënë për regjistrimin e komunistit Marko Dajti si kandidat për Bashkinë e Tiranës. Shkresën e ka publikuar vetë Ibsen Elezi, në një postim në rrjetet sociale, teksa krahas saj shkruan se Flamur Noka duhet të përjashtohet në mbrojtjte të statutit dhe imazhit të Partisë Demokratike. Elezi ka publikuar dhe dokumentin që tregon se me…
Të tjera detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja e dyfishtë paraditen e ditës së sotme në lagjen Nr.3, para katedrales “Shën Luçia” në qytetin e Durrësit, pas një sherri me thika mes adoleshentëve. Burime bëjnë me dije se protagonistë të ngjarjes kanë qenë dy djemtë e identifikuar si Xheson Metushi (18 vjeç), nga qyteti i Lushnjës dhe 19-vjeçari nga Durrësi, Bekim Gripshi. Shkak për përplasjen midis të rinjve mësohet se ka qenë debat që ata kanë pasur në rrjetin social TikTok disa ditë më parë, ku kanë shkëmbyer mesazhe fyese dhe kanë lënë datën e sotme për…
Gjysmëfinalja e Kupës së Holandës mes Feyenoord dhe Ajaksit u ndërpre për thuajse 30 minuta, pasi Davy Klaassen pësoi një dëmtim në kokë kur u godit nga një objekt i hedhur nga tribuna e tifozëve. Ish-mesfushori i Everton ishte duke festuar pranë flamurit të këndores pasi kishte çuar Ajaksin në avantazh në fillim të pjesës së dytë kur u godit. Gjyqtari i çoi lojtarët në tunelin e dhomave të veshjes para se Ajaksi ta fitonte ndeshjen 2-1. Policia më vonë bëri të ditur se një 32-vjeçar ishte arrestuar në lidhje me ngjarjen. Gjatë ndërprerjes prej 28 minutash të lojës zv.trajneri…
Steve Daines, senatori amerikan nga Montana, ka ardhur në Shqipëri këtë javë, në kuadër të një turi rajonal të fokusuar te stabiliteti, siguria energjetike dhe konflikti në zhvillim në Ukrainë. Selia diplomatike në Tiranë jep lajmin dhe thotë se Daines do takohet me krerët më të lartë të shtetit. Referuar njoftimit zyrtar, ai është takuar me ambasadoren Yuri Kim, dhe më vonë pritet të takojë kryeministrin Rama, presidentin Bajram Begaj, ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe udhëheqës të tjerë politikë. Gjithashtu, senatori Daines do vizitojë dhe Bazën Ajrore të Kuçovës e cila do të marrë mbi 58 milion dollarë fonde…
Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar në lidhje me akuzat e ish kryemistrit Berisha ndaj ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, duke thënë se ai po i gërmon varrin vetes së tij. “A jeni në terezi me këto akuzat e korrupsioni ndaj Yuri Kim? “ nis me pyetje ajo stausin e saj në Facebook. Kokalari thotë se nëse do kishit dokumenta, kontrata, tapi pronash në emër të saj, këto duhet të çoheshin në institucionet përkatëse në Amerikë për investigim, por të akuzohet ambasadori amerikan për korrupsion të tipit McGonigal nga figura si Berisha, është përtej e turpshme dhe ka shumë kosto për…
Luçiano Boçi zhvilloi një tryezë diskutimi me ekspertët e turizmit në Elbasan, për të kërkuar mendimin e tyre mbi projektet e propozuara prej ekipit të tij. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit, deklaroi se mbi 70 persona kanë punuar mbi atë që do të jetë platforma e tij zgjedhore. Boçi tha se synimi i tij është të rrisë katërfish të ardhurat e qytetarëve. “Ka vetëm një cilësor që përdoret për Elbasanin: Ai është i bukur! Sikur ne të përthithim në Elbasan një të pestën e gati 8 milionë vizitorëve që hyjnë në Shqipëri në vit, objektiv…
Pano Soko i ftuar në Euronews Albania ka ngritur pikëpyetjen se me çfarë është duke e financuar fushatën elektorale kandidatët e dalë nga partia e drejtuar prej Sali Berishës. I ftuar për të folur në lidhje me finanncimet e partive në zgjeshje, Soko ka shtuar se në këtë fushatë elektorale edhe Partia Socialiste ka thënë se fondin e fuhatës do e mbjellë fidanë, ndaj ai ka pikëpyetje se ku po i gjen paratë e fushatës kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. “I keni pyetur ndonjëherë ndonjë eksponentë të partisë së Berishës se ku i gjejnë lekët që ekzistojnë, kush është burimi?…
Vendi ynë ditën e premte do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësirat pritet të jenë të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.about:blank Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek,duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen: Në zonat malore 0 deri në 7ºC Në zonat e ulëta 5 deri në15 Në zonat malore 5 deri në 18ºC
Një automjet në pronësi të shtetasi Klodian Cacani u dogj të enjten në Korçë. Automjetit tip Benz i është vënë flaka nga një person i paidentifikuar teksa ishte i parkuara para banesës së tij. Në një intervistë për Euronews Albania, babai i Klodian Cacanit tha se nuk kanë dyshime tek askush, pasi jeton prej 30 vjetësh në atë vend dhe nuk kurrë nuk kanë pasur ndonjë problem. Ai u shpreh se zjarrin mund ta ketë vënë vetëm nga zilia, për shkak të bizneseve që ka i biri. “Duhet të jetë çështje zilie për shkak të bizneseve, djali ka marrë nja…
Vivien dhe Getinjo, të cilët nisën një lidhje dashurie teksa ishin brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, e vazhdoi edhe pas daljes, janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar në media e rrjete sociale. Burime për revistën Who bëjnë të ditur se Vivien është në pritje të ëmbël, ndërsa shtojnë se çifti preferon që lajmin momentalisht mos ta ndajnë me publikun, duke e shijuar në privatësi këtë periudhë të ëmbël.Kujtojmë se edhe Getinjo bëri një deklaratë pak më parë, përmes të cilës njoftoi se do të qëndrojë për disa kohë larg rrjeteve sociale.