Mëngjesin e kësaj të premteje, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një video të përshtypjeve të ekipit shqiptar të prodhuesve dhe someliereve në përfundim të Panairit të Verës “VinItaly 2023” që morën pjesë në stendën “Wine Vision by Open Balkan”. “MIRËMËNGJES dhe me përshtypjet e ekipit shqiptar të prodhuesve dhe someliereve në përfundim të Panairit të Verës “VinItaly 2023” që morën pjesë në stendën “Wine Vision by Open Balkan, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
Author: tirana
Dashi Është mendja juaj e fokusuar në aspektet më të rëndësishme të jetës, duhet të bëni një pushim dhe të ktheheni në formën optimale përpara se të ecni përpara. Nëse jeni beqarë, dilni nga guaca, yjet janë në anën tuaj dhe do bëni njohje interesante. Demi Kërkesat që ju rrethojnë krijojnë paqartësi, vetëm mendoni se ku doni të shkoni, duhet të mendoni më shumë për veten tuaj. Jini të lumtur duke pranuar nevojat tuaja. Ndjenjat tuaja janë pozitive. Ju duhet t’i tregoni të dashurit tuaj ose dikujt të veçantë se kush jeni. Binjakët Nëse ndiqni dëshirat tuaja atmosfera do të…
Moti në këtë të premte pritet me kthjellime dhe kalime vranësirash. Kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonat bregdetare ndërsa vranësirat do të jenë më të shpeshta në zonat malore. Gjatë mbrëmjes, territori shqiptar do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta që do të jenë më të pranishme në zonat veriore dhe lindore. Temperaturat e ajrit do të mbeten në të njëjtin nivel në mëngjes por pritet të rriten në mesditë duke u luhatur nga -1 deri në 14 gradë celcius. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga…
Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj komentoi në “Now me Erla Mëhillin” dhe kandidatin e opozitës Belind Këlliçi. Veliaj thjeksoi se fushata tek e djathta ka degjeneruar në dëshpërim, ndërsa lista e këshilltarëve është e mbushur me listën e Ilir Metës.“Te e djathta fushata ka degjeneruar dhe është dëshpërim. Ta them edhe për ish drejtorin e Lulit, se ata janë të gjithë një kontingjent, drejtorët e Lulit. Analiza e dytë, po të shikosh listën e këshillit bashkiak, shumica e listës së këshillit bashkiak, sidomos te pjesa fituese janë të gjithë të Ilir Metës. Demokratëve po u thuhet shkoni si cjapi te…
Kryetari i Bashkisë Tiranë deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se nuk i ka kompleks oligarkët sepse paguajnë taksën e 10-fishuar të ndërtimit.Ai tha se ju çon fatura dhe ka dashur të japë mesazhin si i majtë që kush ka më shumë do të paguajë më shumë. “Oligarkët jo vetëm që si kam kompleks, por Samirit, Çetit, Ram Gecit e të tjerëve iu pres faturë. Pse jeni kaq të frustruar, iu jeni përfituesit kryesor të ndërtimeve. Ju pa ndërtime s’do kishit televizione sot,” – u shpreh Veliaj.
Një sasi prej 145.000 shishe pije alkoolike u sekuestruan paraditen e së enjtes prej financës dhe policisë greke . Mësohet se 10 konteinerët në të cilën ndodheshin pijet kontrabandë, ishin nisur nga Gjeorgjia dhe mbërritën në pire para 8 ditësh. Burime nga doganat greke thanë se kishin informacion prej zyrës europiane të parandalimit të mashtrimit dhe falsifikimit(Olaf) lidhur me itenerarin e ngarkesës,ndaj dhe ishin vënë në alarm për bllokimin e sasisë të transportuar. Prej analizave të kryera në laboratorin shtetëror të kimisë në Athinë,rezultoi se pijet ishin jo origjinale dhe jashtë parametrave të bashkimit europian, ndaj edhe u sekuestruan.
Një shqiptar i akuzuar për posedim të imazheve të pahijshme të fëmijëve në Cumnock është në pritje të deportimit në Rinas, pas një seance dëgjimore në gjykatë. Selfie Senani, 27 vjeç, u vetëdeklarua i pafajshëm për akuzat e shkarkimit dhe posedimit të imazheve kur u paraqit në Gjykatën e Ayr Sherifit. Megjithatë, autoritetet pretendojnë se i akuzuari ka bërë foto të pahijshme ose montazh të fotove të fëmijëve në një adresë në Car Road, Cumnock midis 5 janarit dhe 27 shkurtit 2022. Një akuzë tjetër pretendon se ai kishte në zotërim të njëjtat lloje fotosh midis 5 janarit dhe 5…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e tij për Bashkinë Kukës, Admir Sinamatin. Ai u bëri thirrje emigrantëve të vijnë në Atdhe ditën e zgjedhjeve e të votojnë për ndryshimin. 14 maji është dita juaj, dita e lirisë, e fitores. Ata që u përpoqën t’ju përjashtojnë nga zgjedhjet do marrin ndëshkimin e lirisë dhe turpin e historisë. Asgjë nuk na mposht dot. Jemi këtu sepse idealet tona janë të pamposhtura. Ata që jetuan në diktaturë e dinë mirë se dinjiteti është thelbi i lirisë. Ju ftoj më 14 maj ftoj çdo qytetar, emigrantët të vijnë në 14 maj të firmosin…
Ditën e sotme u zhvillua takimi i prezantimit të skuadrës së Kandidatëve të Partisë Socialiste për Këshillin Bashkiak Kamëz. Të pranishëm ishin Drejtuesi Politik i Qarkut Tiranë Erion Veliaj dhe E Deleguara Politike e Partisë Socialiste për Bashkinë Kamëz, Lindita Nikolla. Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli gjatë fjalës së tij rreshtoi gjithë punët e mëdha transformuese të këtij mandati, ku fokusin kryesor e ka pasur arsimi, me 38 objekte arsimore të reja, çerdhe, kopshte dhe shkolla. Infrastruktura rrugore në Kamëz sot është model, me mbi 150 kilometër rrugë të reja, me standarte, kanalizime, ndriçim dhe gjithë infrastrukturën e duhur. Rindërtimi…
Shumë njerëz ankohen për dhimbje në gju, apo në kyçe, kur shiu është gati të bjerë. Nuk bëhet fjalë thjesht për një besim popullor, pasi shumë njerëz e përjetojnë këtë korrelacion në trupin e tyre, veçanërisht ata që vuajnë nga artriti ose reumatizmi. Megjithatë, ende nuk ka asnjë provë shkencore se pse kockat, muskujt dhe kyçet dhembin kur bie shi ose kur është gati të bjerë shi. Sipas një studimi meksikan, origjina e problemit është lëngu sinovial i pranishëm në sasi të vogla në kyçet tona të lëvizshme, si gjunjët, bërrylat, shpatullat dhe duart. Ky lëng mbron skajet e kockave,…
I. Çfarë tregon konflikti agresiv i Sali Berishës kundër ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, zonjës Juri Kim? Në substancë, tregon frikë. Saliu tani është njëlloj si ai i vetmuari që bërtet nga frika duke kaluar pyllin. Se mendon që kështu po tremb ata që do mund ta sulmojnë. Por… Ndërkombëtarisht kjo klithmë frike e Sali Berishës shtë një njollë turpi për Shqipërinë. Sepse Saliu, jo vetëm që nuk ka asnjë provë për ato që thotë, por edhe sepse një person i njohur botërisht si individ i korruptuar, po kërkon të mbrojë veten duke menduar se, me…
Presidenti Bajram Begaj priti në një takim sot senatorin amerikan Steve Daines. Duke iu referuar marrëdhënieve të shkëlqyera të partneritetit strategjik, Presidenti Begaj vlerësoi se vizita e Senatorit Daines në Shqipëri vjen në një moment të rëndësishëm, si në aspektin dypalësh, ashtu edhe në kuadër të zhvillimeve dinamike në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Presidenti Begaj nënvizoi se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të një rëndësie parësore për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për ndihmën e gjithanshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Shqipërisë, veçanërisht në kuadër të reformave të domosdoshme për…