Partia Socialiste në 44 bashki vendosi të garojë me kryetarët aktualë, duke u besuar një mandat tjetër. Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri thotë se takimet në kuadër të fushatës elektorale do të nisin javën tjetër ashtu siç e përcakton kodi zgjedhor. Ndërsa theksoi se PS-ja nuk kishte qëllim organizimin e aktiviteteve masive, por takimeve të vogla me qytetarë ku do flitet për punën e bërë. “Në mbledhje u diskutua nga të gjithë anëtarët për strategjinë dhe kalendarin e aktiviteteve që shumë shpejt do i bëjmë publike. Ishin mbledhje organizative ku të gjithë anëtarët e kryesisë dhanë mendimet. Hyjmë…
Author: tirana
Këtë të premte, Apeli i GJKKO-së ka kthyer për rigjykim me trupe tjetër gjykuese dosjen e Moisi Habiljat, Nezar Seitit, Meridian Sulajt dhe Fatmir Minajt. Vendimi i plotë Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Fuat Vjerdha (kryesues), Elona Toro (anëtare) dhe Lutfie Celami (anëtare), më datë 06.04.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 1/2/31 akti, datë 01.07.2021 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit M.H., N.S., M.S., F.M., kundër vendimit nr. 39, datë 18.05.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe…
Këtë të premte në orën 14:30, pritet seanca e parë e gjykimit për Inceneratorin e Elbasanit. Etleva Kondi, një prej 10 të akuzuarve ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë lidhje me tenderat duke kërkuar dhe procedurën e gjykimit të shkurtuar. Kujtojmë se seanca e planifikuar për t’u mbajtur një javë më parë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk u zhvillua për shkak të mungesës së dy avokatëve. Të pandehur për inceneratorin e Elbasanit janë, Lefter Koka, Alqi Bllako, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Bardhyl Çabiri, Serafin Papa.…
Përplasje të ashpra mes policisë dhe protestuesve ka në Francë, ku prej ditësh po mbahen protesta të forta. Nuk mungoi dhuna, gazi lotsjellës, boja, gurë e shishe të hedhura mes palëve. Gjatë mbrëmjes, veç të lënduarve pas përplasjeve, pati edhe të arrestuar, për sjelljet e dhunshme. Macron ka humbur ndjeshëm mbështetje pas kalimit të reformës në ligj, pa votën në parlament, ndërsa opozita franceze është rritur fuqishëm javët e fundit, me kundërshtinë që i bëjnë kësaj reforme. Vala e fundit e protestave përfaqëson sfidën më të madhe ndaj autoritetit të Macron, që prej revoltës së jelekverdhëve, 4 vite më parë.…
Mëngjesin e sotëm u mblodh Kryesia e Partisë Socialiste, dhe sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damina Gjiknuri doli në një deklaratë për mediat. Ai tha se në për zgjedhjet e 14 Majit, PS-ja nuk do të shpenzojë për fushata të mëdhaja. “U diskutua për strategjinë dhe një kalendar aktivitetesh dhe do të respektojmë kodin zgjedhore. Ishte një mbledhje punë”,-tha Gjiknuri. Tubimi i hapjes së fushatës? Damian Gjiknuri: Nuk duam të bëjmë aktivitete masive, nuk duam që të bërtasim. Do të fillojmë aktivitetin javën tjetër. Strategjia? Damian Gjiknuri: Rublat ruse, ata janë vetë të zhytur. Strategjia jonë është e ndërtimit të…
Covid-19 12 ndryshoi botën, ende nuk ka një përgjigje të virusit që vrau mbi 6 milion njerëz. Një ekip kërkimor në Kinë ka publikuar analiza të mostrave të marra më shumë se tre vjet më parë në lidhje me shpërthimin e Covid-19. Tregu i gjesë së gjallë në Wuhan ka qenë një pikë kryesore në kërkimin e origjinës së koronavirusit. Por ky është studimi i parë i rishikuar nga kolegët i provave biologjike të mbledhura nga tregu në vitin 2020. Këto të dhëna mund të hapin linja të reja hetimi se si filloi shpërthimi. Hulumtimi zbulon se tamponët që rezultuan…
Mes 999 mëkateve të Sali Berishës, siç i cilëson kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka diçka për të cilën është dakord me ish-kryeministrin. Ai tha për “Now me Erla Mëhillin” se një vendim i Berishës, për kalimin me ligj të metrit katror të një faqe pallati, ishte i duhuri dhe vazhdon të ngelet njësoj. “E kaloi me ligj metrin katror të një faqe pallati dhe e kaloi përpara se të ikte nga pushteti. Shkuan të gjithë reklamuesit dhe të gjithë këta që merren me këtë median outdoor, e çuan në Gjykatë Kushtetuese dhe Sali Berisha ka bërë 999 mëkate,…
Policia e Shtetit ka rënë në pranga dy persona, pasi janë kapur duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm nga Saranda drejt Shkodrës. Në pranga janë vënë K.A, 24-vjeç dhe E.A, 32-vjeç, të dy banues në Shkodër. Ata i kishin premtuar emigrantëve kalimin drejt Malit të zi me destinancion vendet e Bashkimit Europian. Tashmë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë Finalizohet operacioni policor i koduar “Pararoja 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit. Operacioni u zhvillua…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë studentët të cilët përfitojnë abone falas. Veliaj bëri të ditur dje në Euronews se Këshilli Bashkiak do të marrë një vendim që do të jetë Bashkia ajo që do të menaxhojë shpërndarjen e aboneve të studentëve duke shmangur në këtë mënyrë çdo fluks që mund të krijohet. “Duke filluar nga muaji tjetër ne do e marrim në autorizim vetë të bashkisë shpërndarjen e abonesë. Falas bashkia tashmë e ka bërë për studentët. Pse? Sepse janë pjesa vulnerabël. Për studentët nuk kemi vetëm subvencionim nafte,…
Kiara Tito, është padyshim banorja më e komentuar në rrjete sociale dhe një nga më të fortat në ”Big Brother Albania Vip 2”. Me rikthimin e saj në shtëpi, sërish në rrjete sociale ka një gjuhë të rëndë, kjo nxitur edhe nga opinionistët. Babai i Kiara Titos është shfaqur tejet i prekur. Ai tha se çfarëdo që të bëjë Kiara do e sulmojnë. Ai po ashtu kundërshtoi opinionistët duke thënë se ata “zgërdhihen” dhe nuk e kanë nxjerrë asnjëherë pozitive Kiarën gjatë mbrëmjeve në spektakël. Në rrjete sociale po qarkullon një foto ku në qendër të kritikave është Zhaklin Lekatari,…
Një veprim skandaloz i kapitenit të kombëtares serbe të futbollit, Dushan Tadiç është duke bërë xhiron e rrjetit. Në duelin mes Fejnordit dhe Ajaksit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, në përplasje e sipër, Tadiç u përpoq të bënte gjeste tallëse ndaj futbollistit turk Kokçu, që ishte me agjërim dhe çeli iftarin pas gjysmë ore loje. Ky moment është fokusuar edhe nga kamerat dhe kanë shkaktuar reagimin e fortë të shumë personave, që kanë dënuar veprimin e serbit. Tadiç ishte një nga personat e vetëm që nuk shprehu solidaritet për tërmetin e madh që tronditi Turqinë. Teksa ai i djeshmi ishte…
Që në orët e para të mëngjesit, ka nisur mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste. Në selinë rozë ka mbërritur kreu i saj, Edi Rama dhe anëtarët e tjerë të Kryesisë. Pritet që në fokus të diskutimeve të sotme të jetë fushata elektorale e zgjedhjeve vendore të 14 Majit që nis zyrtarisht më 14 Prill. Tashmë janë zyrtarizuar edhe emrat e kandidatëve të Partisë Socialiste që do të jenë në garë. Tirana pritet të gara më e fortë, por gjithashtu edhe Shkodra, Durrësi e Elbasani pritet që të kenë një përballje të fortë. Kujtojmë që në disa bashki, Partia Socialiste…