Jori duket se e teproi pak me sasinë e alkoolit, në “Pyjama Party”. E fiksuar me këngët e Don Xhonit, ajo doli nga dhoma dhe nisi të këndonte në kuzhinë, aty ku ndodhej Gerti. Pasi po e ngacmonte atë me pupël, Gerti e mori në krah Jorin dhe e shtriu në krevat, pasi konstatoi që ajo kishte pirë alkool. Kjo e fundit, u ngrit nga shtrati dhe iu ngjit mbi shpinë Gertit, për pasojë u lëndua në këmbë, pasi të dy ata u përplasën me disa shishe që ishin mbi tavolinë. Ronaldo fashoi këmbën e Jorit, e mori atë në…
Author: tirana
Sali Berisha ka komentuar ardhjen e Shefes së Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga OSBE në Shqipëri Audrey Glover, e cila është për herë të 5-të në këtë detyrë në Shqipëri. Berisha tha se raporti i saj i 4 viteve më parë për zgjedhjet e zhvilluara në vend ishte më profesionali i shkruar ndonjëherë. Për të ky raport u injorua nga qeveria, opozita dhe eksponentë të komunitetit ndërkombëtar. “Nuk ka as dashuri e as armiqësi të përjetshme. Audrey Glover në zgjedhjet e fundit ka bërë një raport shumë profesional dhe unë e kam vlerësuar raportin e saj. Nëqoftëse raporti i zonjës Glover…
Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos votojnë persona non-grata. Në konferencën me gazetarët, Berisha akuzoi Yuri Kim duke thënë se po ndërhyn në fushatë elektorale dhe se ky është krim zgjedhor. “E paralajmëroj se ndërhyrja në fushatë elektorale është krim elektoral, edhe në ligjin e vendit të saj edhe në vendin tim. Unë e kuptoj që mund të dalë ndonjë deklaratë nga KQZ dhe thotë që nuk është fushatë, për mua është fushatë. Nuk pranoj ndërhyrje në fushatë, por megjithatë do konsultoj ligjin, edhe ligjin…
Një 34 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi ka kanosur me fjalë një shtetase, që kjo e fundit të tërhiqte kallëzimin ndaj babait të tij. Në shtëpinë e shtetasit L.S, u gjetën dhe sekuestruan disa dokumenta të falsifikuara. Njoftimi: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin L. S., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kanosur me fjalë, një shtetase, që ajo të tërhiqte kallëzimin ndaj babait të tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit L. S. u gjetën dhe u sekuestruan disa dokumente të dyshuara të falsifikuara.
Një sherr me thika mes të rinjve ka ndodhur këtë të premte pranë poliklinikës së qytetit të Shkodrës. Tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Njëri prej të plagosurve raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas detajeve, sherri mes të rinjve ka ndodhur brenda një lokali në afërsi të poliklinikës në qendër të Shkodrës.
Pas takimit me Ilir Metën në selinë blu, Sali Berisha në konferencën e përjavshme për shtyp me gazetarët, foli për fushatën elektorale të opozitës për zgjedhjet lokale të 14 Majit, e cila ndonëse nuk ka nisur zyrtarisht ka startuar tashmë prej kohësh me takime në të gjitha qytetet. Berisha tha se entuziazmi me të cilin është përballur nga dita në ditë tregon për një rikthim të paprecedent të Partisë Demokratike. “Siç e shihni ju, sallat, sheshet ushtojnë nga entuziazmi i fitores së opozitës shqiptare në këto aktivitete paraelektorale. Një përpjekje e turpshme, primitive për të goditur, për të parandaluar rivendosjen…
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka bërë me dije se Greqia shumë shpejt do ta njohi pavarësinë e Kosovës. “Mund të them se ka disa lëvizje në drejtim të duhur, po ashtu jam e bindur që Greqia mund të lëvizë drejt njohjes së Kosovës. Nuk ka më arsye siç kanë qenë, kemi disa përafrime e vizita që i kemi pasur”, tha Gërvalla-Schwarz. Mes tjerash, ministrja tha se Kosova për herë të parë do të hapë ambasadë në Poloni. “Mund të them se për herë të parë do të kemi ambasadën ose konsullatën zonë në Poloni. Kemi…
Nga: Dritan Hila Një mallkim që e ndjek Berishën për 23 vjet është për Dame Audrey Francis Glover, gruaja që i ka prerë disa herë ëndrrat në mes Berishës. Një herë ishin zgjedhjet e vitit 1996 dhe pastaj ato të vitit 2015. Është me të vërtetë një Damë. Vjen nga një karrierë e ndritur përsa i përket të drejtave të njeriut dhe zgjedhjeve. Ka qenë shefe e OSBE-së dhe ka marrë pjesë në disa zgjedhje si shefe misioni jo vetëm në Shqipëri. Është një këshilltare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë se Madhe. Është alergjike ndaj shkeljes së…
Mbrëmjen e djeshme vajzat e “Big Brother Albania vip 2” kanë bërë një festë me pizhame. Ato kanë biseduar, kënduar e kërcyer me njëra-tjetrën. Një ndër këngët e vendosura nga produksioni ishte kënga “Lejla” nga Butrint Imeri. Kënga nuk krijoi shumë atmosferë sepse vajzat u shprehën se nuk e dinin, ndërsa Kiara kërkoi që ta ndryshonin. Dea: Se di këtë këngën unë. Kiara: Ndrroje këtë, ndrroje. Na vini ndonjë tjetër. Efi: U mërzitëm me këngë dashurie “ku mete tash, ti ike dje” kot tashi. Kiara: Na vini një tjetër.
Vëllai i Madh i kërkoi banorëve të “Big Brother VIP” që të zgjidhnin liderin e ri të shtëpisë, por ndryshe nga herët e tjera. Banorët që do të kandidonin për këtë post brenda shtëpisë, kanë patur 30 minuta kohë në dispozicion që të përgatisnin një fjalim bindës se çfarë ata ofrojnë e përse duhet të zgjidhen si lider të shtëpisë. Kanditatët në garë ishin Qetsori, Nita, Kristi dhe Luizi dhe secili prej tyre ka patur nga 5 minuta kohë, ku kanë mbajtur fjalim para banorëve për t’i bindur që t’i votojnë për lider. Mirëpo produksioni ka përjashtuar nga gara për…
Këtë të premte, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi një takim me Sali Berishën në selinë blu. Në përfundim, Meta theksoi se takimi kryhet si pjesë e koordinimit të vazhdueshëm mes partive në zgjedhjet e 14 Majit. “Ju kam thënë që jemi në një koordinim të vazhdueshëm dhe perfekt në kuadër edhe të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe afrimit të kësaj dite të madhe të ndëshkimit të monizmit më 14 Maj dhe të triumfit të ndryshimit. Ky është një bashkim për ndryshim, jo një bashkim për pushtet”, u shpreh Meta. I pyetur nëse do të dalë bashkë me Berishën…
Universiteti i Harvardit në Masaçusets, SHBA e ka shtuar gjuhën shqipe si pjesë të kurrikulës së gjuhës, njofton Harvard Magazine. Në kuadër të kësaj, orët për Shqipen Elementare 1 filluan këtë semestër, dhe gjuha shqipe është futur në departamentin e gjuhëve dhe qytetërimeve të Lindjes së Afërt (NELC) ku në këtë grup ofrohen gjuhët si aramaishtja, persishtja, turqishtja dhe të tjera. Edona Cosovic, kryetare e vitit të dytë dhe vajza e një emigranti shqiptar nga Mali i Zi, tha për “Harvard Magazine” se ishte një nga studentët që nxiti futjen e gjuhës shqipe në Harvard. E rritur në SHBA, ajo…