Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, e vranësirat pritet të jetë të pakta kalimtare.Dita e diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët e lokalisht përgjatë ultësirës perëndimore me intensitet deri mesatar. Në lartësin mbi 900 metra në zonat malore reshje të dobta bore.Era do të jetë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi deri në 8m/sek,…
Author: tirana
Zbardhen detaje të reja nga sherri me thika i ndodhur mesditën e sotme brenda një lokali në Shkodër. Sipas njoftimit të policisë, një 18-vjeçar i identifikuar si A.H ka plagosur me thikë 3 bashkëmoshatarët e tij dhe është larguar nga vendngjarja. Policia është vënë në ndjekje të tij. Raportohet se sherri mes të rinjve ka ndodhur për ngacmime të gocave bashkëmoshatare me të rinjtë. Të rinjtë janë dërguar me urgjencë në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Njëri prej të plagosurve është në gjendje më të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra.
E gjelbert dhe bukolike qe kjo javë! E ëmbel , ngarkuar me sherbet u shfaq ajo. Në Tiranë u mbajt një konferencë per turizmin. Delegacionet nga kazatë dhe kasabatë erdhen derven derven , në vend të fjalve gota dhe enë. Fjalen kryesore e mbajti Babo i sapo kthyer nga udhetimi në panairin e veres në Verona. Atje kishte hequr ca gllenka të mira ndaj ishte në humor të ndezur. Shakatë e tij shkulen se qeshuri Tezen. Koka e saj valvitej si flamuri i rrahur nga suferina. Sytë e saj shkelqenin nga pjalmi dhe lezeti i momentit. Hallakataj sa andej ketej…
Goditja me 15 plumba e godinës së “Top-Channel”, vijon të qëndrojë e pazbardhur, megjithëse policia dhe prokuroria e Tiranës, pretendojnë se kanë ngushtuar ndjeshëm rrethin e personave, që dyshohet se morën pjesë në goditjen me armë të televizionit. Prokuroria së fundi i është drejtuar me një letërporosi autoriteteve të “Europol” në Francë, duke kërkuar ndihmë për ekzaminimin e dy profileve gjenetike, që janë gjendur në gëzhojat e sekuestruara në vendin e krimit. E ndërsa grupi i hetimit është në pritje dhe ka shpresa të mëdha se përgjigjia e “Europol”, do sjellë zbardhjen e ngjarjes, nga ana tjetër në prokurori kanë…
Kompania hungareze e telekomunikacionit 4iG hyri në tregun shqiptar pak vite më parë duke blerë fillimisht Telekom Albania dhe më pas Albtelecom, duke u kthyer kështu në operatorin me numrin më të madh të abonentëve në treg, të paktën në letër. Gjatë transforimimit, kompanisë iu desh që të bashkonte Telekom Albanian dhe Albtelecom nën brandin e ri ONE Albania, gjë e cila nuk duhej të ndodhte vetëm në çështje logosh dhe marketingu, por edhe teknikisht. Ky proces po has në probleme shumë të mëdha teknike duke bërë që mijëra abonentëve t’iu shkëputet shërbimi pa asnjë paralajmërim. Në këto kushte, duket…
Kosova ka fituar në arbitrazhin ndërkombëtar ndaj kompanisë Devolli në rastin e “Dardafonetit”. Nga ky rast shteti ka shpëtuar 45 milionë euro. Deri tani Kosova ka fituar edhe rastet “Bedri Selmani”, dhe “IuteCredit”, duke shpëtuar 145 milionë euro. Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se nëpërmjet Avokaturës Shtetërore, Kosova ka fituar në arbitrazhin ndërkombëtar ndaj kompanisë Devolli në rastin e “Dardafonetit”. Kurti ka thënë se kjo është fitorja e tretë e radhës e Kosovës në arbitrazhin e investimeve, ndërsa tha se kompania i kishte kërkuar 45 milionë euro, në pretendimet për shpronësimin e operatorit të rrjetit celular virtual. “Ministria e Drejtësisë,…
Rritja e çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm në muajin mars. INSTAT bëri të ditur se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit, që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë mallrash të caktuar, në muajin Mars 2023 është 5,3%, një vit më parë ky ndryshim ishte 5,7%. Treguesi ka rënë ndjeshëm nga 7.1% që ishte në shkurt dhe 8.3% që arriti në tetor 2022, duke shënuar rekordin që nga viti 1998. Rënia e inflacionit ishte e pritshme, për shkak të bazës së lartë të muajit mars të vitit të kaluar, kur filloi një valë shtrenjtimesh të mallrave e produkteve si…
Policia ka vënë në pranga një 38-vjeçar të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Hudënishti”. Në pranga ka rënë Klevis Melani, 38 vjeç, banues në Tiranë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Melani ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Hudënishti”, të zhvilluar më datë 13.09.2021, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, tentoi të trafikonte lëndë narkotike, nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Kishte përshtatur banesën që kishte marrë me qira, për organizimin e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit, arrestohet 43-vjeçari në Sarandë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet B. H. NJOFTIMI I POLICISËKishte përshtatur banesën që kishte marrë me qira, për organizimin e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit, vihet në pranga 43-vjeçari. Procedohen penalisht 5 shtetas të tjerë, pasi u kapën duke luajtur poker, në këtë ambient. Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, 6 aparate celulare dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme. Shërbimet e Komisariatit të…
Një zarf i zi ka mbërritur këtë të premte në shtëpinë e “Big Brother Albania Vip 2” dhe Vëllai i Madh nuk ka lajme të mira. Efi dhe Luizi janë paralajmëruar që të mos përdorin më lojra që thyejnë rregullat e lojës, si “Eja ikim në banjo dhe dalim në nomimin”. Sipas produksionit të tilla sjellje të sforcuara, shkaktojnë tek banorët një rëndesë dhe presion psikologjik. Zarfin e zi e lexoi Kiara dhe në të shkruhet se herë tjetër do të ketë përjashtim të menjëhershëm.
A e dini se sa më pak të flemë, aq më pak të shëndetshëm jemi. Megjithatë, një ekspert i gjumit është në një mision për t’i bërë njerëzit të flenë më shumë. Studiuesi i gjumit dhe neuroshkencëtari, Matthew Walker, PhD, është autori i një libri të ri, “Pse flemë?”. Dhe ndërsa titulli është i shkurtër dhe i ëmbël, Walker jep një mesazh të fuqishëm në të: “Sa më pak të flini, aq më e shkurtër është jeta juaj”. Por pse Walker bën një pretendim kaq të guximshëm? Sipas hulumtimit të tij, gjumi i pamjaftueshëm e vë trupin tuaj në rrezik…
Rritja e pagave e prezantuar sot nga kryeministri Edi Rama, është kundërshtuar nga deputetja e PD-së Jorida Tabaku, e cila thotë se loja me pagën mesatare është luga bosh e propagandës. “Shqiptarët kanë sot më pak të ardhura, kursejnë gjithnjë e më pak ndërsa gjithë pushteti është përqëndruar në një elitë të vogël ekonomike që nuk ofron as konkurencë dhe as mobilitet social”,-shkruan Tabaku. Postimi i plotë Qeveria mendon se me një VKM mund të rrisë pagën minimale, pastaj pagën mesatare dhe në fund mund të përmisojë jetën e shqiptarëve duke i larguar nga tundimi emigracionit. Ekonomia ndërkohë funksionon ndryshe.…