Author: tirana

Qeveria kolumbiane ka kërkuar evakuimin e 2500 familjeve, pasi ndodhen në një situatë me rrezik të lartë për shkak të një shpërthimi të mundshëm të vullkanit Nevado del Ruiz në Ande. Presidenti i vendit, Gustavo Petro bëri të ditur në Twitter se “qeveria po merret personalisht me problemin dhe po koordinon të gjitha burimet”. Qeveria ka krijuar një Njësi Kombëtare të Menaxhimit të Emergjencave me një komandë të përbashkët që po ndjek aktivitetin e vullkanit. Nga ana e tij, Shërbimi Gjeologjik Kolumbian konfirmoi statusin e alarmit portokalli, duke specifikuar se ai do të mbetet në fuqi në javët në vijim…

Read More

Nga Entela Resuli Sot mban në dorë një grusht gurësh të çmuar, por historia e jetës së Valmirës nuk ka qenë me kaq shkëlqim. Valmira Isufaj punon në një punishte pranë rrugës së Barrikadave, ku ngjit, qëndis dhe realizon aksesorë të ndryshëm për këpucë, çanta apo veshje të firmave të rëndësishme të modës në botë. Të gjitha firma luksi, ku një çantë mund të kushtoi edhe 15 mijë euro, një palë këpucë po ashtu. Valmira dhe mikeshat e saj janë trajnuar për të punuar pjesë të ndryshme të këtyre produkteve, për të cilat përgjegjësia është e madhe dhe kujdesi duhet…

Read More

Protestuesit kundër reformës së pensioneve në Francë kanë djegur dje një nga restorantet e preferuar të presidentit Emmanuel Macron në qendër të Parisit, gjatë përplasjeve me skuadrat speciale të policisë. Restoranti “Staff” në Paris u dogj nga protestuesit që kundërshtojnë reformën e pensioneve në Francë. Ky restorant njihej edhe si një nga më të preferuarat e Macron, pasi presidenti francez kishte mbajtur festën e fitores së zgjedhjeve në 2017 dhe me pas ka bërë takime të shumta politike e shoqërore. Një gazetar i rrjetit AFP tha se një grup të rinjsh të maskuar kishin goditur me gurë dhe fishekzjarrë vitrinat,…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, ndodhen në Vorë, ku po prezantojnë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Indrit Hoxha. Gjatë fjalës së tij, Meta tha se ka deklaruar se kjo bashki është një nga dëshmitë më të forta të papërgjegjshmërisë së Ramës. “Vora një nga dëshmitë më të forta të papërgjegjshmërisë së Ramës, në 4 vite 5 kryetarë të komanduar. Kjo bashki ka numrin më të madh të sipërmarrjeve për numër banorësh dhe sot ka falimentuar. Ku janë 14 mln euro investime? Të vjedhura abuzuar dhe shumë prej tyre edhe në SPAK. E…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka uruar presidentin e ri të zgjedhur në Malin e Zi, Jakov Milatoviç. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama uron që mbështetja që ai mori në zgjedhje u kthehtë në mbarësi për vendin fqinj. Teksa më tej shton se Shqipërinë me Malin e Zi e lidh e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja. “Urime Presidentit të sapozgjedhur të Malit të Zi, Jakov Milatoviç dhe mbështetja domethënëse që ai mori nga zgjedhësit u ktheftë në sa më shumë mbarësi për vendin fqinj, me të cilin na lidh pazgjidhshmërisht e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja”, shkruan Rama…

Read More

Sali Berisha e cilëson vdekjen e 38-vjeçarit Renalto Tahiri në qelinë e burgut 302 në Tiranë, një krim shtetëror. Ish-kryeministri shkruan se familjarët e të riut u njoftuan për vdekjen e tij vetëm dy ditë pas ngjarjes, ndërsa i bëri thirrje avokatit të popullit dhe Komitetit Antitorturë të Këshillit të Europës të nisë menjëherë hetimin për këtë ngjarje. Reagimi i Berishës: “Vrasje tjetër shtetërore në burgjet ferr të Edvin Ramës! Të dashur miq, dy ditë më parë vdes në rrethana misterioze Renalto Tahiri, 38 vjeçar i burgosur me akuzën për vjedhje të një biçiklete, dy ditë para vdekjes. Familjarët e…

Read More

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” herë pas here vendoset muzikë, ku banorët këndojnë e kërcejnë nën ritmin e këngëve të ndryshme. Mbrëmjen e djeshme, teksa djemtë ndodheshin në dhomën e ndenjës, vajzat ishin zhvendosur në një ambient tjetër, ku u vendos një këngë e Butrint Imerit. Tekstin e këngës në fjalë, Lorenc Hasrama nisi që t’ia shpjegonte Krist Aliajt, por e ndërpreu Luiz Ejlli, i cili i kthehet: “Mos ma thuaj më se u preka”. Këngëtari më pas i drejtohet Bledi Manes duke e pyetur: “Si e shpjegon këtë trendin e teksteve pa kuptim, pa pikë lidhje hiç?”. “Këtu…

Read More

Në gjykatat shqiptare të shkallës së parë janë në shqyrtim qindra kërkesa të Institutit të Sigurimeve Shoqërore ndaj një sërë bankash të nivelit të dytë, lidhur me rikthimin në fondin e sigurimeve shoqërore të shumave të parave të kredituara në llogarinë e pensionistëve, të cilët kanë ndërruar jetë. Në këto raste, nisur nga statusi ligjor i llogarive bankare individuale, për kthimin e shumave, bankat kërkojnë një vendim gjykate. Mbështetetur në këto ankimime, nga praktika e përditshme kanë rezultuar raste, sidomos ndër pensionistët që janë rezidentë jashtë shtetit, se kur pensionisti ka ndërruar jetë, çregjistrimi i tij në regjistrin e gjendjes…

Read More

13-vjeçarja Eliana Kallo ka mahnitur gjermanët me zërin e saj. Ajo ka marrë pjesë në “The Voice Kids Germany” dhe ka bërë të gjithë publikun të ngrihet në këmbë, madje edhe të pestë anëtarët e jurisë. Juria e përbërë nga emrat më të njohur të momentit në muzikë si Lena Meyer-Landrut, Sasha, Max Giesinger dhe dy anëtarët e grupit “Meine Freunde”, kanë thënë fjalët më të mira për shqiptaren, e cila e ka kaluar me shumë sukses fazën e audicioneve të fshehta. Familjarët e Elianës u përlotën në prapaskenë pas triumfit të saj në këtë fazë të parë.

Read More

RENEA ka zbarkuar sot në Elbasan, ku ka zhvilluar kontrolle në tregun e fruta-perimeve. Aksioni në fjalë është zhvilluar pak minuta më parë, ndërsa zona përreth tregut të fruta-perimeve është rrethuar. Raportohet për 5 persona të shoqëruar, ndërsa nuk dihet identitet i tyre si dhe arsyet e shoqërimit. Kjo është e disata herë që forcat RENEA hyjnë në këto ambiente pa urdhër gjykate për të ushtruar kontrolle. Nga ana tjetër banorët janë shprehur të indinjuar për shkak të këtyre kontrolleve.

Read More

Avokati Spartak Ngjela, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku deklaroi se ish-kryeministri Berisha mund të shkojë drejt ekstradimit në SHBA. Ngjela tha se me rezistencën që Berisha po bën Washingtonit, mund të shkojë drejt kryerjes së një krimi që amerikanët të kërkojnë ekstradimin e tij drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Është politikë amerikane nuk është politikë ballkanike. Interesi shqiptar është i mbështetur në Washington, jo sot, por ka që në 1919-ën. Na ka mbrojtur si shtet e po na mbron dhe na dhanë një shtet të dytë sepse do që me botën shqiptare në Ballkanin…

Read More

Një grua 33 vjeçe është qëlluar me thikë në sy të dy vajzave të saj, 9 dhe 7 vjeçe, brenda një autobusi në Berlin. Policia ka arrestuar sot autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë, i cili rezulton të jetë vëllai i saj nga njëri prind. 41-vjeçari tani është në paraburgim. Ai u identifikua në kuadër të hetimeve, veçanërisht nga video-incizimet dhe intervistave me dëshmitarë. Ai ende nuk ka dhënë dëshmi, ndërsa motivi i ngjarjes mbetet i paqartë. Shëndeti i saj është kritik, ka njoftuar policia.

Read More