Profesori Fatos Tarifa duke folur në emisionin “Arnautistan” për librin e tij “Afrimi i madh” tregoi momente të sikletshme nga vizitat e Nanos në SHBA. Një episod i sikletshëm ishte kur Nanon përdorte termin “negër” para kongresmenëve. Ndërsa në një tjetër rast ai u vonua në një takim me studentët shqiptarë pasi kishte qenë gjithë natën në kazino. “Ndër kryeministrat, Nano ishte ai me të cilin kishe dëshirë të uleshe, zhvillonte bisedë të artikuluar, por edhe ai kishte huqet e veta. Një rast kryeministri Nano në një darkë me 10 kongresmenë përdori fjalën ‘neger’ në formë shakaje. Unë u shqetësova…
Author: tirana
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka një marrëveshje të re me Universitetin “Ludwig-Maximilians” në Mynih, për mbështetjen e mësimdhënies dhe hulumtimit shkencor në degën e studimeve të Albanologjisë. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. “Jam entuziaste për nënshkrimin e marrëveshjes së re me Universitetin e Mynihut ‘Ludwig-Maximilians’ Gjermani, për mbështetjen e mësimdhënies dhe hulumtimit shkencor në Albanologji, me qëllim ruajtjen dhe vijimësinë e programit të studimit ‘Master në Albanologji’ në këtë universitet” – shkruan Ministrja Kushi. Kjo marrëveshje lidhet për një afat të pakufizuar dhe nënshkrimi i saj…
I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, aktori Amos Zaharia ka sqaruar disa situata të cilat u bënë virale në rrjet në kohën që ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, BBVA2. Amos sqaroi një moment që është keqkuptuar nga publiku gjatë qëndrimit të tij në ‘Big Brother VIP’. Po flasim për përqafimet dhe puthjet në faqe mes tij dhe Oltës. A u përball Amosi me bashkëshortin e Oltës? Ester Bylyku: Janë bërë virale momentet që ti dhe Olta kishit pirë. Madje ato puthje janë keqkuptuar nga publiku… Amos Zaharia: Unë dhe Olta njihemi që në shkollë, jemi miq…
Boksieri Alban Beqiri ka rrëfyer në podcastin e kryeministrit Edi Rama fillimet e karrirës së tij. Kur e nisi këtë rrugëtim, Beqiri thotë se është përballur me shumë komente nga njerëzit që s’do e fitojë dot medaljen dhe kjo ishte një shtysë për të që të mos dorëzohej. Rama bëri batuta duke e pyetur se kë mendon kur gjuan në Ring. Kreu i qeverisë i sugjeroi të mendojë për të dhe të thotë ‘Rama ik’. Nuk munguan të qeshurat. Alban Beqiri: Dua të nis me falënderim si gjithë kolegët për gjithë këtë vlerësim të madh. Boksi ka qenë i ndaluar…
Pas sulmit rus ndaj Ukrainës shërbimi i detyrueshëm ushtarak është përsëri në modë. Letonia dhe disa vende të tjera duan të rifusin shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Së shpejti shërbimi ushtarak në Letoni do të jetë përsëri i detyrueshëm për të gjithë meshkujt nga mosha 18-27 vjeç. Gratë mund të kryejnë shërbim ushtarak vullnetar. Parlamenti letonez mori këtë vendim më 5 prill. Arsyeja e rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak është sulmi rus ndaj Ukrainës. Letonia e kishte hequr shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2007. “Ukraina është një shembull i qartë i rëndësisë që ka një popullate civile me moral…
Ish-Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, fton të gjithë ata që kanë pasion modën, artin dhe elementët tradicionale që të bëhen pjesë e MUZA Competition, edicioni i 2-të. Ky konkurs, bashkon tradicionalen dhe modernen dedikuar të rinjve në fushën e modës, një projekt i organizuar nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon. “MUZA Competition është një nga projektet më interesante për të rinj, synimi i së cilës tejkalon garën e dizajnit të modës. Projekti lidh të rinjtë e trojeve shqipfolëse duke ju ofruar atyre një platformë për ekspozimin e punës së tyre dhe rrjetëzimin profesional në një atmosferë konkurruese. Arti, kultura,…
Dashi-Mund ta keni të vështirë që lidhni dy fjali bashkë sot, pavarësisht aftësive tuaja të shkëlqyera në komunikim. Duhet të mendoni seriozisht rreth një marrëdhënie aktuale. Megjithatë lërini gjërat të rrjedhin. Demi-Pamje stimuluese astrologjike. Marsi, i vendosur në shenjën e Ujorit, shenja juaj kundërshtare në zodiak, është pika qendrore e problemeve. Familja dhe dashuria zënë sot vendin qendror, me yjet që ju kërkojnë të jeni më të angazhuar. Binjakët-Një problem shëndetësor do t’iu shqetësojë dot. Kjo do të reflektohet në punë pasi do të keni shumë debate me kolegët. Mund të jeni arrogant me të tjerët, ndaj këshilloheni që të…
Detaje tronditëse nga vrasja e dyfishtë në Shkozë. Migena Sinani u vra më armë zjarri nga kunati i saj, Roland Sinani teksa ishte në e shtrirë në dhomën e gjumit. Tronditës është fakti se pranë saj, ishte fëmija 2-vjeçar, ndërsa tjetri ishte në dhomën e gjyshërve. Nëna e dy fëmijëve mbeti e vrarë në vend nga kunati, e më pas Roland Sinani vrau edhe veten në rrugën përballë banesës.
Në episodin e parë, Podcastit i moderuar nga kryeministri Edi Rama i titulluar “Flasim” kishte të ftuar specialë. Ata janë shtatë kampionët e sportit, të cilët u nderuan pak ditë më parë me grada honorifike dhe tashmë janë pjesë e Forcave të Armatosura. Shefi i qeverisë nuk kurseu pyetjet serioze, batutat dhe “ngacmimet” për sportistët elitarë. “Shtatë kampionë prej majave më të larta të sportit botëror, flasin në ditën e gradimit të tyre si kolonelë të Forcave të Armatosura Shqiptare, duke ndarë momente të bukura e momente të zymta të ngjitjes së tyre drejt majës”, shkruan Rama. Kampionet e Kosovës…
Të punësuarit në vend kanë paguar më shumë tatim mbi të ardhurat personale përmes Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave, e cila dorëzohet çdo vit brenda datës 30 Prill. Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, përgjatë vitit 2022 nga ky zë janë arkuar 9.2 milionë euro, me një rritje prej 4.3 për qind krahasuar me një vit më parë. DIVA është e detyrueshme për individët rezidentë dhe jo rezidentë në Republikën e Shqipërisë, të cilët realizojnë të ardhura, nga të gjitha burimet, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në shumën 2 milionë lekë e më tepër. Po ashtu,…
Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët e lokalisht përgjatë ultësirës perëndimore me intensitet deri mesatar. Në lartësinë mbi 900 metra në zonat malore do ketë reshje të dobëta bore. Era do të jetë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi deri në 8m/sek, valëzimi në dete i ulët i forcës 1-2 ballë.
Roland Sinani dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, pasi merrte mjekime. 43-vjeçari ishte i pa martuar dhe jetonte në të njëjtën banesë me vëllanë e tij dhe Migena Sinanin. Burri i Migenës nuk ka qenë në banesë kur ka ndodhur ngjarja, pasi punon taksist dhe ka qenë në punë. Në shtëpi kanë qenë dy prindërit të cilët kanë qenë në gjumë. Në dëshminë e dhënë ata kanë thënë se nuk kanë dijeni se si ka ndodhur ngjarja. Por policia i ka shoqëruar në polici, për t’i marrë sërish në pyetje. Jashtë kamerave, fqinjët kanë folur për 43-vjeçarin. Ata…