Author: tirana

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Tiranë. Një 43-vjeçar ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij dhe më pas ka vrarë edhe veten.  “Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”,…

Read More

Për të reduktuar efektet e dëmshme të qëndrimit ulur ajo që specialistët këshillojnë është një shëtitje e lehtë pesë minutëshe, çdo gjysmë ore. Për këtë, një grup studiuesish morën 11 të rritur të shëndetshëm, të moshës së mesme dhe të moshuar që të uleshin në laboratorin e tyre për 8 orë, që përkon me një ditë standarde pune. Këtë e bënë për një javë rresht, ku secilën ditë eksperimentin e praktikonin në forma të ndryshme. Në një ditë pjesëmarrësit lëvizën shumë pak gjatë 8 orëve, në një ditë tjetër ecnin për një minutë çdo gjysmë ore, një ditë tjetër lëvizën…

Read More

Senatori i SHBA, Steve Daines, gjatë vizitës në Shqipëri, përveç takimeve me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, vizitoi edhe bazën ajrore të Kuçovës, ku Shqipëria dhe NATO po përmirësojnë objektet për operacionet e NATO-s. Në vizitën e tij të parë në Shqipëri, senatori i SHBA Steve Daines u takua me Presidentin Begaj, Kryeministrin Rama, ministren e Jashtme, Xhaçka dhe udhëheqës të tjerë politikë, thuhet në një postim të Ambasadës së SHBA në rrjetet sociale. Ai vlerësoi udhëheqjen e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës dhe pritjes së afganëve, dhe mirëpriti lidhjet ekonomike në rritje SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimin në sektorin e…

Read More

Barazim dramatik i Interit në transfertë kundër Salernitanës. Skuadra e Inzagit ishte duke udhëhequr me rezultatin 0-1, deri në minutën e 90-të, kur Kandreva, shtangu ish-skuadrën e tij, me një gjuajtje nga një kënd thuajse i pamundur, duke e dërguar topin në trekëndëshin e Onanës. Pavarësisht dominimit, Interi nuk arriti të dilte me 3 pikë nga ky takim. Plot 11 gjuajtje në portë regjistruan interistët, por kjo nuk mjaftoi, pasi Oçoa ishte në një ditë spektakolare, duke i mohuar disa gola të sigurt. Paraqitje pozitive edhe për Asllanin që qëndroi në fushë 66 minuta. Për sa i përket pikëve, me…

Read More

Këtu do të lexoni disa nga veprimet që mund të cilësohen “të gabuara” pas një ndarjeje: Konsumoni ushqime të kripuraOrekset patetike nuk mund të përballojnë një vakt të plotë tani, kështu që ushqimet e vogla e të kripura llogariten si darkë. Dhe, ndoshta çdo patatinë apo ushqim i paketuar duket si opsioni perfekt. Shpenzimet e tepërtaMbi gjithçka. Duke filluar me çarçafët e rinj (epo, nuk mund të flemë me ato që na kujtojnë atë, apo jo?) e ndjekur nga blerjet e frikshme të ndarjes. Tregoni gënjeshtraKur ai dërgon mesazhe për të parë se si jemi, ne i përgjigjemi: “Më falni,…

Read More

Banorët që jetojnë përgjatë rrugës “Qamil Gjika” apo siç njihet ndryshe lagjja pas Muzeut Historik Mat, nuk do të përballen më me gropa apo pellgje uji që krijoheshin në rrugën që i dërgonte për tek banesat e tyre. Bashkia e Matit ka finalizuar projektin për sistemim asfaltimin e kësaj rruge të kthyer në problem prej disa vitesh. Firma që ka fituar zbatimin e projektit ka nisur nga puna për të sistemuar të gjithë trasenë e rrugës e cila do të ketë edhe ndriçim e trotuare. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se me këtë investim zgjidhet një problem të…

Read More

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë tha në një intervistë se rritja e pagës mesatare në 900 euro do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 38 miliardë lekë në vit. Ibrahimaj u shpreh se ky është një vendim nga i cili do të preket pa diskutim edhe sektori privat. “I vetmi instrument që ka qeveria në dorë për të ndikuar në sektorin privat është rritja e pagës minimale. Historia ka treguar se me rritjen e pagës minimale ka pasur një rritje edhe të pagës mesatare. Rritja e pagës mesatare në sektorin publik do të ndikojë edhe në rritjen e pagës mesatare ne…

Read More

Partia Demokratike ka ankimuar në KAS regjistrimin e kandidatit socialist për Bashkinë Mallakstër zgjedhjet e 14 majit, Qerim Ismailaj. Në shkurt të këtij viti, Qerimi është dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organozuar me 6 muaj burg për falsifikim të dokumenteve, për shkak se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim 3 vjet në Greqi për akte dhune. “Në bazë të parashikimeve ligjore të mësipërme rezulton që situata juridike e shtetasit Qerim Ismail Ismailaj bie në kushtet e ndalimit të parashikuara në ligjin nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose…

Read More

Ishte 19 vjeç kur për herë të parë nisi të vendoste baste sportive dhe më pas kazino për të vijuar për shumë vite me radhë. Adri Bajraktari….sot ka hequr dorë plotësisht, por ato vite kanë shënjuar jetën e tij. Kam luajtur më para dhe e di çfarë do të thotë. I kam eliminuar. Vesi e shkatërron njeriun, rininë. Kam eksperiencë të keqe. Kam hequr dorë prej 7 vitesh, ka ndryshuar komplet jeta ime. Ditët më të errëta të rinisë sime. Nuk më merrte gjumi e kisha mendjen vetëm si të lozja. Më shumë humbisja, më shumë lozja. Arrin në një…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tropojën, ku një 50-vjeçar me iniciale Sh. Gj është gjetur i vetëvarur në banesën e ballkonit të tij. Mësohet se shkak është bërë gjendja e tij jo e mirë shëndetësore, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Tropojë/Informacion paraprak: Më datë 07.04.2023, është gjetur i vetëvarur në ballkonin e banesës, nga familjarët e tij, shtetasi Sh. Gj., 51 vjeç, banues në fshatin Llugaj, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Nga hetimet paraprake hetimore dyshohet se shetasi Sh. Gj., është vetëvarur për shkak të depresionit.

Read More

Në kuadër të një reforme në strukturën e pagave qeveria shqiptare ka rritur pagën minimale me rreth 18%, duke filluar që nga 1 prilli, me qëllim për të rritur konkurrencën dhe frenuar largimin e fuqisë punëtore nga vendi. Megjithëse e mbështesin politikën për rritjen e pagave, ekspertët kanë ngritur shqetësime se ndryshimet e shpeshta të pagës minimale, 6 herë në një dekadë, dy herë vetëm vitin e kaluar, e vënë biznesin në pozita të vështira, në një kohë krize kur inflacioni është mbi 7%. Ata nënvizojnë se kjo nisëm nuk është konsultuar me biznesin, Këshillin Kombëtar të Punës, dhe është…

Read More

Kolegji i Posaçëm i Apelimit la sot në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Rexhep Karaj. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rexhep Karaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 478, datë 25.11.2021. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Rexhep Karaj.…

Read More