Një 46-vjeçar nga Durrësi është prangosur nga Njësia “Fast Albania” e Policisë së Shtetit, pasi është dënuar me 11 vite burg nga drejtësia italiane. Afrim Gjergji kishte vetëm disa orë që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Gjykata e Pordenone, Itali, e ka dënuar Afrim Gjergjin me 11 vjet burgim, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “Dhuna në familje”. 46-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me bashkëshorten e tij, duke e kanosur, si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe ka goditur me sende të forta fëmijët e tyre.
Author: tirana
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, pas një takimi me disa përfaqësues politikë të serbëve të Kosovës, më 7 prill, ka deklaruar se pas shtatë ditësh do të dalë me “konkluzionet e përbashkëta” në lidhje me zgjedhjet në veri të Kosovës dhe “të gjitha ngjarjet e ardhshme”. Vuçiç ka përsëritur se “përfaqësuesit serbë” nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e shpallura për 23 prill, në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok. Presidenti i Serbisë nuk dha detaje nga takimi, duke thënë se konsultimet e radhës të ekipeve të Serbisë dhe përfaqësuesve të…
Marko Dajti, kandidati i Partisë Komuniste për Tiranën në një intervistë për Euroneës Albania deklaroi se firma e Flamur Nokës për kandidimin e tij në kryeqytet është dhënë në mënyrë shoqërore. Dajti tha se Partia Komuniste ka qenë armikja më e madhe e PD që nga 2005, por sot sipas tij PD është pastruar nga servilët pasi i ka marrë PS. “Kjo që bëri Flamuri është një zhvillim mjaft pozitiv për Shqipërinë, edhe pse kjo ishe shoqërore, është për t’u falenderuar. Pas 30 vjetësh shqiptarët arrijnë të bashkohen dhe të ecin përpara. Ne kemi qenë armiq të përjetshëm me Berishën,…
Rikthehet në funksion të plotë Inceneratori i Elbasanit Impianti i Trajtimit të Mbetjeve Urbane në Elbasan është në funksion të plotë dhe çdo ditë trajton rreth 120 tonë mbetje urbane të 7 bashkive të qarkut. Pas një remonti rutinë, në këtë impiant ka nisur puna e cila konsiston në selektimin dhe më pas djegien e mbetjeve, proces nga i cili prodhohet energji. Teksa inceneratorët duket se janë kthyer në kryefjalë të akuzave politike, kryetari i Bashkisë së Elbasanit kujton kohën kur mbetjet urbane digjeshin duke helmuar gjithë qytetin. “Impianti i trajtimit të mbetjeve urbane në Elbasan rikthehet në punë me…
Zbardhen emrat e të rinjve që u konfliktuan sot në një lokal në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Mësohet se Aldo Hasani, 18 vjeç është personi që ka plagosur me thikë tre adoleshentët e tjerë të identifikuar si, Xhejson Plepi 17 vjeç, Ersid Tula 16 vjeç dhe Kledis Hoxha 16 vjeç të cilët po marrin mjekim në spital. Një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë dhe është futur me urgjencë në sallën e operacionit. Autori është ende në kërkim.
Opinioni publik në Greqi është tronditur këtë të premte nga publikimi i një videoje, ku shihet një 50-vjeçar i cili dhunon prindërit e tij të moshuar. I shoqëruar nga gruaja e tij e cila filmon, 50-vjeçari dhunon prindërit e moshuar, pasi ata nuk i dhanë para. Djali kërkonte një pjesë të pensionit nga prindërit e tij të moshës mbi 80-vjeç. “Djali dhe nusja zbritën në banesën e prindërve duke i kërcënuar, filluan të rrahin, thyejnë dhe shkatërrojnë shtëpitë duke u kërkuar para. Dje edhe nusja i ka rrahur, i ka goditur aq sa kanë thirrur spitalin”, ka treguar një i afërm…
Kremlini thotë se ka ndjekur “bisedimet e rëndësishme” ndërmjet presidentit kinez Xi Jinping, presidentit francez Emmanuel Macron dhe shefes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, por dyshon se Kina, nën presionin e jashtëm, do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj konfliktit në Ukrainë. Më herët, Kina ka propozuar një “plan të paqes”, por Ukraina dhe disa liderë perëndimorë mbeten skeptikë për marrëdhëniet e ngushta të Xi me presidentin rus Vladimir Putin. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve të premten se Kremlini ka “përcjellë” bisedimet midis BE-së dhe Kinës, por theksoi se Rusia ka “marrëdhëniet e veta të…
Tenori Armaldo Kllogjeri është padyshim një nga personazhet që ka spikatur më tepër në shtëpinë e Big Brother Vip Albania. I ftuar në “Shqipëria Live” , Armaldo tregon se si ka shkuar jeta e tij pas daljes nga shtëpia, por edhe për dinamikat bë BB. “Unë e mora vendimin tim prej shumë kohësh, që nuk do kthehesha. Unë jam i lumtur që solla hare dhe gëzim në shtëpi. Emri im akoma lakohet në shtëpi”, tha Armaldo. Ish-banori tregoi edhe se kush e meriton fitoren e Big Brother Vip2, ku sipas tij, çmimin e madh e meriton Luizi dhe nëse nuk…
Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka zbuluar të tjera fakte tronditëse të manipulimit të zgjedhjeve brenda selisë blu nga ana e Belind Këlliçit. Duke folur në Euronews, Elezi tha se ishte pikërisht Belind Këlliçi ai që falsifikoi procesverbalet ku nga 1900 persona numërohen sikur të jenë 4900 vota. “Në momentin e parë të kandidimit, janë 8 persona që unë i kam akuzuar për personat që kanë manipuluar proceset që nga viti 2018-të, edhe brenda PD-së. Janë në një farë mënyrë manipulatorë votash. Jo në një farë, por drejtpërdrejt. Unë një manipulator vote nuk kam sesi e promovoj politikisht.…
Qeveri shqiptare ka miratuar këtë të premte fondin me vlerë prej 57 milionë lekë, për ndërhyrjen emergjente në Urën e Zogut, e cila rrezikon të shkatërrohet. Ndërhyrja me një projekt emergjent në një prej pasurive tona të para moderne urbanistike, në Urën e Zogut do të jetë përforcuese. “Vendim për një shtesë fondi në buxhetin e Ministrisë së Kulturës, për vitin 2023, për financimin e projektit teknik të ndërhyrjes emergjente në objektin, monument kulture, kategoria e I-rë “Ura e Matit”. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e…
Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje kompanive të ndërtimit që të rishikojnë pagat e punëtorëve të tyre. Kreu i qeverisë bën të qartë se nëse punonjësit nuk paguhen në mënyrë dinjitoze, kompanitë në fjalë do të privohen nga marrja e lejeve për ndërtim. “Ne do të marrim disa masa dhe duhet ta dini sot që do ta konsultojmë, do ta shohim, por sikundër ne do të ndalojmë pjesëmarrjen ose aksesin në fonde publike për ndërtim, do të ndalojmë dhënien e lejeve të ndërtimit për kompani që nuk i paguajnë punëtorët në mënyrë dinjitoze dhe natyrisht kjo mënyra dinjitoze është…
Sot pritej të mbahej seanca për inceneratorin e Elbasanit, por është shtyrë. Shkak për këtë është bërë fakti që nuk kishte marrë dijeni e pandehura Jonida Zeqo. Sipas informacioneve raportohet se seanca e radhës pritet të mbahet me datë 20 Prill në orën 09:00. Seanca e fundit ka qenë seanca e parë, por ajo u shty se avokatët mbrojtjes të Etleva Kondit, një nga personat e marrë të pendehur me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit nuk ishin të pranishëm dhe për këtë gjykata e shtyu seancën për sot. Në të njëjtën kohë, gjykata i kërkoi prokurorisë të merrte…