Një 46-vjeçar nga Durrësi është prangosur nga Njësia “Fast Albania” e Policisë së Shtetit, pasi është dënuar me 11 vite burg nga drejtësia italiane.
Afrim Gjergji kishte vetëm disa orë që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
Gjykata e Pordenone, Itali, e ka dënuar Afrim Gjergjin me 11 vjet burgim, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “Dhuna në familje”.
46-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me bashkëshorten e tij, duke e kanosur, si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe ka goditur me sende të forta fëmijët e tyre.
