Për herë të pestë, Audrey Glover do të jetë shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet vendore të 14 Majit. Këtë të premte ajo doli para mediave për të prezantuar objektivat dhe mënyrën se si do të vëzhgohen zgjedhjet. “Doja të theksoja fjalën vëzhgojmë. Ne monitorojmë zgjedhjet për të par; përputhshmërinë e zgjedhjeve me standardet ndërkombëtare. Kemi pasur bashkëpunim të mirë më KQZ dhe presim që të vazhdojmë në këtë drejtim. Të vazhdojmë bashkëpunimin me të gjitha autoritetet vendase. Ne do të kemi një ekip në Tiranë prej 13 ekspertësh, ku përfshihen ekspertë ligjorë, ekspert për zgjedhjet, ekspert…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama e cilëson skandaloz, vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar në favor të Francesco Becchetti-t. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pas mbledhjes së qeverisë, Rama tha se Shqipëria “do të hapë probleme të mëdha” me këtë gjykatë, ndërsa shtoi se po analizohet edhe mundësia për të dalë fare nga juridiksioni i saj. Rama tregoi edhe se shteti shqiptar nuk ka paguar asnjë qindarkë dhe se beteja me biznesmenin italian do të vijojë deri në fund. Pyetje: A ka pasur ndonjëherë bllokim të llogarive të Albkontrollit në Bruksel dhe a mendoni se në rast se nuk ka pasur,…
Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet vendore të 14 Majit, Audrey Glover, ka dalë këtë të premte para mediave për të prezantuar objektivat dhe mënyrën sesi do vëzhgohen zgjedhjet. Ajo tha se komuniteti ndërkombëtar është këtu për parë se sa Shqipëria i qëndron angazhimeve ndërkombëtare. E pyetur nga gazetarët nëse do të takohet me Sali Berishën edhe pse ky i fundit është shpallur “non-grata” nga SHBA, Glover tha se është e gatshme të takohet me këdo që është i përfshirë në procesin zgjedhor të zgjedhjeve lokale të 14 majit. “Do isha e lumtur të takohesha me këdo…
Në një komunikim për mediat këtë të premte pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ndër të tjera dha lajmin e rritjes së pagave duke nisur nga data 1 prill. Në muajin prill rriten menjëherë pagat për arsimtarët, mjekët dhe policët. Gjithashtu ajo njoftoi edhe rritjen e pagës së Presidentit të Republikës. Paga e Bajram Begajt do të jetë plot 425.000 lekë.
Kryeministri Edi Rama prezantoi diskutimet dhe vendimet e arritura në mbledhjen e qeverisë, ku fokus kryesor është se rriten pagat. Duke thënë se synon të bëjë më të mirën dhe maksimumin për shqiptarët, kreu i qeverisë prezantoi rritjen e pagave në disa sektorë, duke theksuar dhe hapat që do të ndiqen. “Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa t’u them specialistëve më të ulët se paga e tyre do të shkojë 81 mijë lekë. Apo t’u them mësuesve në arsimin e mesëm që do të shkojë mbi 100 mijë lekë apo në arsimin e ulët që do të shkojë deri…
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është paraqitur sërish në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) mëngjesin e ditës së sotme. Për të janë të hapura dy çështje hetimi, njëra për denoncimin e deputetëve të PD-së për përdorimin e helikopterëve si dhe për kallëzimet e ish ushtarakut Artur Meçollari për privatizimet në bazën e Liomionit dhe bazën detare të Shëngjinit.
Shitën një automjet :Audi Q8″ që e kishin marrë me qira, në Kosovë, vihen në pranga dy persona në Tiranë dhe shpallen në kërkim dy të tjerë, bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Krimit të Organizuar të Drejorisë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se disa shtetas trafikonin në vendin tonë, automjete të vjedhura, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Location”. Në kuadër të këtij operacioni…
Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave këtë të premte, kryeministri Edi Rama tha për mediat se kanë dakordësuar projektligjin për rritjen e pagave. Rama tha se në harkun kohor brenda një viti paga mesatare do të shkojë nga 563 euro në 900 euro. “Dola sot këtu sepse është një nga ditët të shënuara të qeverisjes. Sapo kemi dakordësuar projektligjin për reformën e re të pagave. Kemi sanksionuar e zeza mbi të bardh se në harkun e një viti paga mesatare do shkojë nga 563 euro në 900 euro”, tha Rama. Nga ana tjetër, Rama ka prezantuar edhe vendimet e qeverisë…
Në shtëpinë e “Big Brother vip Albania 2”, çdo veprim i banorëve komentohet nga vetë ata. Bledi komentoi veprimin e Efit, e cila pas debateve të shumta me Kiarën, dje e pëqafoi sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Duke biseduar me Kristin, ai tha se Efi nuk është gati dhe se dje ajo e drodhi muhabetin kur bëri paqe me Kiarën. Ky i fundit u shpreh se i kishte thënë Efit që veprimi i saj ishte për lojë, por ajo ishte shprehur se nuk ishte lojë, por se ata janë mikesha. Sipas tij, nëse kjo nuk është lojë, atëherë ta marrë…
Një 64-vjeçar është arrestuar nga Policia e Krujës, i cili dispononte një kallashnikov dhe një sasi të konsiderueshme fishekësh. Në pranga ka rënë B.I, banues në Krujë. “Goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit. Sekuestrohen një armë zjarri automatik PMSH dhe një sasi fishekësh. Falë inteligjencës informative, kapet në flagrancë dhe arrestohet 64-vjeçari që posedonte armën dhe municionin. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës operacionale të mbështetur nga inteligjenca informative, me fokus evidentimin dhe goditjen e mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, kanë konstatuar një tjetër rast të kësaj veprimtarie…
Rastet e inecestit janë të frikshme. Rasti i Josef Fritzl padyshim do të mbetet si një nga më të frikshmit në dosjet kriminale apo kronikat e shkruara në media. Josef burgosi për plot 24 vite brenda bodrumit të shtëpisë vajzën e tij Elisabeth, me të cilën bëri dhe 7 fëmijë. Fritzl i cili mbylli dhe abuzoi seksualisht me vajzën e tij Elisabeth, u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2009 për incest, përdhunim, detyrim, burgim të rremë, skllavërim dhe për vrasje nga pakujdesia të një prej djemve të tij të mitur. Ai ka paraqitur një kërkesë për t’u transferuar…
Në një konferencë për shtyp, ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Karl Lauterbach deklaroi se bazuar në infektimet ditore, normën e vaksinimit dhe shtrimeve spitalore, Gjermania mund ta quajë të mbyllur këtë kapitull të vështirë në historinë globale që shkakoi miliona viktima në mbarë botën. “Ne e tejkaluam me sukses pandeminë në Gjermani dhe me një ekuilibër të mirë”, tha epidemiologu Lauterbach. Ministri vlerësoi dhe strategjinë e ndjekur gjatë ditëve më të vështira të pandemisë, duke justifikuar dhe karantinën dhe mbylljen e shkollave.