Author: tirana

Pas rifutjes në shtëpinë e Big Brother, Efi dhe Kiara kanë qenë të distancuara nga njëra-tjetra, ku madje ka patur dhe debate mes tyre. Kiara ka akuzuar atë se ka përdorur imazhin e saj për famë, ndërsa Efi nuk e pranon një akuzë të tillë, ku shpesh herë debatet e tyre kanë qenë mjaft të forta. Por mesa duket këto keqkuptime mes vajzave kanë marrë fund. Efi dhe Kiara më në fund janë pajtuar. Ato shihen të dyja me lot dhe të përqafuara, ku duket se kanë lënë pas krahëve problemet që kanë pasur me njëra-tjetrën.

Read More

Pas deklaratave të bëra gjatë spektaklit të kaluar të Big Brother në lidhje me Kiarën dhe Efin, opinionisti Arbër Hajdari ka reaguar dhe ka sqaruar se nuk ka dashur të cënojë askënd. Në një postim të bërë në Instagram, ai shprehet se “gjatë gjithë jetës dhe punës sime kam si parim të mos cenoj askënd dhe të vlerësoj çdokënd duke u përpjekur për të qenë i drejtë dhe racional”. Ky reagim vjen pasi në rrjet ka nisur dhe një herë fushata kundër Kiarës, e cila nga e marta deri të enjten ka humbur gati 30 mijë ndjekës. Arbri thotë ndër…

Read More

Ditën e nesërme, datë 7 prill, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama do të zhvillojë mbledhje me kryesinë e PS, raporton Tirananews.al Në fokus të kësaj mbledhje që do të organizohet në selinë rozë në orën 8:00 të mëngjesit, pritet të jetë organizimi i strukturave vendore për zgjedhjet. Burime për Tirananews bëjnë me dije se në mbledhje do të jenë të pranishëm të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar.

Read More

Euro po vijon rënien në kursin e këmbimit dhe ka rënë për herë të dytë në historinë e vet poshtë kufirit të 113 lekëve. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të enjten me 112.96 lekë, niveli më i ulët për vitin 2023 dhe i dyti më i ulët historik. Euro pati rënë më shumë vetëm në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar, kur arriti nivelin e 112.83 lekëve. Rënia e monedhës europiane duket e orientuar drejt rekordeve të reja, duke parë tendencën e muajve të fundit dhe pritshmëritë për rritje të prurjeve…

Read More

Pasi doli nga spitali këtë të shtunë ku qëndroi për disa ditë pas problemeve shëndetësore me rrugët e frymëmarrjes, Papa Françesku është rikthyer dhe ka bërë një deklaratë e cila bëri xhiron e rrjetit. Në një bashkëbisedim me të rinjtë pjesë e një dokumentari i cili quhet “The Pope Answers ” dhe pritet të transmetohet në Disney+ ati i shenjtë shprehet se marrdhëniet seksuale janë një nga gjërat më të bukura që Zoti i ka dhënë njeriut. Sipas Papa Françeskut të shprehesh seksualisht është një pasuri. Në këtë bashkëbisedim me të rinjtë Kreu i Kishës Katolike Romake ka prekur një…

Read More

Një 35-vjeçar, banues në Belsh është arrestuar ditën e sotme, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Kjo e fundit pasi është dhunuar është hedhur nga dritarja e banesës.  Ajo është dërguar në spitalin psikiatrik, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin G. Q., 35 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila më pas është hedhur nga dritarja e banesës. Kjo shtetase është dërguar në spitalin psikiatrik, pasi dyshohet se vuan nga…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se institucionet janë duke bërë të gjitha përgatitjet për organizmin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, më 23 prill, në katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç. I pyetur nga deputetët e opozitës në seancën e Kuvendit të Kosovës, Kurti, tha se janë ndarë mjetet e nevojshme për këtë proces dhe se askush nuk duhet dhe nuk mund të cenojë të drejtën e qytetarëve për të zhvilluar një proces të rregullt zgjedhor. “Pluralizmi politik dhe mbi të gjitha e drejta e votimit lirshëm e papengesa të komunitetit serb janë…

Read More

Nuk është preferencë e për Jose Mourinho-n, por ky detaj ka pak rëndësi për drejtuesit e Romës, të cilët i kanë ofruar Marash Kumbullës rinovimin e kontratës. Gianni Vitali, agjenti i qendërmbrojtësi kuqezi ka zbuluar disa prapaskena interesante përpara kalimit të tij në kryeqytet: “Napoli ishte i interesuar për të në janar 2021, por Kumbulla dëshironte të mbyllte sezonin me Verona-n. Më pas në verë kishte një interesim të madh nga të gjithë ekipet “big” të Serie A, por Roma ishte ekipi më i vendosur”, u shpreh agjenti i Kumbullës duke u ndal më pas te përfaqësimi i tij me…

Read More

Ngrënia e një molle në ditë ndihmon në djegien e yndyrës së barkut dhe mund të kontribuojë në humbjen e peshës që mund të arrijë deri në katër kilogramë në vit. Përmbajtja e fibrave të këtij fruti krijon një ndjenjë ngopjeje, kështu që ngrënia e tij para vaktit kontribuon në ngrënien e sasive më të vogla të ushqimit, si dhe shmangien e ushqimeve të tjera jo të shëndetshme. Sipas nutricionistit të shquar Rob Hobson, mollët janë tre herë më të ngopura se një çokollatë, dhe sigurisht shumë më të shëndetshme. “Mollët përmbajnë 1,2 gram fibra dietike për 100 gram fruta,…

Read More

Në orën 15:00 të 23 prillit, miliona britanikë do të vihen në provë ku në telefonin e tyre do të aktivizohet një alarm me zë të lartë, por edhe me dridhje. Ky do të jetë një test kombëtar i një sistemi të ri të alarmit publik. Ky sistem i ri është menduar të përdoret në situata kërcënuese për jetën, duke përfshirë këtu ndër të tjera edhe përmbytjet apo zjarret. Alarmi do t’i dërgohet të gjithë telefonave celularë që punojnë në rrjetin 4G dhe 5G, me zë dhe dridhje që do të zgjasë deri në 10 sekonda. Britanikëve do t’u kërkohet…

Read More

38-vjeçari Reald Tahiri humbi jetën në një prej qelive në Tiranë para disa ditësh. Vëllaii tij, Renis Tahiri në një lidhje telefonike në emisionin “Shqipria Live” tha se para se të arrestohej ka qenë i rehabilituar dhe se kishte dhimbje në trup për shkak të përdorimit të drogës. Ai shprehet i indinjuar se përse policia nuk ka lajmëruar për vdekjen e tij, pikërisht ditën që ndërroi jetë. “E kanë arrestur në datën 26 të dielën, atë ditë ai kishte bërë 7 vjedhje, më tha do më marrin, ai ishte i vetëdijshëm që do e arrestonin, në burg e ka kalu…

Read More

Gjykata Kushtetuese ka vendosur mos ta kalojë për shqyrtim kërkesën e 28 deputetëve të opozitës, për antikushtetueshmërinë e drejtimit të Akademisë së Shkencave nga Skëndër Gjinushi. Gjykata argumenton se Akademia e Shkencave nuk përfshihet në kategorinë e organeve të parashikuara në Kushtetutë dhe nuk ka juridiksion te shprehet për këtë kërkese. Po ashtu gjykata shton më tej se opozita, nuk është palë në konflikt në pretendimet e ngritura se janë cenuar kompetencat e Presidentit asokohe Ilir Meta, pasi ky i fundit nuk e ka dekretuar Gjinushin në krye të akademisë.

Read More