Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Kiara “pikiatë” ndjekësish në rrjetet sociale pas deklaratës së Arbër Hajdarit, reagon opinionisti

15:00 / April 6, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kiara 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas deklaratave të bëra gjatë spektaklit të kaluar të Big Brother në lidhje me Kiarën dhe Efin, opinionisti Arbër Hajdari ka reaguar dhe ka sqaruar se nuk ka dashur të cënojë askënd.

Në një postim të bërë në Instagram, ai shprehet se “gjatë gjithë jetës dhe punës sime kam si parim të mos cenoj askënd dhe të vlerësoj çdokënd duke u përpjekur për të qenë i drejtë dhe racional”.

Ky reagim vjen pasi në rrjet ka nisur dhe një herë fushata kundër Kiarës, e cila nga e marta deri të enjten ka humbur gati 30 mijë ndjekës.

Arbri thotë ndër të tjera se personazhet që janë pjesë e lojës, nuk meritojnë linçim publik, por kjo deklaratë vjen pas asaj që opinionisti tha për Kiarën gjatë spektaklit se gjithë sjellja e moderatores tani është për famë.

“Dhe ne këtu jashtë që jemi të përfshirë, jemi njerëz normale me të mirat dhe të këqijat tona, por ndryshimi është që ata aty brenda po ju argëtojnë dhe nuk meritojnë asnjë lloj linçimi publik. Shprehja e një opinioni personal për lojën e tyre nuk do doja kurrsesi të përkthehej në sulm karshi asnjërit prej konkurentëve”, shkruan ai.

Deklaratat e tij Hajdari i quan batuta.

“Nëse unë kam bërë dy batuta me konkurentët ka ndodhur sepse ky është një shou” dhe fton që të gjithë ta marrin me sportivitet këtë lojë”, shprehet ai.

arber hajdari per kiaren

Komentet e opinionistëve gjatë spektaklit të martën:

Arbër: Unë e kam parë ditën që erdhi këtu në studio që nuk takoi asnjë nga banorët. Edhe kur iku na bëri ironi. Fama është e vështirë të administrohet. Fama të kthen gërhimën në klarinetë. Fama e këtyre njerëzve, që akuzojnë Bledin për vëmendje, kur kjo do vëmendje, fama të bën mos të pyesësh më as për ngjyrat e rrobave të partenerit. Më vjen keq se po shoh dy Kiara, po befasohem po mos të kisha parë videot s’do e kisha besuar kurrë. Kam hall se do kërkojë Luizi hapësirë tani. Përpara se të dilte kishte treguar maturi, kurse tani më vjen keq që hiqet si gruaja e sulltanit. Ajo tani është sulltanesha.

Zhaklin: Teksa dëgjova Kiarën nuk e besoj që është e sinqertë. Arroganca dhe fodullëku, na japin përgjigje për çdo pyetje për vërtetësinë e saj në çdo gjë. Mendoj se vetëm ka konfirmuar që Kiara i merr gjerat në bazë të pëlqimeve nëpër rrjete. Në këto 90 ditë, Kiara ka tentuar të promovojë vlera pozitive dhe nuk e di si ikën këto vlera. Do i bëj thirrje vajzave që duhet t’ia dalin vetëm në jetë, pa u treguar oportuniste.

Arbër Hajdari kiara luiz
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.