Author: tirana

BBC News shkruan për gjyqin që po mbahet sot në Hagë kundër katër ish-krerëve të UÇK-së. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar i pafajshëm për 10 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Akuzat datojnë nga lufta e pavarësisë së Kosovës kundër Serbisë në vitet 1998-99, në të cilën vdiqën më shumë se 10,000 njerëz. Zoti Thaçi ishte bashkëthemelues i një grupi që luftonte për pavarësi dhe konsiderohet si hero në Kosovë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) u krijua në fillim të viteve 1990 si një grup militant i shqiptarëve etnikë, në atë që atëherë ishte një provincë…

Read More

Alda Klosi i është drejtuar edhe njëherë tjetër Gjykatës së Tiranës. Ish-zyrtarja kërkon ndryshim të masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore. Dhoma penale pritet të caktojë këtë të hënë një ekspert mjeko-ligjor që të përcaktojë nëse i rrezikohet shëndeti gjatë qëndrimit të saj në paraburgim. Klosi pretendon se ka rrezik për infarkt të miocardit. Këtë të hënë gjatë procesit gjyqësor u bë me dije edhe ndryshimi i avokatit mbrojtës të Alda Klosit. Në vijim të prcesit ajo do të përfaqësohet nga avokati Arbër Hoxha, ndërsa deri më tani mbrohej nga Ilirjan Muho.

Read More

Bota e kinematografisë ka humbur sot një nga ikonat. Ndahet nga jeta regjisori i njohur Kristaq Mitro. Regjisori u shua në moshën 77-vjeçare. Mitro ishte një nga regjisorët më të famshëm të kinematografisë shqiptare, që ka lënë gjurmë të thella në historinë e filmit tonë. Emrin e regjisorit Kristaq Mitro e mbajnë prodhime të suksesshme të kinematografisë shqiptare si filmat “Njeriu i mirë”, “Duaje emrin tënd”, “Dimri i fundit”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Apasionata”, etj. Ndërkohë që në vitin vitin 1990 solli filmin artistik “Një vajzë dhe një djalë”. Kristaq Mitro, i lindur më 1 dhjetor 1945, ishte edhe profesor në…

Read More

Moti mund të kujtojë vjeshtën, por pranvera është këtu dhe me muajin prill, muaji i dashurisë dhe lulëzimit që ka nisur rrugëtimin e tij pak ditë më parë, mendjet tona udhëtojnë në momente romantike. Dimri i kaluar ishte mjaft i vështirë për të gjithë, ndaj presim pranverën për të na kompensuar. Afërdita, planeti i romancës dhe dashurisë, lëviz në shenja shumë të favorshme gjatë muajit që po kalojmë dhe sipas yjeve ka një ditë që do të jetë veçanërisht romantike për të gjitha shenjat. Para kësaj ka edhe dy ditë të tjera shumë pozitive, por ajo mban zgjedhjet paraprake dhe do…

Read More

Zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar do të vizitojë Tiranën në prag të fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale të 14 majit. Mësohet se zyrtari i Departamentit të Shtetit, njëherësh i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor do të mbërrijë në Tiranë në datën 11 prill e do të qëndrojë deri në 13 prill. Escobar nuk do të ketë takime me asnjë përfaqësues nga demokratët që mbështesin Berishën, pasi qëndrimi i amerikanëve është përsëritur disa herë, ata nuk do të takohen e nuk do të bashkëpunojnë me një politikan të shpallur non grata për korrupsion madhor e minim të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur protestën historike të shqiptarëve në dyert e Gjykatës Speciale në Hagë. Rama ka ndarë një video me këngën himn të UÇK-së. “LIRIA KA EMËR *Prishtinë Dje – Hagë Sot”,-shkruan Rama. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, nga sot më (3 prill), do t’i dëgjojnë akuzat për krime lufte që rëndojnë mbi ta, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Read More

Shqipëria është tronditur muajt e fundit nga vrasjet kriminale. Atentanti në Don Bosko, ku mbeti e vrarë Mimoza Paja, apo edhe sulmi me armë ndaj Top Channel, bëjnë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, të zbarkojë në zyrën e drejtorit të Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. Në këtë takim po diskutohet ecuria e hetimeve mbi dinamikën e ngjarjeve kriminale, ku dyshohet se pas tyre bëjnë pjesë grupe kriminale me ndikim të lartë. Pjesë e diskutimit do të jetë edhe ngërçi i shkaktuar për moszbardhjen e këtyre ngjarjeve, ndërsa në takim janë edhe ekspertët e krimeve që…

Read More

Arben Ahmetaj ka ankimuar vendimin e GJKKO-së për sekuestrimin e pronave përmes avokatëve të tij. Një vilë në Hamallaj dhe një në Palasë në emër të bashkëjetueses dhe ish-bashkëshortes janë kontrolluar dhe vënë nën ssekuestro. Pak ditë më parë apeli i GJKKO-së rrëzoi ankimin e deputetit për kontrollin e vilave.

Read More

Kur bëhet fjalë për dieta për të pasur një fizik të shëndetshëm, vajzat nga Koreja e Jugut janë në vendin e parë. Ato duket sikur kanë krijuar “imunitet” nga mbipesha. 1-Ato konsumojnë rrallë ushqime të shpejta. 2-Konsumojnë shumë çaj, pasi është një nga pijet më të shëndetshme në botë, shumë larg atyre me gaz që konsumohen në botën perëndimore. 3-Konsumojnë shumë ushqime deti. 4-Konsumojnë shumë perime. 5-Ecin shumë. 6-Nuk e ekzagjerojnë me ëmbëlsirat.

Read More

Debatet në shtëpi që pas hyrjes së ish banorëve kanë qenë të shumta. Një tjetër debat ka pasur Ronaldo me Gertin, pasi ky i fundit e quajti “Ursula”. Ronaldo është nervozuar nga krahasimi që Gerti i ka bërë dhe i’u drejtua duke i thënë se nuk e njeh dhe nuk ka asnjë lloj koefidencë me të, që të bëj këto lloj batutash. Gerti ka thënë se Ursula është një personazh që ka ngjashmëri me të, në aspektin fizik, por nuk e tha këtë gjë për ta bërë të ndihet keq. Gerti është pëpjekur ta sqarojë atë ç’ka tha, duke u…

Read More

Edhe këtë të hënë banorët e Bërxullës kanë protestuar për projektin që prek shtëpitë e tyre nga aksi Thumanë-Kashar. Sipas protestuesve shteti po masakron qytetarët me projekte që dëmtojnë komunitetin. “Edhe kishte një muaj që kishte filluar ndërtimet, agjencia e punimeve nuk kishte leje. Vendimi për shpronësimet nuk ka ardhur akoma. 7 muaj këtyre zotërinjve nuk i ka dalë koha për të përcaktuar vlerën e pronës. Projekt rruge nuk ka legalizime, certifikime pronash nuk ka. Nuk e di çfarë bëjnë. Shteti duhet të ishte angazhuar 100 % për zhvillimin e këtij projekti. Ne nuk kemi qenë në dije, vetëm kur…

Read More