Author: tirana

Prokurori i specializuar, Alex Whiting ka deklaruar gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore në Hagë ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së, se këta të fundit kanë bërë mohime të rreme. Sipas Whiting, Hashim Thaçi ka shkuar disa herë në Hagë gjatë periudhës kur nisën hetimet për të, ku ka dhënë intervista të inçizuara për prokurorët atje. Ai theksoi ndër të tjera se në fund të gjykimit, do të jenë provat ato që do të vërtetojnë shumë pika të akt-akuzës. “Dëshmitarëve do t’u duhet guxim për shkak të frikës apo edhe besnikërisë së gabuar ndaj të akuzuarve. U takon gjykatësve si të vlerësojnë…

Read More

Prokurori i specializuar, Alex Whiting, ka nisur deklarimin e tij në seancën gjyqësore ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Ai tha se katër të akuzuarit kanë qenë themelues të UÇK-së dhe të Shtabit të Përgjithshëm. Sipas tij, gjatë kohës që e mbulon aktakuza, ata kanë “mbështetur dhe zbatuar një politikë që vinte në shënjestër personat që shiheshin si bashkëpunëtorë, kolaboracionistë me Serbinë”, por edhe persona që shiheshin se kundërshtonin UÇK-në apo përkrahnin Lidhjen Demokratike të Kosovës. “Shumica e viktimave ishin shqiptarë të Kosovës, njësojë si ata“, theksoi Whiting. “Kjo politikë e promovuar…

Read More

Policia e Shtetit ka arrestuar shoferin që aksidentoi për vdekje një këmbësor në Astir, ditën e dielë. Nga kamerat e sigurisë duket momenti kur dy këmbësore kanë ecur me shpejtësi në mes të rrugës, por njëri prej tyre nuk arriti t’i shpëtojë aksidentit. Përplasja me makinën ka qenë e fortë, aq sa e ka fluturuar këmbësorin.

Read More

Vetëm një nga banorët e rikthyer mund të shkojë në finalen e Big Brother VIP dhe Kiara mendon se e meriton ajo këtë vend. Gjatë një bisede me Ronaldon, Kiara tha se ka sakrifikuar më shumë dhe nuk krahasohet me Efin. “Unë kam kaluar më shumë kohë këtu brenda, kam bërë më shumë gjëra, kam bërë më shumë sakrificë dhe s’e krahasoj dot. Ajo ka të drejtën e saj të mendojë që do shkojë në finale”, tha Kiara. Për sjelljen e saj, që për disa po komentohen si arrogante, në një bisedë me Efin, ajo tha se “Do ti shikoj…

Read More

Ka nisur seanca e parë gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Prokurori i Specializuar do të ketë maksimum pesë orë kohë për të mbrojtur rastin. Hashim Thaçi deklaroi se është krejt i pafajshëm. “E kuptoj, jam plotësisht i pafajshëm”, tha ish-Presidenti i Kosovës. Kadri Veseli shprehu pakënaqësinë e tij lidhur me vonesën në nisjen e gjykimit. “E kuptoj aktakuzën. Po gjithsesi e shpreh pakënaqësinë time për një vonesë të tillë, megjithatë ju falënderoj. Tërësisht i pafajshëm”, tha Veseli. Njëjtë u deklarua edhe Rexhep Selimi. “Po, e kuptoj. Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e…

Read More

Jo vetëm që nuk arriti të regjistrojë 61 kandidatë për kryebashkiakë, por PD-ja e Enkelejd Alibeajt po humbet edhe ato pak emra që pranuan të vendosnin emrin në KQZ. Ikja e disa kandidatëve të PD së vulës, do të shoqërohet edhe nga vendimi i këtyre pak vetave që kanë mbetur, të cilët kanë vendosur të mos kandidojnë. Pra, burime të mirëbesuara nga PD tregojnë se asnjë kandidat për kryebashkiak (përjashtuar atij në Mallakastër) nuk do të pranojë të garojë kundër kandidatëve të Primarëve të Berishës. Ndërsa për këshillat bashkiakë, të njëjtat burime thanë se nuk do të tërhiqen nga kandidimi…

Read More

Gjatë një bisede mes banorëve në orët e vona të natës në Big Brother, ra në sy debati që bëri Ronaldo Sharka dhe Qetsori. Ishte Ronaldo ai që e ngacmoi me fjalë dhe Qetsori iu përgjigj se do e zhveshë nga burrëria kur t’i vijë ora, ndërsa Ronaldo shprehet i gatshëm dhe mezi po e pret këtë moment. Qetsori: Kam parë trima unë si puna jote. Ronaldo Sharka: Sa burra kam kaluar unë si puna jote që kanë më shumë fjalë sesa vepra! Qetsori: Ashtu ëë? Ronaldo Sharka: Vetëm laparosin gjithë ditën, vetëm lidhje me burrërinë nuk kanë. Qetsori: S’kanë…

Read More

Një çift bashkëshortësh humbën tragjikisht jetën mëngjesin e kësaj të hëne në Librazhd, pasi automjeti me të cilin udhëtonin ra në përroin e Lengajcës. Viktimat janë Arjan Yze rreth 55-vjeç dhe bashkëshortja e tij, Majlinda Yze, rreth 50-vjeçe, nga Devolli. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:45, në afërsi të fshatit Pishkash. 55-vjeçari humbi kontrollin e mjetit, në rrethana ende në paqarta, duke përfunduar në përrua. Autoritetet policore dhe ato zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për nxjerrjen e trupave të pajetë.

Read More

Mëngjesin e kësaj të hënë, zv/kancelari gjerman Robert Habeck mbërriti në Kiev për bisedime politike, i shoqëruar nga një delegacion i biznesit të vogël. Vizita ka në fokus rizhvillimin dhe bashkëpunimin në sektorin e energjisë. “Qëllimi ishte t’i jepej Ukrainës shpresë se vendi do të rindërtohet pas luftës”, tha Habeck, i cili është gjithashtu ministër i ekonomisë i Gjermanisë, gjatë udhëtimit për në Kiev, duke shtuar se vendimet për investime ishin marrë tashmë ose do të merreshin. Habeck po udhëton në vend për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt 2022.

Read More

Në Hagë ka nisur protesta e shqiptarëve kundër gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së. Shqiptarët kanë filluar të mblidhen pranë godinës së Gjykatës Speciale. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, janë deklaruar të pafajshëm për katër akuza për krime lufte dhe gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Pretendohet se krimet u kryen nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime. Në Aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi mbajnë…

Read More

Shërbimet sekrete ruse planifikojnë fushata disinformuese dhe sulme ndaj infrastrukturës civile me ndihmën e një kompanie teknologjike në Moskë, “NTC Vulkan”. Informacionet u dorëzuan nga një ish-punonjës. Sipas zbulimeve të një grupi investigativ të mediave gjermane dhe atyre ndërkombëtare, shërbimet sekrete ruse planifikojnë sulme kibernetike në të gjithë botën ndaj infrastrukturës civile. Pas zbulimeve, ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser kërkon më shumë kompetenca të Zyrës Federale të Kriminalistikës, BKA. E pyetur për të ashquajturat “hackbaks” politikisht të kontestuara, Faeser tha. “Nuk bëhet fjalë për kundërsulme. Por ne duhet të kemi kompetencat për të identifikuar sulmet dhe t’i ndalim ato.…

Read More

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Librazhd-Përrenjas në afërsi të fshatit Pishkash ku një makinë dyshohet se ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumin Shkumbin. Burrë dhe grua kanë humbur jetën dhe po punohet për nxjerrjen e trupave nga përroi. “Rreth orës 07:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, shtetasi A. Y., rreth 55 vjeç, banues në Devoll, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e Lengajcës. Nga ky aksident kanë humbur jetën shtetasi A. Y. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja M.…

Read More