Sali Berisha kërkoi pezullimin e regjistrimit të PD të drejtuar nga kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj, si subjekt garues në zgjedhjet lokale të 14 majit. Por, ky ankimim është rrezuar nga Kolegji Zgjedhor, duke lënë në fuqi regjistrimin e PD me kryetar Alibeajn. “Në bazë të nenit 158/3 të Kodit Zgjedhor, me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesë padisë, shpenzimet gjyqësore siç janë bërë. Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim. Vendimi u shpall sot më 27.03.203”, bëri të ditur Kolegji. Vijon…
Author: tirana
Partia Socialiste ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për këshillin Bashkiak të Tiranës. Nga selia e PS, kryebashkiaku Erion Veliaj lexoi emrat e tyre, ndërsa vihet re se lista kryesohet nga Romina Kuka. LISTA E KANDIDATEVE TE PARTISE SOCIALISTE PER KESHILLIN BASHKIAK TE TIRANES 1. Romina Kuko 2. Aldrin Dalipi 3. Megi Fino 4. Eridian Salianji 5. Etleva Bajrami 6. Endri Fuga 7. Ledia Tota 8. Plarent Ndreca 9. Sonila Qato 10. Luan Bregasi 11. Arta Dollani 12. Genc Hyska 13. Joleza Koka 14. Julian Hodaj 15. Reme Lala 16. …
Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, ka thënë se duhet të nisin përgatitjet për rindërtim të Ukrainës dhe riparim të dëmeve të luftës. Ajo i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media me ambasadorin ukrainas, Oleksii Makeiev. “Secili që beson në një të ardhme më të mirë, që punon në këtë drejtim, do t’i përjetojë më lehtë këto kohë të vështira”, ka thënë Schulze teksa e ka prezantuar një platformë në internet me qëllim të ofrimit të ndihmës për organizatat për ndihmë, sektorin privat dhe iniciativa tjera. “Nga përvojat e rindërtimit në gjithë botën, ne e dimë që…
27-vjeçarja Mayara Nitão nga Brazili, e cila u shpall fituese këtë vit e Miss Sertão Paraibano, u hodh nga ballkoni i apartamentit të saj, në përpjekje për t’iu shpëtuar flakëve që përfshinë ndërtesën. 14 automjete zjarrfikëse kishin ardhur në pallatin e apartamenteve, duke tentuar të vinin zjarrin nën kontroll, i cili rezultoi fatal për modelen e njohur në rrjet. Influencuesja e njohur, e cila numëronte rreth 100,000 ndjekës në llogarinë e saj në “Instagram”, edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, nuk arriti t’iu rezistonte plagëve.
Robert Aliaj ka reaguar lidhur me deklaratën e Lorencit bërë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, i cili tha se ka pasur një lidhje me Keisin. I ftuar në “Shqipëria live”, Roberti tha se reagimi i Kristit ishte shumë qytetar pas gjithë atyre çfarë i bënë pas kurrizit. “Ata të dy që ça nuk bënë pas kurrizit dhe Kristi nuk reagoi aspak. Kristi edhe është bullizuar shumë dhe i janë vënë shumë epitete. Ka pasur një presion shumë të madh dhe askush nuk iu afrua t’i thotë që ke të drejtë. U shit për mik i familjes dhe doli komplet tjetër.…
Në Gjykatën e Lartë të Podgoricës vazhdoi gjykimi për vrasjen e Shejla Bakisë. I akuzuari Ilir Gjokaj ka vazhduar të paraqesë mbrojtjen e tij. Në gjykatë sot është dëgjuar babai i të vrarës Shejla Bakija, Shaban Bakija. Në kuadër të mbrojtjes së tij, Gjokaj ka paraqitur para gjykatës edhe pesë fotografi që i ka pikturuar në burg, duke thënë se motivi i të gjitha fotove ka qenë ditari i Sheilës. Babai i vajzës së vrarë tregoi në gjykatë me detaje se si i akuzuari pasi u nda me të, e ndiqte vajzën e tij ditë e natë dhe më pas…
Policia ka vënë në pranga një nga autorët e dyshuar lidhur me të shtënat me armë drejt makinës së një 41-vjeçari në Rrëshen. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale M. M. (alias M. B.), 59 vjeç, banues në Rrëshen. Dyshohet se 59-vjeçari dhe shtetasit E. V., 31 vjeç dhe K. M., 28 vjeç, përkatësisht djali dhe nipi i shtetasit M. M, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit të shtetasit S. R., 41 vjeç. I arrestuari akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja…
Janë ndaluar 2 persona nga Shkodra në Vlorë lidhur me të shtënat me armë drejt Top Channel. Ata kanë qenë duke lëvizur me makinë pas ngjarjes dhe ndalimi është kryer pas një pike kontrolli. Për dy personat nga grupi hetimor nuk përjashtohet mundësia që të kenë lidhje me ngjarjen e rëndë. Për të shuar këtë dyshim një grup hetimor është nisur në Vlorë për t’i shoqëruar drejt Tiranës këta dy persona me qëllim marrjen në pyetje.
Personi që shihni në foto është 60-vjeçari Pal Kola, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme kur godina e Top Channel u sulmua me breshëri kallashnikovi. Plumbat e kallashnikovit në drejtim të godinës së Top Channel, vranë 60-vjeçarin i cili banonte në një shtëpi të vogël në Sharrë, në kushte aspak të mira. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip ‘Range Rover’ me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja,…
Vetëm 3 minuta para se të qëllohej në drejtim të një prej televizioneve më të mëdha në vend, si Top Channel, gazetarët e fundit të kësaj mediaje ishin larguar nga ambientet e punës së tyre. Ata sapo kishin transmetuar edicionin e fundit të lajmeve. Ndërkohë që nëse do ishin vonuar edhe 180 sekonda më vonë mund të ishin pre e një sulmi terrorist dhe shumë të rëndë. Nuk dihet nëse kriminelët pritën që gazetarët të iknin apo thjesht rastësia e 3 minutave shmangu një masakër. Gjithashtu është mësuar se makina me të cilën të paktën 3 autorët, një mjet ‘Range…
Ekstradohet nga Franca drejt Shqipërisë, shtetasi Bledar Mneri, 43 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, sepse ka vrarë me armë zjarri, shtetasin V. B., në vitin 2016, në fshatin Priskë, Tiranë. Shtetasi Bledar Mneri iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për ekzekutimin e vendimin të Gjykatës.
Vitet e fundit të fluturoje nga Rinasi nëpër Europë u bë mjaft e lirë, si rrjedhojë e hyrjes së operatorëve me kosto të ulët (low cost). Për data të caktuara ishte e mundur që të gjeje një bilete vajtje ose ardhje për 20 euro, ose 40 euro vajtje-ardhje, sidomos në destinacionet drejt Italisë. Mesatarisht, edhe në destinacione të tjera, si Gjermania, apo Franca mund të blije bileta vajtje-ardhje 50-100 euro. Vetëm në periudhat e sezonit, si në verë, apo për festat e fundvitit, biletat ishin më të shtrenjta. Por, këtë vit, çmimet kanë shënuar rritje të ndjeshme. Sipas një vëzhgimi…