Author: tirana

Java e fundit e Marsit vjen me një rreshtim planetësh që do të funksionojë si një matës force për shenjat e zodiakut. Astrologia Meri Shehu, e ftuar në emisionin “Rudina” për të parashikuar se çfarë thonë yjet për javën, ka lajme të mira për shenjat. Meri Shehu: Kjo është një javë që kemi një rreshtim planetësh, një stelium dhe shumë planetë janë në shenjën e Dashit. Takohen dhe me dy planetë, me Afërditën dhe Uranin në Dem dhe Marsi që është futur në Gaforre. Nuk është se ndodh gjë, por një rreshtim planetësh mbart një forcë më shumë nga njëra…

Read More

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka hedhur dyshime se vetëm 5 grupe kriminale janë “fuqi” për të kryer sulmin e djeshëm ndaj Top Channel. Në fjalën e tij gjatë emisionit “Top Talk”, Artan Hoxha tha logjistika ka kushtuar shumë për t’u siguruar, gjë që tregon se kemi të bëjmë me një sulm të mirëmenduar. Megjithatë nuk ka përmendur emra, apo persona tek të cilët dyshon. “Jo më shumë se 5 grupe janë në gjendje që të kryejnë ngjarje të këtyre përmasave. Nuk dua të merrem më këtë sepse do të merret si spekulim. Autorët kanë ardhur para Top Channel nga autostrada,…

Read More

Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me pseudonimin ‘Cllevio Serbiano’ ka folur për sulmin e ndodhur në ambientet e Top Channel ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbeti i vdekur roja i kompanisë mediatike, 60 vjeçari, Pal Kola. Në një video të postuar në rrjetet sociale, Kleviol Ahmeti pretendon se efektivë të forcave RENEA kanë zbarkuar në shtëpinë e tij në Lushnjë për të kryer kontrolle pavarësisht se ai vetë nuk ndodhet në Shqipëri. “U vra roja në Top Channel dje, dua t’i them familjes së vetë ngushëllime për fatkeqësitë. Po mirë ore Top Channel, a unë ua vrava rojen që…

Read More

Papunësia, varfëria dhe zhgënjimi me elitën politike po zbrazin qytetet dhe fshatrat e vogla shqiptare; të rinjtë po shpërngulen jashtë vendit, duke marrë me vete shpresat e familjeve të tyre për t’i shpëtuar financiarisht. Nga Fjori Sinoruka Mësuesi i anglishtes Xhevair Shaqiri thotë se nxënësit e shkollës së mesme ku ai punon në rajonin verior të Kukësit rrallë e lënë mësimin dhe ai e di pse. “Të gjithë duan të shkojnë në MB,” tha Shaqiri për BIRN. “Në fshatrat e largëta situata është shumë më dramatike. Çdo familje ka të paktën një fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar.” Mbretëria e Bashkuar…

Read More

Parlamenti i Hungarisë votoi në seancën e sotme për ratifikimin e anëtarësimit të Finlandës në NATO, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt hyrjes së këtij vendi në aleancën ushtarako-politike. Për këtë propozim votuan 182 deputetë, ndërsa kundër ishin gjashtë. Hungaria dhe Turqia janë të vetmet vende të mbetura të NATO-s që deri më sot nuk e kanë ratifikuar ende anëtarësimin e Finlandës në këtë organizatë. Edhe pse hyrja e Finlandës dhe Suedisë në NATO është dashur të konsiderohet si paketë, Turqia tha se Suedia ende nuk i plotëson kërkesat dhe se ky vend do të diskutojë vetëm anëtarësimin e…

Read More

Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar dhe Bindja Demokratike kanë dorëzuar në KQZ listën e kandidatëve për Këshillat Bashkiak pasditen e sotme. LZHK dhe BD të cilët janë në koalicion, kanë dorëzuar listat për 61 bashkitë e vendit. Edhe më herët, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka bërë të ditur se do të dalin me kandidatë të përbashkët për këshillat bashkiakë. Përsa i përket garës për kryetarë bashkie, Shehi ka deklaruar se do të nxjerrë vetëm disa kandidatë në disa zona.

Read More

Një sulmi me armë zjarri është regjistruar këtë të hënë në një shkollë private të krishterë, në Tenesi. Nga të shtënat, tre fëmijë kanë humbur jetën. Autoritetet njoftuan se pas përballjes me policinë ka vdekur gjithashtu edhe i dyshuari si autor i sulmit. Nuk dihet ende numri i personave të plagosur. Sulmi ndodhi në shkollën “The Covenant”, me rreth 200 nxënës, nga sistemi parashkollor deri në klasë të gjashtë.

Read More

Shqipëria fillon fushatën kualifikuese të Euro 2024 sonte në orën 20.45, teksa do përballet me Poloninë në Varshavë. Pak më parë trajneri i kuqezinjve, Silvinjo dhe ai i polakëve, Fernando Santos kanë shuar të gjitha dilemat e tyre dhe kanë vendosur për titullarët që do zbresin në fushë. Tekniku i ri i Shqipërisë, Silvinjo duket se ka ndryshuar shumë gjëra në përbërjen e skuadrës. Optimizimi është i madh, teksa shpresohet se mund të arrihet një rezultat pozitiv. Në krahun tjetër, “timonieri” Santos ka zgjedhur të luajë me më të mirët.

Read More

Kiara Tito u eliminua nga “Big Brother VIP” të shtunës përballë një nominimi “kokë më kokë” me aktoren Olta Gixhari. Pas marrjes nën menaxhim të rrjeteve të saj sociale, moderatorja ka kryer një gjest që ka trazuar rrjetin. Ajo ka hequr nga personat që ndjek në “Instagram” Lori Hoxhën dhe Arbana Osmanin, ndonëse Lori vazhdon ta ndjekë atë. Nuk dihet arsyeja e këtij vendimi, por gjesti i saj ka shkaktuar konfuzion te fansat.

Read More

Një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar në një aksion blic në Fontanellato. Mediat italiane raportojnë se gjithçka nisi në orët e vona të pasdites në Casalbarbato di Fontanellato, kur patrulla e angazhuar në një postbllok urdhëroi të ndalonte një makinë që kalonte, por shoferi, duke iu shmangur sinjalit, përshpejtoi dhe u largua. Gjatë ndjekjes, efektivët kuptuan se burri po hidhte një mbështjellëse nga dritarja e mjetit. Pas disa minutash për shkak të shpejtësisë, mjeti pranë kthesës ka dalë nga rruga, duke rrëzuar një shtyllë dhe më pas është përmbysur. Pavarësisht aksidentit, 46-vjeçari ka gjetur forcën të dalë nga dera dhe të…

Read More