Author: tirana

Në seancën e radhës ndaj Arber Paplekajt, prokuroria kërkoi të thirret në cilësinë e dëshmitarit edhe deputeti Gazment Bardhi, por kërkesa u refuzua nga Gjykata. Sipas Gjykatës, Bardhi mund të ishte thirrur më herët, por përderisa nuk është përfshirë në hetim, nuk do të thirret në këtë moment. Bardhi në atë kohë drejtues politik i Partisë Demokratike për Elbasanin, ka qenë i pranishëm në momentin kur ndodhi konflikti i armatosur me pasojë vdekjen e Pjerin Xhuvanit. Vrasja ndodhi në 21 prill 2021, kur një konflikt mes dy grupimeve mbështetëse të PD-së dhe PS-së degradoi në përdorimin e armëve. I vrarë…

Read More

Kryeministri Edi Rama teksa ka nderuar këtë të martë 7 sportistë elitarë, që na kanë bërë krenarë me forcën e shembullit të tyre, duke e përfaqësuar Shqipërinë me dinjitet të lartë në peshëngritje, ski, mundje, boks, bilardo e bodybuilding. Në këtë ceremoni Rama bëri me dije se do të ketë mbështetje financiare për të gjithë ata sportistë që do të kenë nevojë për stërvitje speciale jashtë Shqipërisë, siç ishte rasti i Luiza Gegës që i duhej të bënte stërvitje në Kenia. “Për sportistët që marrin tituj kemi një politikë financiare një politikë që i fut sportistët tanë elitarë në nivelin…

Read More

Kryeministri Edi Rama bën me dije se këto ditë në agjendën e qeverisë shqiptare do të futet edhe miratimi i basteve online. Kreu i qeverisë e ka bërë me dije këtë lajm në ceremoninë e “mirënjohjes publike” për shtatë sportistët kampionë, që kanë ngritur flamurin kuqezi në Evropë dhe Botë.

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula pjesë e grupit të Alibeajt, shprehet i keqardhur për faktin se kjo forcë politike do të garojë me listë të pjesshme në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Në një intervistë për ABC News, ai tha se nuk e di numrin e kandidatëve që PD do të ketë për kryetarë të bashkive. Sipas Sulës, kjo nuk është një situatë normale dhe shtoi se të dyja grupimet në PD duhet të arsyetojnë e jo të veprojnë me inat. “Sinqerisht, unë ndjej keqardhje për situatën që është krijuar. Nuk e kam një informacion të saktë sa i…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar më shumë për takimet që zhvilloi me krerët e shtetit në Shqipëri, me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj dhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. Për të ky takim i ka shërbyer atij për të treguar se çfarë po ndodh me qeverisjen e Kosovës dhe për të diskutuar mbi çështjen e dialogut Kosovë-Serbi. “Unë takova tre krerët e institucioneve, presidentin Begaj, kryetaren Nikolla dhe kryeministrin Rama dhe pastaj ish-presidentin Meta. Qëllimi im ishte që në gjysmë të mandatit të vij dhe të takohem me krerët e shtetit shqiptar ashtu që t’i njoftoj pak…

Read More

Deputetja e PD-së, Flutura Açka si kryetare e Komisionit të Medias, u solidarizua me sulmin në Top Channel, nga ku humbi jetën roja e sigurisë. Në një prononcim për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Açka u bëri thirrje institucioneve, ministrit Çuçi dhe kryeministrit ta marrin seriozisht këtë ngjarje të rëndë dhe terroristët të vihen para drejtësisë. “Grupi parlamentar i PD dhe grupi i opozitës shprehim shqetësimin për këtë sulm. Ky sulm duhet të kishte ngritur në këmbë shtetin shqiptar. Jemi dy ditë më pas dhe s’kemi asnjë informacion se ç’po ndodh me terroristët që vranë një qytetar të pafajshëm. Ne…

Read More

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për caktimin e masës së sigurimit “Arrest me burg” për punonjësin e policisë, Inspektorin 57-vjeçar Njazi Rexhepi, me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës, pranë DVKM Durrës. Nga hetimet e kryera, rezulton se inspektor Rexhepi lejonte hyrje-dalje të shtetasve që kishin ndalesa për udhëtimin në zonën Shengen, në këmbim të vlerave monetare, të cilat varionin nga 50 deri në 100 Euro. Këto ndërveprime korruptive të dokumentuara gjatë hetimeve, kryheshin në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur, përfshirë edhe raste të lejimit të kalimit…

Read More

Sulmi terrorist ndaj Top Channel, bën që Policia e Shtetit të vendosë një shpërblim 100 000 euro për këdo që jep informacion për autorët. “Nga ekspertimi i provave të sekuestruara në të dyja vendngjarjet, ka rezultuar se autorët i kanë përdorur të dyja armët e zjarrit, ku 20 gëzhoja janë qitur nga një armë zjarri dhe 6 gëzhoja janë qitur nga arma tjetër. Për provat e tjera të sekuestruara janë përgatitur vendimet e ekspertimit dhe nga Instituti i Policisë Shkencore vazhdon puna për ekzaminimin e tyre”,-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. Njoftimi i plotë Në vijim të njoftimit të…

Read More

Kryetari i “Nismës Thurje”, Endrit Shabani ka treguar arsyet e tërheqjes nga gara në zgjedhjet lokale. I ftuar në Euronews, Shabani tha se ka bërë disa sondazhe dhe ka dalë në përfundimin se nuk do e fitonte dot këtë garë, ndaj dhe nuk e ka vijuar më tej. Ai tha ndër të tjera se në Tiranë ka mbledhur rreth 8900 firma që mund t’i përktheheshin në 10 ose më shumë këshilltarë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, por jo më tej. “Unë nuk kam ndërmend t’i gënjej qytetarët e Tiranës. Bëmë disa sondazhe. Në Tiranë mblodhëm rreth 8900 firma që tregojnë…

Read More

Ata prej muajsh protestojnë çdo të dielë, por banorët e Bërxullës kanë dalë në protestë këtë të martë. Ata nuk janë dakord me zhvlerësimin që u bëhet pronave të tyre të cilat preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar. “Nuk ka asnjë lloj reagimi apo informacioni që të na jepet. Nuk denjon kush të bëjë asnjë sqarim”,-tha një banor.

Read More

Policia e Shtetit ka lënë të lirë mëngjesin e sotëm dy personat që u shoqëruan si të dyshuar për breshërinë e armëve që u zbrazën në Top Channel të hënën, ku mbeti i vrarë roja 60-vjeçar Pal Kola. Dy të shoqëruarit, ish-dhëndri i viktimës Roberto Papçi dhe shoku i tij A.Tonaj u ndaluan në Vlorë. Që në momentet e para ata mohuan përfshirjen në ngjarje. Pas marrjes në pyetje, të shoqëruarit u liruan pasi nuk është vërtetuar implikimi i tyre në ngjarjen e rëndë.

Read More

Kandidati i Berishës për Tiranën, Belind Këlliçi është regjistruar për të garuar në zgjedhjet e 14 Majit me vulën e Partisë së Lirisë të drejtuar nga Ilir Meta. Këlliçi do të garojë përballë Erion Veliajt dhe Roland Bejkos përmes koalicionit të Berishës dhe Metës. Në kërkesën për regjistrimin që ka dorëzuar në KQZ, ka marrë autorizim nga Endrit Braimllari ndërsa vula i përket Partisë së Lirisë. Duke qenë se Sali Berisha ka mbetur pa parti, të gjithë kandidatët e tij futen në zgjedhje përmes logos të partisë së Ilir Metës.

Read More