Author: tirana

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, prezantuan Zonën e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik të Tiranës (TEDA) në Kashar. Përmes TEDA Tirana, Bashkia e Tiranës synon të thithë investime të huaja direkte, duke zgjeruar gamën e industrive operuese në tregun shqiptar, me fokus te industritë prodhuese si sektori automotiv, teknologjia e informacionit, elektronikë, bioteknologji, tech-logistics etj. Kryebashkiaku Veliaj tha se ndihet i lumtur që, së shpejti, do të hapen thirrjet e para për bizneset që duan të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Zonës së Lirë Ekonomike. “Ky është një projekt për…

Read More

Pas mbi një dekade ndërmjetësimi në procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë, Bashkimi Europian duket se nuk dëshiron të humbasë më kohë. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano pohoi se në ditët në vijim institucionet e bllokut me mbështetjen e liderëve të tij, do të hedhin hapat e parë drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, së bashku me Kosovën dhe Serbinë. Si Prishtina, ashtu edhe Beogradi kujtoi ai, janë të detyruara të zbatojnë marrëveshjen dhe aneksin e implementimin, në të kundërt, ta harrojnë anëtarësimin në BE. “Shefi i Politikës së Jashtme, Josep Borrell do t’i këshillojë të dyja palët në…

Read More

Kafeja është një nga pijet me të konsumuara në të gjithë botën, për të cilën zhvillohen herë pas here studime për të kuptuar të mirat dhe efektet e dëmshme që mund të sjellë konsumimi i saj. Studimi më i fundit është botuar në “The New England Journal of Medicine” dhe sipas gjetjeve të tij, pirja e një filxhani kafe në ditë mund të ju bëjë që ju të keni më shumë energji dhe të jeni më shumë aktivë në lëvizje, por të flini më pak dhe kjo mund të jetë e dëmshme për ju pasi referuar studimit, rrit rrahjet e…

Read More

Përfitonin automjete luksoze, përmes mashtrimit, duke mos u dhënë pronarëve të automjeteve, paratë për to, vihet në pranga 22-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Sekuestrohen 6 automjete luksoze të tipeve të ndryshme. Në hetim edhe një shtetas tjetër, pasi dyshohet se duke pasur dijeni për këtë veprimtari të kundërligjshme, i përvetësonte këto automjete, me qëllim shitjen. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Skema”, në kuadër të…

Read More

Gjyqtari që do të shqyrtojë ankimimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për kontrollin e SPAK në banesat e ish-gruas dhe partneres së tij, është Dhimitër Lara. Gjyqtari i zgjedhur nga shorti, do ta shqyrtoje i vetëm apelimin ndaj vendimit që lejoi kontrollin e banesës së bashkëjetueses së Ahmetajt në Hamallaj. Në Apel Ahmetaj kërkon konstatimin e vendimit të shkallës së parë si anti-kushtetues, pasi sipas tij, për lejimin e kontrollit të banesës së bashkëjetueses së tij duhej marrë miratim nga Kuvendi.

Read More

Plumbat që u shkrehën ndaj godinës së Top Channel, kanë lënë shenja në katin e dytë të godinës dhe pak në katin e poshtëm, por njëri prej tyre bëri rikoshet dhe goditi në shpatull rojën 60-vjeçar, i cili ashtu i lënduar kërkoi të shkonte të miqtë e tij, rojet e tjera të sigurisë, që ishin në një kabinë pak më tutje. Pasi Pal Kola eci 8-9 metra, ai u rrëzua dhe dha shpirt.

Read More

Makina ‘Range Rover’ e cila dyshohet se është përdorur për të sulmuar Top Channel është e shqiptarit nga Kosova, Ramadan Makolli. Kjo makinë është vjedhur në parkingun e një restoranti në Tale të Lezhës. Vox News ka siguruar foto dhe video e momentit të grabitjes së këtij mjeti. Makina u gjet e djegur në autostradën e Kavajës, teksa më herët u raportua se ajo ka qenë me targa nga Tirana, të cilat ishin vjedhur tre muaj më parë. Pronari i mjetit, i cili ka thënë se “Range Rover” me të cilin dyshohet se u sulmua “Top Channel”, ka qenë më…

Read More

Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Ermiona Lekbello ka reaguar ashpër përmes një story në Instagram për mbylljen e këtij emisioni duke thënë se autorët e këtij reality-shoë kanë kaluar çdo tolerancë. Me këtë rast këngëtarja ka reaguar ashpër duke i quajtur drejtueset e këtij programi, Sara dhe Lori Hoxhën ‘të pangopura’. “Të mbyllet ky emision, kaloi çdo gjë, nuk tolerojmë më. Të paguajnë këtë fatkeqësi që ndodhi. Mos i hengshi paratë”, ka shkruar artistja. Kujtojmë se një dy ditë më parë media Top Channel ka rënë pre e sulmit të kallashnikovit ku për pasojë ka ndërruar jetë 60-vjeçari Pal Kola,…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku priti në një takim miqësor, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe delegacionin që e shoqëronte. Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm mes Policisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Të dy drejtuesit e policive theksuan rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit dhe vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta mes drejtuesve të strukturave të hetimit të krimit, të kufirit dhe atyre të sigurisë publike. Me propozim të Rrumbullakut, u dakordësua zgjerimi i hetimeve të përbashkëta dhe operacioneve, veçanërisht në drejtim të goditjes së krimit të organizuar, shkëmbimit në kohë…

Read More

Transferimet e mëdha të kripto-aseteve nga kuletat anonime private do të ndalohen sipas planeve që do të votohen nga ligjvënësit e Bashkimit Europian më 28 mars. Të martën, Komitetet e Ekonomisë dhe Lirive Civile të Parlamentit Europian do të votojnë mbi planet e reja kundër pastrimit të parave (AML) pas sherreve për muaj të tërë se si të ndalojnë kriptovalutat, tokenat e pandryshueshme (NFT) dhe metaverset që përdoren për krimin financiar. Sipas propozimit aktual, tregtarët do të ndalohen të bëjnë ose pranojnë transferta anonime të kriptove deri në 1.000 euro (1.080 USD). Nëse identiteti i klientit mund të verifikohet ose…

Read More

Shpëtim dhe Fatjon Halili kanë rënë në prangat e Policisë së Krujës, pasi u zbuluan si trafikantë në dy shtëpi bari. Policia arriti të sekuestroje 268 bimë kanabis, 51 llamba dhe pajisje elektrike që i shërbenin kultivimit në ambiente të mbyllura. Dy vëllezërit banonin në fshatin Qerekë të Krujës, ndërsa në banesën e njërit prej tyre zbuluan 2 ambientet që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Read More

Një i ri është përleshur me një efektiv policie një natë më parë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet e kryeqytetit. I riu shihet teksa ecën i veshur me një bluzë ngjyrë gri me kapuç në kokë dhe mban një çantë të zezë në shpinë. Efektivi kërkon ta ndalojë ndërsa ai nuk bindet. Të dy nisin të zihen dhe i riu e qëllon policin dhe e rrëzon në tokë.

Read More