Author: tirana

Ibrahim Bruka, kandidati i PD-së së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj për Vorën, nuk ka mundur të regjistrohet dot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Shkak, sipas tij, është bërë një arsye familjare. Mbrëmjen e djeshme ka qenë afati përfundimtar i regjistrimit të kandidatëve për kryetar bashkie për zgjedhjet lokale të 14 majit. Olti Kurti, kryetari i KZAZ në Vorë, ka deklaruar se është kryer vetëm regjistrimi i kandidatit të Partisë Socialiste dhe kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ata janë: Blerim Shera për PS dhe Indrit Hoxha për opozitën (kandidat i propozuar nga Rithemelimi i Berishës). “Deri mbrëmë në orën 24:00 kur…

Read More

I dyshuari për vrasjen me thikë të dy grave në një qendër myslimane ismailite në Lisbonë është qëlluar nga Policia portugeze. Gratë ishin anëtare të stafit portugez në qendër, tha kreu i komunitetit, Narzim Ahmad, për televizionin portugez S.I.C. Pasi u njoftua, Policia tha se shkoi në vendin e ngjarjes dhe u ndesh me të dyshuarin, i cili ishte “i armatosur me një thikë të madhe”. Policia tha se e urdhëroi atë të dorëzohej, por i dyshuari nuk u bind dhe eci drejt policëve, të cilët e qëlluan. Më pas, ai u dërgua në një spital të Lisbonës dhe iu…

Read More

Shtyhet për në maj provimi i kualifikimit për të gjithë arsimtarët që konkurrojnë këtë vit, për të fituar titujt “Mësues i kualifikuar” dhe “Mësues specialist”. Ndonëse ishte parashikuar që provimi me shkrim për këto dy kategori arsimtarësh, të zhvillohej në datën 29 prill, autoritetet e arsimit kanë konfirmuar shtyrjen, duke konfirmuar datën 6 maj si ditën dhënies së këtij provimi.Rezultatet pozitive të këtij testimi me shkrim janë vendimtare edhe në rritjen e pagës që do të sigurojnë mësuesit, sipas kategorisë së kualifikimit që do të fitojnë në procedurat e këtij viti. Për mësuesit që fitojnë kategorinë e tretë “Mësues i…

Read More

Banorja e “Big Brother Vip”, Jori, u shpreh se edhe Balotelli është në “listën” e futbollistëve që i kanë shkruar në llogarinë e saj në rrjete sociale. Ajo u shpreh se ai nuk i pëlqen, por e konsideron “të sjellshëm”. Ndërkohë pak kohë më parë modelja tregoi se ka takuar Neymar dhe Ronaldon. Sipas saj, ky i fundit madje e ka ngacmuar. “Kur bëhen ato spotet, ai ose ajo nuk do rrijë aty gjithë ditën që të bëjë ato provat. Ne duhet të jemi të gjithë gati kur të vijë ai. Cristiano nuk ka bërë asnjë provë, ka hyrë menjëherë…

Read More

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 3 vite burg për Fatjon Muratin. Bëhet fjalë për pronarin e lokalit në “Don Bosko” që u qëllua me breshëri automatike dy javë më parë, ku u vra banakierja dhe u plagosën gjashtë të tjerë, mes të cilëve një e mitur, e cila mori plagë në dorë. Sipas Prokurorisë, Murati duhet të fajësohet për “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” në banesë. Fajton Murati, një personazh me të shkuar të errët kriminale, rezulton të jetë mik i Enrik Dokles, ndërsa thuhet se është armik i mbretit të bixhozit, Ervis Martinajt, një…

Read More

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, thotë se Ballkani Perëndimor ka nevojë për një klimë mikpritëse ndaj investimeve, për të tërhequr investime afatgjata në mënyrë që, vendet e rajonit të mos boshatisen nga të rinjtë. Duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe kontributin e Këshillit që synon promovimin dhe avancimin e integrimit europian dhe euro-atlantik të Evropës Juglindore, Bregu thotë se aktualisht po punohet që gjashtë vendet të ratifikojnë marrëveshjet e arritura në samitin e nëntorit të vitit të kaluar në Berlin për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale. Kanë kaluar më shumë…

Read More

Padyshim që këngëtai Luiz Ejlli dhe aktorja Olta Gixhari janë protagonistët e këtij edicioni të BBV. Kemi dëgjuar shpesh Luizin të përmendë ish-kryemnistrin Sali Berisha, duke e cilësuar si një “legjendë”. Por mesa duket edhe Olta nga qenka një fanse e Luizit. Në vitin 2017 aktorja Olta Gixhari, ka postuar foton e mëposhtme në rrjete sociale e cila mesa duket ka një simpati të madhe ndaj Berishës saqë në dixhiturën e fotografisë ka shkruar : ‘’Surpriza e një udhëtimi’’.

Read More

Një 53-vjeçar nga Ballshi është arrestuar nga Policia e Mallakastrës, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 53 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë”, njofton Policia.

Read More

Dy gra janë vrarë me thikë në një qendër fetare myslimane në kryeqytetin portugez, Lisbonë, raporton BBC. Sulmi ndodhi në Avenida Lusíada. I dyshuari, i cili posedonte një thikë të madhe, është qëlluar në këmbë nga policia. I dyshuari për vrasjen me thikë të dy grave në një qendër myslimane ismailite në Lisbonë është qëlluar nga Policia portugeze. Gratë ishin anëtare të stafit portugez në qendër, tha kreu i komunitetit, Narzim Ahmad, për televizionin portugez S.I.C. Pasi u njoftua, Policia tha se shkoi në vendin e ngjarjes dhe u ndesh me të dyshuarin, i cili ishte “i armatosur me një…

Read More

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko në një deklaratë për mediat së bashku me kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, tha se nuk mund ta pranojë që e djathta të përfaqësohet nga një parti e majtë duke iu referuar kështu koalicionit Berisha-Meta. “Unë nuk mund të pranoj, ne të gjithë nuk mund të pranojmë, që Partia Demokratike, e djathta shqiptare në tërësi të përfaqësohet nga parti të majta të kamuflura si të djathta, që gjatë gjithë historisë së tyre politike kanë bërë pazare në kurriz të demokratëve dhe kanë përfituar prej tyre. Unë nuk mund…

Read More

Gjergji Gjata, kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Korçës është tërhequr nga gara. Lajmin e ka njoftuar vetë ai përmes një postimi për mediat, ku edhe sqaron arsyet e marrjes së këtij vendimi. Edhe Alibeaj, në konferencën për mediat, tha se janë tërhequr edhe kandidatët e Kurbinit dhe Lezhës. “Ju informojmë se unë si kandidati për Kryetar i Bashkisë Korçë dhe 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak, të partisë politike PDSh, tërhiqemi nga gara elektorale (në mënyrë të parevokueshme) për Zgjedhjet Vendore 2023, për mungesë të proçedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje…

Read More

Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Vlorës, Blendi Klosi reagoi në një intervistë televizive sa i takon dorëheqjes së kreut të PS-së në Rubik, Pal Tushaj. Ai tha se njësoj si në gjithë Shqipërinë ka pasur një garë të brendshme edhe në Rubik, referuar këtu deklaratës së Tushaj i cili tha se arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij ishte rikandidimi i Ndrec Dedës. “Ndodh gjithmonë kur ka gara, njerëzit bëhen pak euforik, bëhen pjesë e garave të caktuara, bëhen pjesë e tifozllikut të caktuar, por që janë momente që kalojnë. Partia Socialiste është një parti e madhe sepse arrin…

Read More