Author: tirana

Kryetari i bashkisë Kolonjë Erion Isai ka bërë zyrtare emrat e këshilltarëve që do të jenë pjesë e ekipit të PS në zgjedhjet e 14 Majit. Ky ekip do të drejtohet nga artistja Bylyre Jashari, e cila është e para në listën e kandidatëve kolonjarë. Doktor Ilir Milo është një tjetër kandidat. Pjesë e listës janë mësues, studentë, mjek, artistë, infermierë dhe profesionistë të fushave të ndryshme.

Read More

Gazetarja Alba Kepi nga Roma ka folur në lidhje me planin rus për të vrarë ministrin italian të mbrojtjes. Ajo tha se në Itali vëmendja është maksimale duke theksuar se ky nuk është i vetmi rast që lidhet me te trupat mercenare ruse, Wagner. Sipas saj, Rusia nëpërmjet këtyre trupave po kërkon të futet në aktualitetin italian. “Padyshim që vëmendja është maksimale, por duhet thënë se nuk është vetëm ky rast. Kemi që në shtator, që në nisje të fushatës, një vëmendje ndaj trupave mercenare Wagner. Rritja e një fluksi emigrantëve në mënyrë absurde, ishte sinjali se ndoshta influenca ruse…

Read More

Protestat dhe grevat kundër reformave jopopullore të pensioneve pushtuan sërish Francën të martën, për këtë arsye ditën e sotme autoritetet morën vendimin për të mbyllur Kullën Eiffel, që është edhe simbol i Parisit. Një vendim i tillë u mor pas paralajmërimeve të demonstruesve radikalë se “do e shkatërronin kullën” në shenjë protestave kundër qeverisë së Macron. Vendi ka hyrë në ditën e 10-të të demonstratave mbarëkombëtare. Protestat gjithëpërfshirëse kanë paralizuar shërbimet kryesore në të gjithë vendin në javët e fundit lidhur me propozimin e Macron për të rritur moshën e pensionit për shumicën e punëtorëve nga 62 në 64 vjeç,…

Read More

Sali Berisha nga Kuçova iu ka bërë thirrje demokratëve që të votojnë kandidatin e Partisë së Lirisë, Lefter Maliqi. Në ceremoninë e prezantimit, Berisha tha se është i bindur që do të fitojnë, teksa nuk i kurseu lavdet për të. “Kjo energji është burim i fuqishëm frymëzimi, është burim i fuqishëm shprese, për banorët e Kuçovës dhe mbarë shqiptarët që në datën 14 maj të votojnë kandidatin e koalicionit Lefter Maliqin njërin nga qeveritarët vendorë më të përkushtuar të këtij vendi. Një bir të këtyre trevave, që pushtetin që i dhanë ju, e përdori për transformime, ndryshime, përmirësim të jetës…

Read More

Këngëtari Renis Gjoka do bëhet sërish baba i një vajze. Rokeri ka zbuluar se foshnja pritet të vijë në jetë së shpejti dhe do lindë jashtë Shqipërisë. Ai tregoi se është i lumtur që fëmija i dytë do jetë vajzë dhe se emrin e vogëlushes nuk e ka zgjedhur akoma, por që ka disa alternativa. I ftuar në “Abc News”, Renis Gjoka tha se nuk ndodhet pranë bashkëshortes për shkak të kontratave që ka në Shqipëri. “Aura së shpejti mbush 4-vjeçe. Do bëhem baba për herë të dytë. Presim të vijë edhe bebi nga momenti në moment. Është vajzë dhe…

Read More

Mendoni se keni ulcerë në stomak? Duhet të dini se simptomat nuk janë shumë specifike, që do të thotë se përveç ulcerës ato mund të shkaktohen edhe nga gjendje të tjera shëndetësore të ndryshme, prandaj është e rëndësishme të konsultohuni me mjekun për simptomat që keni. 1.Dhimbje stomaku: Simptoma më e zakonshme e ulcerës në stomak është padyshim dhimbja, zakonisht një ndjesi djegieje në pjesën abdominale. Duke qenë se ulcera është fjalë për fjalë plagë në sipërfaqen e stomakut ose zorrën e hollë, dhimbja zakonisht shoqërohet edhe me sekrecione të acideve në pjesën e brendshme. Dhimbja mund të përkeqësohet mes vakteve…

Read More

Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 234 (dyqind e tridhjetë e katër) kërkesa, të cilat përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse. Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto 234 (dyqind e tridhjetë e katër) kërkesa, është në vlerën: 89 milionë e 333 mijë e 719 lekë” “Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë…

Read More

Mediat spanjolle kanë publikuar disa fatura që Barcelona i ka paguar djalit të Negreira Sanchez-it për analizën e videove të ndeshjeve të Kombëtares së Spanjës dhe kombëtareve të tjera. Nëse këto fatura dhe fakte vërtetohen, atëherë Barcelona mund të përjashtohet nga ligat deri në 5 vjet. Edhe pse prokuroria mendon se Barcelona paguan më shumë, deri më tani ka identifikuar 2,971 milionë euro fatura dhe është përpjekur të gjejë se me çfarë shërbimesh korrespondojnë. Për video analizë u konstatua se janë paguar afërsisht 3 milionë euro. Sipas rregullores disiplinore aktuale të RFEF, ekziston mundësia që Barcelona të bjerë nga La…

Read More

Teksa zgjedhjet lokale të 14 majit po afrojnë, Partia Socialiste ka nisur punën nga fushata, teksa ditën e djeshme ka bërë me dije kandidatët për këshillat bashkiakë. Emri që ka tërhequr vëmendje është dhe ish-këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga. Pas shumë vitesh Fuga tashmë ka dalë në “vijën e parë” politike. I ftuar në emisionin “zona Zero” në Top News, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se Fuga do japë kontributin e tij si një zë i fortë, në mënyrë që publikut t’i komunikohen dhe vendimet e vështira që bashkia duhet të marrë sa më mirë. Ai e konsideroi një…

Read More

Në mbledhjen me Komitetin Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se më 14 maj do të nisë ndryshimi i madh në Shqipëri. Ai u shpreh se sot për të marrë post drejtues në administratën e PS-së duhet të kesh bërë burg dhe të kesh ndërruar disa emra. “Në 14 Maj ndryshim i madh vazhdon. Do të bjerë gjithë piramida si sheqeri në ujë. Populli i Shqipërisë do ta ndëshkojë në mënyrën më të merituar arrogancën dhe do i tregojë përfaqësuesve të regjimit mjafitist që i hun qytetarëve edhe në rrjetet sociale, edhe në jetën private. Në të…

Read More

Një sulm terrorist është parandaluar në Greqi, pasi policia greke zbuloi një rrjet terroristësh pakistanezë. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, janë arrestuar dy shtetas pakistanez, të moshave 27 dhe 29 vjeçare, të cilët jetonin në Greqi prej 5 vitesh. Me sulmet e tyre ata synonin njerëzit e pafajshëm, civilët dhe mësohet se urdhërat i merrnin nga një tjetër person në Iran, i cili ishte edhe organizatori i këtij rrjeti dhe që kërkohet për 2 vrasje. Objektivi i parë për të cilin procesi thuajse kishte përfunduar dhe plani kishte hyrë në shtrirjen përfundimtare, ishte një…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Suboticë të Serbisë. Dëshmitarët thanë për mediat vendase se në aksident u përfshinë mbi 12 vetura. Arsyeja kryesore që çoi në përplasjen e automjeteve ishte një stuhi rëre që zvogëloi dukshmërinë. Ndërkohë, nuk ka informacion për persona të lënduar. View this post on Instagram A post shared by 192.RS (@192_rs)

Read More